Fetahu, njeriu i demonstratave në vendin e krimit dhe dënimit

Opinione

Fetahu, njeriu i demonstratave në vendin e krimit dhe dënimit

Nga: Bejtullah Sokoli Më: 11 mars 2021 Në ora: 16:23
Fetah Berisha

Para dyzet viteve(40),në mesin e shumësisë së pjesëmarrësve të demonstratave të 11 marsit 1981,ishte edhe Fetah Berisha, veprimtari dhe atdhetari i devotshëm i kauzës shqiptare për liri dhe pavarësi të Kosovës. Jo vetëm kaq. Ai si nxënës i brezit të parë të gjimnazit në gjuhën shqipe(ishim bashkë për katër vite në një bankë), mori pjesë edhe në demonstratat e 27 e 28 nëntorit të vitit 1968. Pra,Fetahu ishte njeriu i demonstratave kundër politikës së regjimit serbojugosllav të cilin e ka kundërshtuar me të gjitha mundësitë që ka pasur.

Dhe, për veprimtari atdhetare dhe politike, por edhe për kundërshtime që i bënte dhe rezistonte ndaj pushtetit të atëhershëm sllav, Fetahu u arrestua tetë herë dhe u dënua me dy vjet burg duke vuajtur dënimin në ish burgun e Prishtinës(tani i shndërruar në muze) dhe në atë të Gurakocit, kurse për 18 vite iu ndalua të punoj në arsim e punë tjera shtetërore.

I njohur me nofkën Gjysh(si dhuratë që nga burgu i Gurakocit),më 8 dhjetor 2020 bashkë me ministren e Kulturës në detyrë, Vlora Dumoshi dhe një grup i ish të burgosurit politikë te Kosovës kanë vizituar ish burgun e Prishtinës, ku janë burgosur dhe persekutuar politikisht mijëra të burgosur politikë shqiptarë.

Ky burg tani është shndërruar në muze edhe për vizitorë. Pas vizitës ai solli në kujtesë vuajtjet në ato ambiente me shokë, ku kanë përjetuar tmerre të paimagjinueshme para dyzet vitesh.

Kujton kur prej datës së burgosjes 22 korrik 1981 natën e parë më kanë dërguar në kufirin e Shqipërisë, ku policë të asaj kohe më kanë shkreh me dru.

I emocionuar ish i burgosuri Berisha solli tmerret që kanë përjetuar aty dhe vlerësoi se është një veprim shumë i duhur dhe i pritur,që burgu u shndërrua në muze.

“Është mirë që gjeneratat që vijnë të dinë se çfarë ka përjetuar populli shqiptar i Kosovës për të ardhur deri te liria”, u shpreh ndër të tjera Fetah Berisha-Gjyshi.

Respekt ish të burgosurve të ndërgjegjes dhe Lavdi atyre që u flijuan gjatë demonstratave!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat