Mjaftë politikanë të “nderuar” për pushtet, tani është koha e fundit për shtet dhe për qytetarë

Opinione

Mjaftë politikanë të “nderuar” për pushtet, tani është koha e fundit për shtet dhe për qytetarë

Nga: Adem Bytyçi Më: 18 mars 2021 Në ora: 22:55
Adem Bytyçi

Këtë  e thonë edhe miqtë tanë Euro- Amerikan, të cilët e kanë hisen e vetë të kontributit në Lirinë tonë dhe në themelimin e shtetit tonë  të pavarur dhe sovran.

Pas zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021, në vende që të gjitha partitë politike të kontribuonin në konstituimin  e institucioneve shtetërore, ca nga ato kërcënojnë me bojkot të  seancave parlamentare në të cilat konstituohen institucionet për të mirën e vendit dhe të mirën e qytetarëve.

Edhe pse miqtë tanë ndërkombëtar  sugjerojnë,  që subjektet politike të marrinë pjesë aktive dhe të tregohen të përgjegjshme në konstituimin e institucioneve pas zgjedhjeve të parakohshme të fundit , sipas prononcimeve të kryetarëve të subjekteve politike

në opozitë është mjaftë sinifikative se disa nga partitë dhe deputetë të partive të opozitës nuk do t'i dëgjojnë këshillat e miqve të Kosovës për të kontribuar në konstituimin e institucioneve,  të cilat për interesat e shtetit të Kosovës dhe për interesat e qytetarëve të shtetit tonë janë më të rëndësishme si as një herë më parë për shkak të Pandemisë, krizës ekonomike dhe aranzhimeve të shumë proceseve të rëndësishme ndërkombëtare të shtetit të Kosovës.

Në qoftë se nuk do të ndryshojnë qëndrimin e tyre subjektet politike për të heq dorë nga bojkoti dhe sabotimi i seancave të Parlamentit, duke i i bojkotuar ato me qëllim që mos të konstituohen institucionet shtetërore dhe vendi të detyrohej të shkonte përsëri në zgjedhje të jashtëzakonshme, kjo do të ishte  shumë e dëmshme për vendin jo vetëm për shkak të shpenzimeve të pa nevojshme në këtë periudhë krize ekonomike të vendit, por edhe për shkak të humbjes së besimit të miqve tanë ndërkombëtarë, se Kosova e ka një klasë politike të pa aftë dhe të pa përgjegjshme për  të kontribuar në shtetëndërtim dhe për t'u pajtuar difinitivisht me verdiktin e sovranit kurdo që të mbahen zgjedhjet nacionale qofshin ato të rregullta apo të parakohshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat