Dorëheqje kontraverse e liderit të LDK-së

Opinione

Dorëheqje kontraverse e liderit të LDK-së

Nga: Ruzhdi Peçani Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 08:15
Ruzhdi Peçani

Paraqitja e dorëheqjes nga një lider mund të vijnë nga rrethanat politike të shkaktuara,ashtu që partisë politike t'I mundësohet apo hapen rrugët për një riorganizim dhe reformim në ripërtrirjen e fuqisë politike dhe ndikimit.

Kur lideri paraqet dorëheqjen,duke theksuar se këtë e bënë si shprehje e përgjegjësisë për rezultatin e dobët në zgjedhje apo mossuksesit, të opsionit të përcaktuar të udhëheqjës si lider.

Po, sa është thelbësore tërheqja nga arena politike,është çështje tjetër.Këto raste janë të ndryshme dhe ndryshe mund të trajtohen. Edhe pse këso raste nuk kishim,qenësore është se në praktikën tonë, pos në rrafshin deklarativ, nuk e kemi afirmuar si të dëshiruar,edhe atëherë kur kanë ndodhur.

Demokracitë e zhvilluara perëndimore kanë mjaft shembuj për rastet kur lideri tërhiqet,të cilët me dorëheqjet duke marrë përgjegjësinë,njëkohësisht duan të nxisin praktikën e marrjes së përgjegjësisë dhe kultivojnë principet demokratke duke i bërë më tërheqëse.

Kështu kemi shembullin e Xhorxh Vashingon dhe Sharl De Gol, që të ishin që të dy President të cilët janë tërhequr në kohën e popullaritetit që kishin,duke e bërë një hap edhe më shumë,duke dhënë mesazhin se shoqëria dhe shteti janë më qensore se cilado karrierë politike.

Instalimi i praktikës së përjegjësisë është i dëshiruar për shoqërinë,por të mos filloj dhe të përfundoj vetëm më dorëheqjen e liderit. Po dhe kur japin dorëheqje, kjo në thelb nuk tregon se ata po tërhiqen nga skena politike,ngase sillen si pronar të “firmës”,se gjoja sikur tjetër punë nuk mund të bëjnë!

Nga kreu i partisë largohen vetëm atëherë kur janë të shtyrë fuqishëm.

Liderët e partive në Kosovë janë autokratë brenda partisë, pavarësisht retorikës,andaj është e pamundur tu bëhet presion nga vetë sistemi.

A duhet ndryshuar partitë politike apo të ruajnë po ato kuadro dhe programin?

Përvoja ka treguar se liderët e pandryshuar dhe që i rezistojnë ndryshimit qojnë drejt humbjes së elektoratit,dhe kjo është rruga që dërgon në harresë. E tërë bota ndryshon,kështu edhe partitë nuk mund të mbesin të njejtat,pa u reformuar.Partitë ndryshojnë shoqëritë,por atëherë kur dhe vetë u nënshtrohen ndryshimeve.

Tek ne partitë kanë frikë nga dryshimet,se ato çojnë në çarje dhe fraksione. Kjo nuk do thotë se gjithëherë është ashtu,po dhe të ndodhi,partita rifreskohet dhe merr shtytje nga pas në shpinë që është shtytje edhe për votuesit.

Ndryshimet kadrovike, organizative apo ndryshimet programore në një parti zakonisht janë të shtyera nga humbja që vjen nga zgjedhjet. Ky paraqet grusht për kreun e partisë dhe partinë,nga i cili ajo duhet të kërkoj sa më shpejtë të rikuperohet.

Në këto zgjedhje çka ndodhi me Lidhjen Demokratike? Një humbje me rënje drastike si asnjëherë në historinë e saj.Kështu do e vlersonin edhe si një “nokdaun” politik, gjitha për fajin e kryetarit të saj, Isa Mustafa dhe për këtë mori ndëshkimin e rëndë,si kurrënjëherë. Simpatizantë që edhepse nuk votuan LDK për shkaqet tani të njohura, besoj se nuk ishin të lumtur.

Kështu më 15 shkurt në mediet vërshon lajmi “Kryetari i LDK Isa Mustafa dha dorëheqje”?!

A ishte një dorëheqje apo paralajmrim për dorëheqje, këtu kemi dy kuptime ?

Ajo që deklaroi para gazetarëve lideri i LDK nuk ishte dorëheqje.Ngase kur një lider jep dorëheqje atë duhët t'a bënte me shkrim dhe të protokolohej dhe tjetër duhët të caktonte datën e thirrjes së Kuvendit.Po blen kohë Isa Mustafa? Kur thot se do zgjedhet kryetari i ri,përse nuk, nuk“dha shenjë” se do jetë dorëheqje e parevokueshme? Pyetje këto që kërkojnë përgjigje.

A irinizoi ky lider kontraverz, dhe me kend?

Por pse e bëri Isa Mustafa këtë veprim?

Çka deklaroj Isa Mustafa para gazetarëve.Si i vuri në huti,vetëm një gazetar,nga fundi,do i shtron pyetjen “A keni dhënë dorëheqje?”,dhe ai përgjigjet: “Unë po e thërras Kuvendin dhe është shenjë që unë po tërhiqem. Së shpejti Kuvendi i LDK-së do ta zgjedh kryetarin e ri. Do të ulemi dhe të shohim se çfarë interesimi kemi për kryetarin e LDK-së, ose do të kemi konkurrencë mes kandidatëve që procesi të shkojë sa më mire”,gazetari mori përgjigjn ,se ai nuk kishte dhënë dorëheqje,pra ishte një ”…shenjë se unë po tërhiqem.”

Që në fjalën e parë do thotë se “vlerësoj rezultatin e keq që morëm dhe ishte e papritur” dhe për këtë vazhdon ”…barti përgjegjësi objektive si Kryetar edhe pse unë nuk isha pjesë e këtij proçesi të zgjedhjeve”?! Kjo ishte alibi e Isa Mustafës për të shmangur përgjegjësinë – diletantizëm i tij.

Çfarë përgjigje kjo anakronike,mistifikim eklatant.Do thotë se nuk merr përgjrgjësi personale po faktori i kësaj disfate nga qenka objektiv kur thotë “elektorati ynë rrëshqiti drejtë LVV dhe më vonë e shofin se sa kanë gabu”.Pra përgjigje kontraverze dhe mos pranim i bartjës së përgjegjësisë!

Dhe ajo që bie në sy,në një pyetje nënkryetarit,që nuk u dëgjua mirë Lutfi Haziri,ky i fundit jep përgjigjen “e tërë Kryesia tani është në dorëheqje”,përkundër asaj që Isa Mustafa nuk kishte përmend këtë.

Të nesërmen,kemi deklaratën e Liderit me tentim të largimit të përgjegjësisë dhe nga nënkryetarët dhe kryetarët e dëgëve,se ata nuk duhet dhënë dorëheqje,pra alibi ishte krijuar se faktori ishte objektiv,mbrojtje kjo një eufemizëm. Kur Isa Mustafa thotë se LDK do të vazhdoj dhe se nuk do lejohet shmangëje nga principet programore,kujt i drejtohet kjo,çfarë mesazhi dërgon? Nga këtu kuptohet ajo përse ky lider nuk ishte i gatshëm të bente reforma në parti dhe të ndryshonte.

Dhe nuk është rastësi dekalrimi “se dorëheqja e Isa Mustafës është me bisht”,nga ish presidenti prof.Fatmir Sejdiu.

Lidhja Demokratike ka nevojë për ta rikthyer besimin te vetja.Ekziston opinion se Kuvendi i LDK nuk duhet pranuar dorëheqjet po të bëjë shkarkimin e kryetarit Isa Mustafa dhe tre nga nënkryetarët

Agim Veliu,Lutfi Haziri dhe Haki Rugova.

Lidhja Demokratike e Kosovës,si një Lëvizje Kombëtare e Kosovës që filloi dhe parti shtetformuese mund të ia dal, me që ka themel të fortë vetëm se kërkohet një ristrukturim i thellë dhe për këtë ka mundësi dhe resurse për ta bërë këtë. Por besimi te LDK nuk mund të këthehet, po në krye të saj do vinin levat dhe dikush nga vasalët e Isa Mustafës. Po, në krye të saj do duhej të vinte njëri nga kundërshtarët e tij.

Për fat të keq, Isa Mustafa i la një trashëgimi tejet të keqe dhe shumë të rrezikshme përbrenda në LDK, dhe pas kaq vitesh ekzistence dhe veprimtarie të suksesshme partiake e shtetërore, partia me vlerë kombëtare dhe me aq shumë famë e Dr. Ibrahim Rugovës, përfundimisht rrezikohet të ndahet apo edhe të shuhet tërësisht si parti dhe subjekt politik më vete.

Dhe tani ndaj mendimin e ish bartësit zyrtar të gjithë procesit të themelimit të LDK dhe ish Sekretarit të përgjithsëm prof.Dr.Jusuf Buxhovi “duhet të bëhet rikthimi i LDK-së me anën e një Këshilli të Përkohshëm Qendror,që duhët të marr përsipër gjithë procesin e ngritjes së strukturave të reja nga degët dhe nëndegët.Çdo sjellje tjetër,do të ishte vetëm një maskë për mbajtjen e atyre që LDK-në, me mision të caktuar,e kanë sjellë në këtë gjendje.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat