Për komandantët (legjendarë) të gjallë!

Opinione

Për komandantët (legjendarë) të gjallë!

Nga: Dibran Demaku Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 21:40
Dibran Demaku

Të përfshirë nga euforia e fitores (fituam luftën dhe shpallëm pavarësinë e vendit tonë) gjithnjë besuam se luftën e fituam falë komandantëve tonë trima. Edhe ata, pra komandantët pas luftës filluan të shkruajnë (e të shkruhet për luftën e tyre çlirimtare. Shumë nga ata(të gjallët u kënduan këngë dhe në këngë e në libra u cilësuan si legjenda të gjalla! Kishte ndodhur kështu vërtetë apo ne dëshironim që kështu të ishte e vërteta?!

Pas luftës,ishte e kuptueshme se komandantët të nderoheshin dhe të respektoheshin. Por edhe në këtë aspekt po ndodhte një fenomen i llojit të vetë: Më shumë flitej e shkruhej e të këndohej për komandantët e largët, ndërkaq për ata të afërmit heshtej. Heshtej sepse dihej e kaluara e tyre,apo dihej e vërteta se gjatë luftës nuk ishin treguar aq trima si e paraqitnin ata veten e tyre?! Apo ajo më e keqja(mos o zot) gjatë luftës i ishin shmangur asaj në përmasa të frikshme?! Për shumicën e tyre gojëkëqinjtë thonin dikur e thonë edhe sot, se në momente të vështira të luftës, lëshonin frontin dhe iknin nga të mundnin:flitej atëherë e flitet edhe sot se derisa në Kosovë luftohej për jetë a vdekje,disa nga komandantët bënin qejfe nëpër hotelet e Tiranës!

Askush nuk do t‘a dinte të vërtetën, sikur herë pas here ish Komandantët të mos flisnin për njëri-tjetrin?!

Ish komandantët pas luftës na u bën pashallarë të kuq. Me anë të forcës morën gjithçka për vete, thonë gojëkëqinjtë! Dhe tash kanë filluar ta akuzojnë njëri-tjetrin edhe për kohën e luftës?! Po ia nxjerrin njëri-tjetrit të palarat dhe publiku po bën sehir.

Ka të tillë nga publiku që thonë se këto thashethëmat për ish komandantët i kanë ditur, por nuk i kanë folur nga frika! Sepse ish komandantët i kishin duart e gjata dhe të gjenin kudo?!

Kur të dali në krejt e vërteta për ish komandantët ekziston frika se do të skuqemi si shoqëri!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat