A ka nisur zhbërja e AAK-së?

Opinione

A ka nisur zhbërja e AAK-së?

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 23 mars 2021 Në ora: 20:47
Ramush Haradinaj

Edhe një largim i madh nga AAK, kryetari i Kryetari i komunës së Obiliqit,  Xhafer Gashi, ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga kryetari i degës së AAK-së në Obiliq, dhe nga të gjitha funksionet dhe përgjegjësitë brenda strukturës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Pas zgjedhjeve të 14 shkurti, ku AAK pësoi tronditje, ka pasur zhvillimeve si rrjedhojë e zhvillimeve brenda strukturës së Aleancës në Obiliq, pas dorëheqjes se nëntë asamblistëve të Kuvendit Komunal, kryesisë së degës, forumit rinor.

Kjo duket se e ka shtyrë Gashin të largohet nga AAK, i pakënaqur edhe vet nga rezultati i AAK-në në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Xhafer Gashi një kryetar që ka mbështetje të madhe në Obiliq, duke tejkaluar kornizat partiake, është humbje e madhe për AAK në nivel vendi, ndërsa në Obiliq i pa zëvendësueshme.

Realisht, pas zgjedhjeve të 14 shkurtit brenda AAK pa pasur shumë pakënaqësi, të cilat filluan me largimin e madh të ish ministres së jashtme që vinte nga AAK, Meliza Haradinaj e cila u largua edhe nga AAK.

Mungesa e reformave brenda AAK, kanë sjell këtë rezultat katastrofik. Nga dështimi në zgjedhjet e 14 shkurtit duket së më së shpejti reagoi LDK, që ndryshoi kryetarin dhe komplet kryesinë, derisa në PDK dhe AAK, edhe pse vlon nga brenda ende s’ka ndryshime.

Këto ndryshime janë të domosdoshme, sa më parë të bëhen aq më mirë. Derisa LDK dhe PDK kanë baza të forta, AAK e ka shumë të vështirë të mbijetojë në skenën politike të vendit. Kjo parti, që identifikohet me Ramush Haradinaj, e ka të pamundur të vazhdojë mbijetesën me këtë strukturë që nuk garanton asgjë përveç dështimeve të radhës.

AAK duket se po shkon drejt shuarjes, janë ndryshimet e kohës që e bëjnë të panevojshme ekzistencën e AAK si parti, pa baza të forta.

AAK është dashur moti kohë të filloi reformat e brendshme, duke formuar të rinjtë brenda vetës, dhe duke dëshmuar një qeverisje ndryshe nga ajo që ofronte PDK.

Derisa s’ka ofruar ndryshim të kursit qeverisës, AAK është parë nga qytetarët njësoj si PDK. Ndëshkimi erdhi, po vazhdon me braktisje të emrave të respektuar nga AAK.

Përflitet se Xhafer Gashi do të bashkohet me VV apo Vjosën, që do të ishte një impuls i madh i qeverisë. Ramushin s’duhet me zanë as gjumi për ikjen e Xhaferit, e cila pritet që të vazhdohet edhe me largime tjera.

Ose thënë më mirë, Ramushi është mirë me kuptua se koha e tij në politikë ka marr fund.

Politika është cikël që ka fillim dhe fund, me AAK që duket se po e prek fundin e saj.

Vetëm një reformë shumë e madhe, mbase mund të shpëtojë partinë nga zhbërja, edhe pse duket e vështirë mbijetesa e saj, me qytetarët që nuk e shohin AAK si mundësi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat