Falsifikimi i votës së qytetarit nuk është urgjencë e supremes por është urgjencë e prokurorisë

Opinione

Falsifikimi i votës së qytetarit nuk është urgjencë e supremes por është urgjencë e prokurorisë

Nga: Sami Arifi Më: 11 mars 2021 Në ora: 12:52
Sami Arifi

Falsifikimi i votës së qytetarit nuk është urgjencë e supremes por është urgjencë e prokurorisë

Kujt po i konvenon mosformimi i institucioneve të Kosovës?

-Përpjekjet për të krijuar mjegullë vazhdojnë nga partitë politike të Kosovës, posaçërishtë nga partitë humbëse në zgjedhjet e 14 shkurtit të këtij viti.

-Ndoshta ky prolongim për vonimin e formimit të institucioneve të Kosovës i konvenon një numri të pushtetarëve zhvatës, por që assesi nuk i konvenon popullit të Kosovës që të mbetet i zgjidhur shteti i tyre pa institucione.

-Vjedhja e votave të një subjekti politik ndaj një subjekti tjetër politik mendoj se është minimizuar, për mos të thënë se nuk egziston fare, meqë çdo subjekt politik nga subjekti tjetër politik tashmë i ruanë votat e tyre.

-Vjedhja e votave industriale tani më nuk egziston, por egziston trafikimi i votave brenda subjektit të njejtë politik, pra, në mes individve të kandiduar për deputet brenda të njejtës parti, trafikim ky nga komisionerët e asaj partie.

-Në veprimin e përmirësimit të kësaj fushe të vjedhjes së votave është urgjencë eveprimit të prokurorëve për t’i identifikuar komisionerët vjedhës të votave për t’i nxjerrë pranë drejtësisë.

-Mund të konstatohet se nuk është urgjencë e Gjykatës Supreme, por, është urgjencë e prokurorisë dhe e policisë, e pastaj e drejtësisë përmes gjykatës, meqë votat janë të numruara por komisionerët përmes vjedhjes kanë ndërruar vetëm emrat e preferuar të dirigjuar sigurisht nga shefat e tyre përmes privilegjeve (ryshfeteve) të ndryshme.

-Këto vonesa, eleminojnë zgjedhjet e tanishme, çojnë në zgjedhjet e menjëhershme të parakoshme ende pa u formuar institucionet të dalë nga rezultati i 14 shkurtit, meqë mandati i u. d të presidentës është në afatë të shkurtër.

-Por, duhet ditur ata që mendojnë për të ardhur deri te këto prolongime me qëllime të këqia për kapjen e pushtetit, në rast zgjedhjeve të imponuara në këtë mënyrë, populli do t’i ndëshkoj edhe më tepër me votë.

-Prandaj, organet e prokurorisë, policisë shpresoj t’i zbardhin këto trafikime votash dhe t’ju ndalin rrugën qëllimkëqijve në këtë kohë edhe të Kovidit 19 duke reflektuar kështu në bardhësinë e veprimit të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat