Hë ai i korruptuar, hë ky, e askush s'po dënohet e burgoset

Opinione

Hë ai i korruptuar, hë ky, e askush s'po dënohet e burgoset

Nga: Sulejman Mehazi Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 17:00
Sulejman Mehazi

Maqedonasi që mbyti qëllimshëm me makinë Almirin e vogël lëshohet nga paraburgimi si i pafajshëm, në anën tjetër burgosen familjarët e Almirit të vogël të ndjerë.

Hajde merre vesh punën e drejtësisë në këtë shtet të padrejtë. Të kishte shkelur e mbytur shqiptari me makinë ndonjë fëmijë maqedonas, ata ishin çuar në këmbë përnjë e gjyqësia maqedonase do ta kishin dënuar me burg të përjetshëm.

Me këtë duam të themi, se këta të Prokurorisë Speciale, sidomos, ajo shqiptarja jonë Fatime Fetahu me atë çantën e saj 10,000 euroshe, me nonshallantën e saj të bukurisë e të shprehjeve juridike-artistike që del e thonë, ky kështu ka bërë, ai ashtu, na reklamohet e kurrgjë tjetër.

Thënia, kur njerëzit do kenë shumë gojë, do flasin bukur, e punë hiç, atëherë pritënia kiametin se populli është jerm.

Pritë se dikush prej ish-funksionarëve do dënohet, deri tani askush, hë ai është i korruptuar, hë ky, e askush s'po dënohet e burgoset.

Shtojcë:

-Kohëve të fundit kanë dalë do intelektualë shqiptarë që na kanë mërzitur me ato tezat e vjetra nacionale e kombëtare njëqind e kusur vjeçare të kohës së Rilindjes Kombëtare të shek. XIX të Lidhjes së Prizrenit, thua se shqiptarët kanë humbur ndjenjat kombëtare, e këta do bëhen inspiruesit e tyre nacionale shqiptare në Maqedoni.

Habitemi si se kanë të qartë këta intelektualë se iku koha e performancave nacionale kombëtare. Si se kanë të qartë se  globalizmi i sotëm politikë botëror është performancë shtetërore e jo kombëtare.

Shtojca 1.

-Me ndërrimin e emrit maqedonasit lënë më një anë performancën e tyre nacionale për shkak fuqisë së performancës shtetërore.

Shtojca 1.1.

-Edhe Bosna e Hercegovina krijoi performancë moderne shtetërore pa atë nacionalen.

Shtojca 1.2.

-Edhe Kosova shqiptare për shkak performancës shtetërore u largua nga himni e flamuri kombëtar vetëm e vetëm të forconte performancën kulturore, ekonomike e ushtarake shtetërore.

Shtojca 1.3.

-Edhe spanjollët e Amerikës Latine lanë më një anë kombin e tyre e për shkak performancës shtetërore u krijuan shumë shtete spanjolle. Politika bashkëkohore globalizuese kërkon fuqi shtetërore e jo nacionale.

Shtojca 1.4.

Amerikanëve s'u intereson performanca nacionale, por fuqia politike, ekonomike, teknologjike e ushtarake shtetërore.

Kaq se u lodha kot më koti!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat