LDK, kokën lartë, aset dhe brend unik nacional s’je vetëm numra, përkundrazi!

Opinione

LDK, kokën lartë, aset dhe brend unik nacional s’je vetëm numra, përkundrazi!

Fatmir Bajraj Nga Fatmir Bajraj Më 15 shkurt 2021 Në ora: 08:18
Fatmir Bajraj

Prekja e pikës së ulët nuk është moment dorëzimi e nënshtrimi, por akt reflektimi dhe nxitje aktivizimi të energive kapitale të cilat LDK-ja i disponon me bollek, për të synuar dhe arrritë suksese elitare në dobi të shtetit.

Dje demokracia jonë derivoj një konstelacion të ri të forcave politike në skenen aktuale, prodhoj një skenë e cila rrezikon pluralitetin dhe balansin e pushteteve respektive ; pushtet-opzitë në kontekstin e dhënë strukturor dhe konjuktural të sistemit të demokracisë parlamentare që rrezikon edhe diversitetin e ushtrimit të pushtetit si vlerë.

Verdikti i Sovranit, i dates së 14 shkurtit 2014, për ironinë e fatit, ushqenë ogurin e zi të shamiave të kuqe për një pushtet gadi absolut dhe me premisa të një pushteti autokratik të Levizjes Vetëvendosje, por për fatin e mirë, nuk kalon kufirin e premtuar të një referendumi i cili presupozonte marrjen e mbi 50 % + 1 të ulëseve në Parlament, perkatsisht të 61 deputetëve në tempullin e demokracisë parlamentare.

Vetëvendosje me rezultatin e 14 shkurtit, do të detyrohet të bëjë koalicion qeverisës me ndonjërën nga forcat politike shqiptare në Parlament në mënyrë që t'ia dal suksesshëm në formimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

LDK-ja e cila nga këto zgjedhje, si asnjëherë më parë dhe për arsyet nga ma të ndryshmet, doli humbëse dhe këtë humbje në numër duhet lexuar si debakel, por në anën tjetër, duhet vlerësuar edhe shkaqet determinuese që quan në rënjën rapide të besimit elektoral si çmim të saj për qendrimin stoik në front për Kosoven në kohë të veshtira kur fituesit e sotëm, dezertuan dhe ikën nga përgjegjësitë për t'i lënë fajin dhe detyrat LDK-së, e cila asnjëherë nuk abstenoj dhe sabotoj proceset e vendit për vendin, përkundrazi !

LDK, edhe pas 14 shkurtit 2021, motor dhe promotor i të gjitha procesve pozitive për vendin.

Pushteti moral në opozitë, jo vetëm që do të jetë korrektues për pozitën, por do të jetë edhe alternativë opsionale dhe bedem i pakapercyeshëm i pushtetit në ruajtjen dhe kutivimin e vlerave demokratike të orientimit perendimor, ku Kosovacentrizmi dhe ruajtja e alencave me partnertet strategjik, janë shtyllat kurrizore të shtetit dhe shtetësisë së Kosoves.

LDK-ja, nuk do të ndjehet dhe as sillet inferiore përballë një pushteti të madh në numra por në deficit në vlera siq është LVV-ja e z.Kurti, e cila në pushtet erdhi pas një periudhe të gjatë të qendrimit obstruksionist në opozitë dhe me votën elektorale të bazuar në kundershtim dhe nihilizëm të skajshëm përballë pushteti dhe shtetit të Kosoves.

LDK, në rolin e opozites së fuqishme në alternativa dhe në vlera të demokracisë parlamentare, do ta detyroj pushtetin në qeverisje të përgjegjshme dhe në interes të vendit në të gjitha proceset integruese dhe zhvillimore.

Tkurrja në numra dhe rënja në mbeshtetje, moment reflektimi !

LDK-ja, pas 14 shkurtit 2021, duhet të ulet dhe në qetësi të lexoj rezultatin e zgjedhjeve, duke studiuar shkaqet në hollësi për t'i dhënë udhë procesit të daljes dhe kapercimit të kësaj faze dhe etape të eklipsimit si subjekt n'qeverisje të vendit, dhe për të eksploruar metoda reformimi që kapin nevojat e tregut politik, kompatibile me kontekstin nacional dhe jo vetëm.

LDK, si parti tradicionale dhe me një demokraci të konsoliduar, ka dijen dhe përvojën, sikurse edhe potencialin intelektual e akademik që t'i hap rrugë ndryshimit të madh përmes një procesi të besueshëm dhe serioz brënda vetës, dhe duke ruajtur koherencen e veprimit dhe kohezionin historik të afirmuar në mbi tri dekada veprimi e funksionimi pozitiv.

Krahas ndryshimit të vetëvetës, LDK-ja duhet dhe do të kujdeset fuqishëm në observimin dhe korrektimin e pushtetit të LVV-së, duke mbajtë përgjegjëse për premtimet elektorale në opozitë, duke filluar nga sfidat e brëndshme por edhe at të jashtme që lidhen me Dialogun, integrimet n'BE dhe në raportet me SHBA-të, si njërin nga partneret strategjik dhe jetik të Republikës së Kosoves.

LDK-ja, do të ri-kthehet fuqishëm dhe sigurt n'qeverisje të vendit, si njëra nga partitë politike unike në të gjitha etapat dhe periudhat historike të mbi tri dekadave, duke filluar nga ajo e sfidimit të pushtuesit me politikë aktive paqësore, rezistencë të armatosur dhe deri tek pavarësimi dhe shtetndertimi i vendit.

Konsolidimi i brëndshëm i LDK-së, është imediat dhe ri-kthimi i saj i fuqishëm, është nevojë dhe obligim i saj, jo vetëm për fuzionimin e demokracisë sonë parlamentare, por edhe për faktin se vetëm LDK-ja, ka dijen, vullnetin dhe fuqinë politike për t'i shtye proceset integruese dhe ato të rrumbullaksimit të shtetësisë së Kosoves deri n'fund. gjë që ka promovuar gjerë me tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat