Fitoi Kosova, fituan të gjithë shqiptarët!

Opinione

Fitoi Kosova, fituan të gjithë shqiptarët!

Nga: Luftulla Peza – Liljana Peza Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 23:22
Luftulla Peza

Zgjedhjet e reja në Kosovë janë një mrekulli e madhe për të gjithë shqiptarët. Ato i treguan botës demokratike dashurinë e madhe të popullit për vendin e tij, Kosovën dhe dëshirën e madhe për ndryshim në Kosovë. Gjithandej jetohet mirë, por më mirë se kudo është në vendin “ku të rënë koka, ku ke njohur nënë e atë, ku të njeh edhe guri i thatë”, dhe kjo është vendlindja.

Kosova tashmë u çliruar për së dyti dhe kësaj here shkundi klasën e saj të vjetër politike, që e vodhi dhe e plaçkiti, e poshtroi në arenën ndërkombëtare si vend mafiozësh, i mbylli përspektivën me varfërin dhe korrupsionin dhe i detyroi mijëra qytetarë të braktisin vendin.

Kjo është një ditë mjaft e gëzuar për të gjithë ne shqiptarët, sepse e dimë, që flladi i ngrohtë pranveror i Kosovës do të fryj edhe këndej kufirit, që nuk ditën e nuk deshën të heqin qeveritarët e Tiranës dhe Prishtinës. Fitorja në zgjedhjet e djeshme e Lëvizjes Vetvendosje dhe e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, hap një kapitull të ri historik për të gjithë qytetarët e Kosovës, por edhe për të gjithë shqiptarët kudo që janë.

Të përshendesim Kosovë për fillimin e mbarë!Por ky është vetëm fillimi dhe duhet punë e madhe, që të mos ndodhë zgënjimi.

Për të filluar punën mbarë në dministratën e re duhet të zgjidhen njerzit sipas kriterit të aftësisë dhe jo farefisnisë e njohjes personale. Duhet të studiohen me imtësi hallet e qytetarëve dhe të marrin zgjidhjet e duhura.

Nevojë urgjente janëmarrëdhënie më të ngushta Kosovë-Shqipëri, dy shtetet shqiptare duhet të

heqin pengesat e kota, që i ndajnë: të kemi një prefiks telefonik, pagesa në rrugën e kombit të bëhet si për qytetarët e Kukësit, të hiqen kontrollet në kufi dhe doganat etj.

Vemendje e posaçme dhe ndihmë e gjithanëshme duhet kushtuar diasporës shqiptare, shqiptarëve të Luginës, Sanxhakut, Maqedonisë, Mal të Zi etj., që presin ndihmë të gjithanëshme prej vëllezërve të tyre në Kosovë e Shqipëri.

Marëdhëniet me Serbinë kanë rëndësi të madhe për Kosovën dhe qarqet ndërkombëtare, por këto marëdhënie duhet të ndërtohen mbi baza të drejta, në përputhje me interesat e popullit të Kosovës. Reciprociteti në marëdhëniet midis shteteve të pavarura qëndron në bazën e politikës së jashtme të çdo vendi. Serbinë askush nuk e ka dënuar për genocidin në Kosovë, për vrasjet e më shumë se dhjetë mijëve civilëve shqiptarë, përfshi fëmijë, gra e pleq, për djegiet dhe shkatërrimet e mëdha ekonomike në Kosovë etj. dhe kjo për fajin e politikanëve të saj.Serbinë dhe shtetet e tjera askush nuk mund ti detyrojnë të njohë Kosovën. Këto probleme nuk mund të zgjidhen me dialog Prishtinë-Beograd.

Por Kosova duhet ti drejtojë sytë e saj për ndihmë tek Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Shtrasburg. Asnjë shtet në botë nuk ka të drejtë të mbajë në kushtetutën e tij nene, që e trajtojnë një shtet të pavarur si “krahinë të sajën” siç ka vepruar Serbia deri tani me Kosovën. Të gjitha shtetet janë të detyruar pas luftrave, që hapin, të paguajnë dëmet e shkakëtuara në vendet e tjera. Vetëm Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Shtrasburg mund ta detyrojë Serbinë të heqë nenet nga kushtetuta e saj për Kosovën, ti paguaj tridhjet e ca miliardë euro dëme ekonomike Kosovës për luftën e fundit, të paguaj pensionet e qytetarëve shqiptar të Kosovës, për kohën që kanë punuar në kuadrin e Jugosllavisë, të ndalë prapagandën e Serbisë për mos njohjen dhe tërheqjen e njohjeve të Kosovës si shtet i pavarur etj. Me padinë ndaj Serbisë në këtë gjykatë Kosova i zgjidh shpejt dhe pa mundime të mëdha shumë probleme themelore në marëdhëniet me Serbinë. Vetëm kjo gjykatë ka të drejtë ta detyrojë Serbinë të heqë nenet për Kosovën nga kushtetuta e saj dhe po u hoqën nenet nga kushtetuta, njohjen e Kosovës Serbisë ja detyron BE.

Rëndësi të madhe për Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi, ka njohja e plotë e historisë së vendit dhe të zhvishet ajo nga propaganda shekullore e Serbisë. Mjaft çeshtje të historisë së Kosovës janë errësuar nga propaganda serbe dhe nuk po gjejnë drejtësinë e duhur. Shumica e Kishave në Kosovë kanë qenë kisha katolike të ngritura nga shqiptarët në mesjetë, që më pas u tjetërsuan nga serbët në kisha orthodokse. Edhe propaganda serbe mbi Betejën e Fushë Kosovës në vitin 1389 e ka shtrembëruar të vërtetën në favor të Serbisë. Kosova u bë pjesë e Serbisë vetëm me vendimet e fuqive të mëdha në vitin 1913, prandaj asnjë herë nuk ka qenë “djepi i kulturës serbe”. Për ta bërë këtë realitet, qendrave të historisë duhet tu jepen projekte të caktuara studimore.

Me ndryshimet, që po ndodhin në demokratizimin e partive politike, është në nderin e LDK që të ftojë Vjosa Osmanin për ta ringritur këtë parti historike të Kosovës bashkë me drejtues të tjerë të zgjedhur nga bazat e kësaj partije.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat