Vdekje dhe patriotizëm!

Opinione

Vdekje dhe patriotizëm!

Nga: Kimete Berisha Më: 11 mars 2021 Në ora: 17:27
Kimete Berisha dhe Vjosa osmani

Allahile Presidente, çka është puna jote kështu, gjithë ditën e lume merresh me data historike, me nostalgji nga e kaluara dhe me përkujtimin e demonstratave.

A ekziston për Juve e tashmja, dhe eventualisht e ardhmja, a ka mundësi me ekzistu!

Se asnjë politikan në botë, askush hiç, përveç këndi i kujtimeve, Institucionet përgjegjëse, librat dhe historianët, askush nuk merren përditë me të kaluarën dhe me patriotizëm, se ka kush merret me të kaluarën.

Qysh është e mundur, qe një muaj i morët gjithë këto vota dhe asnjë fjalë nuk e folët për vuajtjet e ditëve tona, për vdekjet e përditshme nga pandemia;

për papunësinë e madhe dhe për depresionin;

Për mungesën e vaksinës dhe për masat kundër pandemisë që nuk i respekton kush.

Kosova po dergjet nga papërgjegjësia institucionale, nga hajnia e qeverisë dhe nga padija, ndërsa Ju merreni me tema të mbyllura dhe të kryera.

Me tema të lehta, që nuk kërkojnë zgiidhje.

Qysh s'ju lë juve përshtypje ngritja e çmimeve të ushqimit;

Qysh nuk e bëni dert se sa kushton terapia kundër COVID-19?

A e dini se 3,000 Euro kushton trajtimi!

Dhe shqiptarët s'kanë kah ia mbajnë, as s'kanë kujt t'i drejtohen për ndihmë!

Krejt merreni me do tema 'heroike', jeni bë gjenialë, teoricientë të jetës, e ndihmë konkrete askund!

Apo s'është kjo temë atraktive për Ju?

Pse gjithë ky kompleks i patriotizmit?

Çka është gjithë kjo sevda në heroizëm.

Heronjtë nuk kanë nevojë për Juve, ata nuk ju kanë votuar.

As nuk ju ndihmojnë që edhe Ju të bëheni heronj.

Nuk po kuptoj!

Çka u mor vesh kjo punë, i madh i vogël merren me të kaluarën, derisa e tashmja po ju 'vdes' para syve.

Njeriu që gjithë ditën tregon se e do Kosovën, diçka nuk është në rregull me të.

Hiç mos na tregoni se e dashuroni Kosovën me fjalë, Ne ju besojmë.

Neve nuk na kanë munguar kurrë patriotët, se për shembull Ramiz Lladrovci është më patriot se Ti, dhe neve s'na ndihmon asgjë patriotizmi i Tij në ditën e sotit.

Kosova ka probleme konkrete, reale, banale, prej bukës e deri te çrregullimet nervore të popullatës.

Nuk ka krizë për patriotizëm, por ka krizë për mbijetesë.

P.S. Nuk bëhesh Heroinë me vota të popullit, por bëhesh shërbyese e popullit.

E Ne si popull, duam pare, punë, mirëqenie, mundësi të barabarta, duam ta dimë ku mbeten paret e Rimëkëmbjes dhe pse veç Kosova nuk i ka siguruar vaksinat.

Çka po ndodh këtu, sot, në kohën e tashme!

Trego!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat