Premtimi për vaksinat mbetet premtim, utopi apo mashtrim

Opinione

Premtimi për vaksinat mbetet premtim, utopi apo mashtrim

Nga: Dedë Preqi Më: 15 mars 2021 Në ora: 12:22
Dedë Preqi

Covidi 19-të, ndoshta i vetmi që nuk bënë dallime dhe nuk është vetëm i njërit apo tjetrit dhe i cili na bënë roje te pragu i derës të gjithve pa dallim. Prandaj, ky lloj i virusit me natyrën e vet të mundimeve dhe formave tmerruese, pa dashur jeta është në pikëpytje, pa marrë parasysh se, a je kinez, a je amerikan, por edhe shqiptar.

Është në pytje shëndeti njerëzor i gjithë njerëzimit, me ç’rast është në krizë i tërë globi që e ka kapluar, që ndoshta do të ishte edhe më shkatërrimtare se një luftë atomike, duke e goditur njerëzimin pa mëshirshëm, kur askush nuk mund ta dijë përfundimin në realitet.

Sot dyshimet vijnë nga gjitha anët, tek e cila hamendemi, por nuk mund ta pranojmë si një dokuri që depërton tejpërtej pa e prekur dhe vërejtur, prandaj është e nevojshme që domethënjën e gjithë kësaj krize të pandemisë globale ta përpunojmë dhe tejkalojmë në mënyrë të organizuar, sepse bëhët fjalë edhe për popujt e pa fuqishëm ekonomikisht, që ta përballojnë një situatë të tillë.

Edhe Kosova, si një shtet i ri, me një popullatë të prekur nga kjo pandemi, po ballafaqohet me kapacitetet e veta, por të mangëta dhe të pa mjaftueshme, një popull, sikur i lënë anash nga BE-ja, i cili po trazohet deri në thellësinë e vet, për kundër të gjitha mundësive që ka, akoma nuk ka arritë të sigurojë sëpaku ndonjë dozë të vaksinave kundër këtij virusi të rrezikshëm.

Evropa, thuhet se ka porositur afro 400 milionë vaksina, për të fornizuar vendet e veta, por këtu sikur harrohet vetëm Kosova, si shoqëri e izoluar nga liberalizimi i vizave, e cila ende nuk ka mundur ta gjejë vetën tek imazhi i saj, edhe pse gjindet në mesin e kontinentit të vet, nuk po mundet ta sigurojë bile një simbolikë të kësaj vaksine.

Për deri sa BE-ja, ka premtuar sëpaku një ndihmë simbolike të kësaj vaksine për Kosovën, edhe pse nuk është e detyruar për një gjë të tillë, sepse i takon sëcilit vend të gjejë mundësitë e veta, por në raste të tilla sikur gjindet Kosova, e obligon situata që BE-ja, të interesohet dhe të angazhohet edhe ndaj këtij vendi dhe populli, që ti bëjë ballë kësaj valet ë rrezikshme, duke e ndihmuar me vaksina kundër saj.

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, në dorëheqje, me kapacitetet e veta të mangëta, por edhe e lodhur nga menagjimet e dobëta, duke e hequr fajin nga vetja e hedhin dikund tjetër, apo në qarqet evropiane, por një pikpamje e kësaj politike shkakëton reagime të ndryshme në praninë e këtij popullit, të cilët janë lodhur dhe të shqetësuar nga problemet e shëndetit, por edhe më shumë nga politikat e pa përgjegjësisë dhe autokracisë.

Këshilli i Evropës, është një organizatë evropiane, që ka për detyrë të kujdeset për gjitha problemet dhe të drejtat njerëzore të vendeve të veta, por edhe të atyre vendeve që synojnë të bëhën anëtarë të kësaj organizate, poashtu kjo organizatë duhet të mirret edhe me politikat integruese, të mbrojtjes, të sigurimit shëndetësor, të stabilitetit, por dhe të zhvillimit ekonomik të tyre.

Prandaj, dozat e vaksinimit duhet të ndahen në mënyrë proporcionale jo vetëm për shtetet e BE-së, por edhe për vendet e Ballkanit Perëndimor, sikur që është Kosova, sepse kordinimi strategjisë kundër pandemisë Covidi 19- të, nuk mund të bëhët në mënyrë selektive, duke ditur se, edhe nëse vendet evropiane do të vaksionohen deri në një masë, ata prapë do të jenë të rrezikuar nga pala tjetër e pa vaksionuar.

Në një mënyrë, edhe Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel, edhe zonja Presidente e Komisionit Evropian, Ursula von der Lyen, si edhe gjithë komisionerët tjerë të Evropës, duhet ti marrin parasysh edhe vendet e vogla, sikur që është edhe Kosova, me popullatën e saj, sepse në një mënyrë edhe pse liria e lëvizjes së këtyre njerëzve është e kufizuar, prapë se prapë rreziku do të ishte prezent nga kjo pandemi, që po e kaplon tërë globin.

Premtimi për vaksinat për popullatën kosovare nuk do ta quajmë edhe vepër penale, por nëse është përpjekje për të manipuluar me një popullatë, apo jetërat e kësaj popullate, atëherë do të ishte më shumë se vepër penale.

Nëse këtë gjest, do quajmë utopi, atëherë në këtë periudhë të vështirë njeriu nuk u beson as syve të vet, as veshëve të vet, por as dhëmbjeve të veta të vështira që përjeton, i cili detyrohet të dëshmojë se, nuk qenka interesant as shkenca dhe ma në fund nuk qenka interesante as jeta.

Dhe nëse këtë gjest e quajmë mashtrim, me që këto gjeste nuk janë të rralla në shoqërinë tonë, atëherë këtij mashtrimi vetëm të ia shtojmë edhe një mashtrim tjetër, duke pritë me shpresën se me të gjitha të këqijat dhe mashtrimet do ti marrë me vete edhe Covidi 19- të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat