Albin Kurtin e ndihmuan t'i fitoi zgjedhjet Isa Mustafa, Richard Grenell dhe të gjithë kundërshtarët e tij politikë

Opinione

Albin Kurtin e ndihmuan t'i fitoi zgjedhjet Isa Mustafa, Richard Grenell dhe të gjithë kundërshtarët e tij politikë

Adem Bytyçi Nga Adem Bytyçi Më 9 mars 2021 Në ora: 23:12
Richard Grenell, Albin Kurti

Fushata para zgjedhore e zgjedhjeve të parakohshme të 14 shkurtit 2021, karakterizohej me një brutalitet të pa parë shpifjesh dhe urrejtjesh në mes kundërshtarëve politikë.

Shënjestra kryesore e shigjetimeve të gjitha subjekteve politike ishte z. Albin Kurti dhe LVV-ja.

Urrejtja ishte aq e thellë dhe e pakuptimtë sa që këtë filluan ta kuptojnë jo vetëm të rriturit, por edhe të vegjlit.

Kështu që  sa më shumë Urrejtja dhe shpifjet ndaj z.Albin Kurtit, aq më shumë shtohej përkrahja ndaj tij.

Madje edhe komplikimi i procedurës së votimit të mërgatës,  duke menduar se do të ndikon në zvogëlimin e votave të Koalicionit Kurti-Vjosa , ka dhënë një kundër efekt, që do të thotë se diaspora kryesisht e kanë votuar subjektin e z.Kurti.

Madje subjektet politike sikur të gjitha donin të bëheshin bashkë vetëm e vetëm që Koalicionit Kurti-Vjosa ,t'i pa mundësonin fitoren e zgjedhjeve të parakohshme të 14 shkurtit 2021.

Edhe ky diskurs politikë i partive politike s`bashku vetëm sa mobilizojë qytetarët që t'ia besonin qeverisjen e vendit koalicionit Kurti-Vjosa.

Tani, qytetarët janë vetëdijesuar si as njëherë më parë, nuk po ju intereson se cilës parti i takojnë ,por se në cilën parti kanë besim më të madh se do ta qeverisë më mirë vendin në interesin e tyre .

Mbi këtë  opsion kësaj radhe i'a kanë besuar z.Kurti dhe zonj. Vjosa Osmani, fatet e tyre dhe të vendit në Legjislaturën e 8 (tetë).

Subjektet politike duhet t'i përgatiten një befasie për të cilën kurrë nuk do t'iu kishte shkuar mendja.

Numri i partive politike në Kosovë do të reduktohen në vetëm dy parti politike kryesore, duke përjashtuar partitë politike të komuniteteve nacionale pakicë.

Se cilat do të jenë ato dy parti, kjo do të varët nga konkurrenca, se cila parti do ta qeverisë vendin më mirë.

Mënyra e eliminimit dhe e reduktimit të subjektëve politike në Kosovë, do të jetë pa mundësia e kalimit të pragut zgjedhor, zgjedhje pas zgjedhjesh, kështu që një ditë skenën politike të Kosovës do ta dominojnë vetëm dy parti politike shqiptare.

Primatin e një partie momentalisht e ka LVV-ja, nëse do të jetë në gjendje që ta qeverisë vendin ashtu siç do të donin qytetarët në Legjislaturën e tetë, ndërsa, cila do të jetë partia e dytë varët nga konkurrenca në mes subjekteve tjera, se cila nga ata do të përvetësojë më shumë elektorat, për ta gëzuar statusin e partisë së dytë politike shqiptare në skenën politike të Kosovës pas LVV-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat