Anija e malukati vazhdon të lundrojë në detin e përgjakut nga diktaturë..!

Opinione

Anija e malukati vazhdon të lundrojë në detin e përgjakut nga diktaturë..!

Nga: Ilir Vata Më: 11 mars 2021 Në ora: 16:37
Ilir Vata

Anija e vjetër e malukatit të komunizmit vazhdon për 80 vite lundrimin në detin e përgjakur me gjakun e shqiptarëve dhe ku 1/3 e tyre ishin dhe janë viktima të këtij makabriteti.

Askush nuk mund ta rroki me fjalë atë që hoqën shqiptarët në diktaturë, dhe post saj, sepse makabriteti i malukati të vjetër është i pamëshirshëm, vuajtje, dhimbje, plagë dhe kufoma të pagjetura një skenar i denjë për një horror shqiptarësh.

Askush nuk mund ta sjellë në tablo, askush nuk mund të jap drejtësi, sepse kapiteni i vjetër i krimit la trashëgimtarët e tij, për ta çuar anijen në një kah tjetër por me të njëjtë personazhe që u ushqyen nga krimi, makabriteti, persekutimi, dëbimi, internimi, burgosja dhe ekzekutimi i mijëra shqiptarëve.

Dhe ja ku jemi, anija e vjetër ka ngritur velat ashtu e rrënuar, me flamuj të ndrruar, të leckosur por që i vënë bojë të re, sepse janë po ata vetë ose të afërmit e tyre që po e servirin demokracinë në kornizën e diktaturës, nuk burgosin, internojnë apo dëbojnë por të japin liri pa fund dhe askush nuk kujdeset për ata që vuajtën në diktaturë, i përndjekur, duke i lenë jashtë përfaqësimit politik, larg administrimi të varfër dhe të çnjerëzuar që të duke si një shtresë pa vlerë ashtu e përmbysur siç e ka diktatura, kur në fakt ata ishin elita e kombit, pronarë, intelektual, shtëpi të mira, të mëdha dhe shtëpi të para që kanë drejtuar komunitete e tyre që nga mesjeta, shtëpi të traditës vlerave të mëdha njerëzore dhe antikomuniste, shtresa që i përkasin perëndimit në formim, demokracive dhe lirive njerëzore.

Por anija e vjetër vazhdon, të lundrojë në ujërat e përgjakur të masakrave të saj, duke lenë varre të fshehura, duke lenë të vërtetën të groposur, duke lënë persekutorët të drejtojnë, të gjykojnë madje dhe të jenë ligjbërës, pra jemi në pragun e restaurimit të anijes së malukati, ideatorit të krimeve monstruozë në Shqipëri në Kohë të diktaturës.

Sot persekutorët janë më të fortë, më të pushtetshëm, më të pasur, ndërsa klasa e përmbysur e diktaturës e lënë në një anë e përdhosur dhe pas 30 vitesh demokraci jashtë skenës politike të përfaqësimit, sepse ushtarët e malukati dhe trashëgimtarët e tyre i vodhën edhe vuajtjen, i morën dhe vlerat dhe janë ata që janë të djathtë dhe të majtë, janë po ata aktore dhe gjenia e tyre që thurën masakrën dhe ka 30 vite që përpiqen të zhdukin gjurmët, në vend që të bënin transparencën dhe të jepnin drejtësi.

Prandaj të përndjekurit, 30 vite pas rënies së diktaturës as në garë për përfaqësim nuk janë, sepse trashëgimtarë e mëkatarëve kërkojnë të sundojnë përjetë me padrejtësi, duan pushtet të përjetëshëm dhe për këtë arsye, të përndjekuri bashkohen me shumicën e shqiptarëve, nevesisin politiken e vjetër duke mos votuar.

Ne i themi po bojkotit të zgjedhjeve, ne nuk votojmë mëkatarët e vjetër dhe të rinj, dhe nëse shkojmë në votime, kryqëzojmë fletë e votimi si dëshmi se në ndëshkojmë politikën e lidhur më të shkuarën, me krimin, korrupsionin dhe hakmarrjen, politikën e vjetër që ende nuk është shkëputur nga diktatura.

Ne i falëm ata hakmerren si më parë, nuk na burgosin politikisht, por na japin liri pa fund dhe askush nuk merret me ata që vuajtën në diktaturë.

Diktatura, jo vetëm nuk ka rënë por është në fazën e riinstalimit të saj në një formë tjetër edhe më vrastare, duke cekur çdo vlerë, liri, meritokraci, barazi para ligjit dhe madje dhe liritë njerëzore dhe të drejta politike, sepse ata e kanë ngritur politikën nga mashtrimi, madje kanë shkuar deri atje sa blejnë votë, dhe ky nuk është shtet, por një bandë që ka zbritur nga anija e vjetër e përgjakur e diktaturës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat