Zgjedhja e Presidentit/së të Republikës

Opinione

Zgjedhja e Presidentit/së të Republikës

Nga: Muhamet Kelmendi Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 09:01
Muhamet Kelmendi

Në pamundësi që të bëhen 81 deputetë në dy votimet e para për President, shkohet në votimin e tretë.

Në këtë votimin të tretë dalin dy kandidatët që kanë marr shumicen e votave në dy votimet e para.

Me votim të tretë zgjedhet Presidenti/ja që ka marr shumicen e votave të të gjithë deputetëve në Kuvendin e Kosovës.

Me sanksionimon kushtetues: "të të gjithë deputetëve", dmth, që deputetët e partive politike të mbesin në sallë gjatë votimit dhe kandidati të ketë shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit për të ndalur Presidenti/ja. 

Pikërishtë këtu është e mundur, që partitë politike të bllokojnë zgjedhjen, sepse nuk ka koalicion,duke e lëshuar seancën e Kuvendit.

Në këtë rast edhe pse nuk kërkohen 2/3 e votave të të gjithë deputetëve nuk zgjedhet Presidenti/ja.

Pa marrëveshje përsëri bllokohet zgjedhja e Presidentit/së së Kuvendit të Kosovës.

Andaj i duhet VV së paku një parti koalicioniste. Shih: neni 86 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat