Legjistratura e re me sindromin recidiv të asaj të kaluarës

Opinione

Legjistratura e re me sindromin recidiv të asaj të kaluarës

Nga: Ruzhdi Peçani Më: 24 mars 2021 Në ora: 20:39
Ruzhdi Peçani

Ndodhën zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit që nxorën legjistraturën e tetë. Më 22 mars ndodhi Seanca Konstituive e Parlamentit të Republikës së Kosovës.Seancë ku deputetet edhe bënë betimin, ky ishte akti I-rë. Konstituimi i Parlamentit pa asnjë frymë ceremoniale, që duhej ta kishte ku zgjedhej Kryetari i Parlamentit z. Glauk Konjufca, që aktualisht do jetë edhe U.D President i Republikës së Kosovës. Po këtë ditë u zgjodhë edhe Qeveria e re Kurti 2, nga shumica fituese parlamentare,pra Kryeministri me kabinetin, dy zv.Kryeministrat dhe gjithë pesëmbëdhjet ministëre dhe ministra.

Në gjithë këtë që pamë ishte për të veçuar e të ndiheshe mirë, ishte ajo se në këtë Qeveri do kemi edhe pesë gra ministre, njëra ndër to edhe zëvendëskryeministre. Përcollëm ekspozenë e kandidatit për Kyeminstër vendi nga i cili do të dilte një program qeverisës për qeverisjen e vendit. Të themi se edhe nuk mund të ishte një atmosferë ceromoniale në shtëpinë e demokracisë, kjo se kemi një demokraci të lënduar rëndë. Ky ishte akti II-të i seancës.

Dhe “ngritet perdja”, fillon akti i III-të me hapjen e debatit. Si e do rendi shtëpisë së pari marrin fjalën shefat e grupeve parlamentare,prap sipas rendit  “sipas numrave”që kanë, këtë e kanë në zhargon dhe u pëlqen,por jot të gjithëve tani, pas tkurrjes që pësuan.U.d Kryetari i PDK z.Enver Hoxhaj, fjalia e tij e parë tregon për një atavizëm që tani duhet ta vazhdojë me një aversion ndaj kandidatit për kryeministër, jo se nuk vlerësoi ekspozenë, ngase si opozitar duhej ta bënte po do shkoi aq larg me provokimet.

Se çfarë do bëjë Kryeministri: çfarë me demarkacionin me Malin e Zi, Dialogun me Serbinë, Marrëveshjen për Bashkësinë e Komunave serbe, politikën e jashtme pra heqjen e moratoriumit për njohje dhe integrimet në institucionet ndërkombëtare dhe shumë tjera.

Të gjitha këto ishin paradoks eklatant, të gjitha këto të bëma që kishin ndodhur kur dhe vetë partia e tij kishte qenë në qeverisjet. Me një zhargon pak më të moderuar do e bënë edhe Kryetari i LDK z.Lumir Abdixhiku, po edhe me një ngjyrë zëri paksa të ashpër. Pastaj nga AAK Pal Lekaj: “Ne nuk do të votojmë për Qeverinë e re, pasi që po shihet që numrat po e rrebelojnë Vetëvendosjen. AAK-ja gjithashtu nuk do të sigurojë vota as për Vjosa Osmanin për Presidente, pastaj kërcënon se si u rrëzuam njëherë u rrëzojmë prapë. Nga Lista Srpska përfaqësuesi në foltore bënë propozimin për nënkryetarin nga ta, do thotë se ne propozojmë z. Sllavko Simiq, “i cili qëndron në ballë të popullit serb”. Ky një provokim hapur, pra nuk thirret në emër të pakicës serbe.

Po të marrim dhe zgjedhjen e Kryeparlamentarit, e fusim në këtë akt ku ndodhën shëmtitë, kur pas votimit Slavko Simiq për nënkryetar merr 91 votë apo 22 votë më shumë se Glauk Konjufca që mori 69 kur u zgjodh Kryetar i Kuvendit të Kosovës. Ishte ky një sinkronizim apo produkt i mërive, inatesh dhe urrejtjesh patologjike të partive shqiptare në opozitë ndaj pozitës. Kjo nuk mund të tolerohet, pra Lista serbe nuk votoi Glaukun po shqiptarët votuan për Sllavko Simiq, votuan për shtetin serb.

Kjo ka irrituar tej mase opinionin publik dhe sikur na është e qartë përse deri dje edhe zv.Kryeministri Goran Rakiq mbante në zyrën e tij flamurin shtetëror të Serbisë duke e flakur nga zyra flamurin shteëtror të Kosovës”?!Dhe tani pse të mos shtrohet pyetja ,se a do i lejohet tani ministrit të posazgjedhur nga pakica serbe Goran Rakiq të veproj njëjtë. Pra ,a do lejohet cenimi i integritetit të Kosovës mu në zemër të shtetësisë – në Qeverinë e Republikës së Kosovës?!

Në shtetet demokratike dhe të avancuara dimë se Presidenti i vendit dhe Kryeministri betimin e bëjnë duke vënë dorën mbi librin Kushtetutën e vendit, gjersa ministrat e bëjnë edhe duke nënshkruar fletën e betimit. Po tek ne, ministrat vetëm pëshpërisin, po athua nga pakica serbe çka murmurisin në vete duke i përpëlitur buzët? Kujt i bëjnë betimin ? Republikës së Kosovës, padyshim se jo! Dhe një e vërtet qëndron se gjersa deputetët shqiptarë që bëjnë inate dhe përçarje- serbët bëjnë politikë.

Në këtë akt shëmtie do ndodhë edhe ajo që nga deputetja Ganimete Musliu,që mbahet mend si një përçarëse kjo ,nga foltorja e Parlamentit, kanë dëshirë t'i thonë “Tempulli i demokracisë”do shpreh racizëm, shprehje denigrimi ndaj një fëmije, i cili nuk e ka nënën shqiptare dhe sipas paragjykimit të saj të sëmurë, nga babai shqiptar po “nuk flet shqip në shtëpi”. Dhe po kjo deputete nonshalante dhe një puritane, mu para foltores shprehe krenarinë dhe falënderon votuesit se e bënë për herë të pestë deputete. Nga sot nuk dua të besoj se dhe ata janë krenar. Dhe nga një seancë solemne të Kuvendit të Kosovës që pritnin pranë ekraneve në shtëpitë e tyre opinion publik – ata u terrorizuan gjatë tërë ditës.

Kur seancës po i vinte fundi dhe Kryetari i Parlamentit i jep fjalën Kryeministrit Albin Kurti për t’iu drejtuar deputetëve dhe opinionit publik, deputetët shqiptarë të opozitës, mes tyre ndoshta kishte dhe konformist, këtë e marrin si irelevante dhe nga ex pacto et conveno që mund të ishte, të sinkronizuar lëshojnë sallën së bashku me deputetët e Listës Srpska.

Qytetaria në orët e vona të pasdites, për një qetësi, përcollën ceremoninë e dorëzimit të detyrës që U.D Presidentja znj.Vjosa Osmani i bëri U.D Presidentit zt.Glauk Konjufca i cili me automatizëm mori këtë detyrë si Kryetar i zgjedhur i Parlamentit të Republikës së Kosovës. E zhvilluar sipas protokollit të shtetit që ishte shumë mbresëlënëse.

Kjo seancë sipas asaj që ”fshati që shihet nuk do kallauz”,tregon se në këtë legjislaturë punët nuk do shkojnë dhe aq mirë. Pozita do mund të ketë përballë një opozitë mjaft agresive, me këtë fillim edhe të frustruar nga rrënjët ”ab equis ad asions”që pësuan në zgjedhje. Kjo ka një shpjegim dhe zanafillën e tyre nga legjislatura e kaluar dhe në veçanti e theksuar gjatë fushatës parazgjedhore të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 14 shkurtit.

Nga e gjithë kjo, strumbullar i gjithë kësaj ishin politikanët, deputetë, zyrtarë qeveritar të të gjitha pozitave zv.ministra, ministra bile edhe zv.kryeminstër, pra janë partitë politike që me veprimet e tyre në parlament, mediat vizive dhe rrjetet sociale kanë polarizuar dhe fragmentuar masën e shoqërisë në skajshmëri.

Dy raste kur mungon kultura e komunikimit dhe shkathtësia intrapersonale,k ur njëri nga zv.Kryeministër nga averzioni që kishte ndaj U.D së Presidentit të shtetit i deklaron se “nuk është e mençur” dhe tjetri do eksitohet dhe masës se punëtorëve të një kompanie publike do i drejtohet “…sytë e ju trrgojnë se jeni më hajna se unë “! Ministri “…në sytë e juaj shoh se jeni me Covid-19”!, “qenat e ….”! Kjo,jo vetëm si inkompatibile me kodin e sjelljes së qeveritarëve dhe politikanëve, po kalonte edhe irracionalen?!

Po këta politikanë kishin futur në vokabularin e tyre dhe fjalët më të ulëta fyese dhe denigruese dhe linçimit, ndaj njëri-tjetrit, grupit dhe oponentëve dhe rivalëve të tyre politik si (budalla, banda politike, Hitler, rrugaç, tradhtar, kriminel, qenat e ..,hajn, haraçist) e çka jo tjetër. Të gjitha këto thuheshin publikisht, në seanca parlamentare dhe në medie, duke acaruar mesin në parlament me fyerje dhe denigrim edhe të komuniteteve jashte parlamentit, si ishte rasti lidhur me temën më të ndjeshme për të pagjeturit që do shkaktonte një reagim të ashpër shoqëror!

Kundërshtitë, mes opozitës dhe pozitës, jo se qëndrojnë vetëm në konceptet politike po në një padurim absurd gjerë në animozitet. Opozita e tanishme si armë do shfrytëzojë obstrukcionin në parlament, nuk do që ti falë atë që bëri pozita si opozitë që ishte, hedhja e gazit lotsjellës dhe vezëve, pra si agresive.Po,kjo mund të merrej si reagim i ashpër ndaj vendimeve të dëmshme për Kosovën, që merreshin, si kauzë që kishin jo se kishin mëri oponecën. Dhe dallimi qëndron se tani opozita mban inate dhe urrejtje të skajshme ndaj pozitës së tanishme.

E gjithë kjo një sindrom negativ në komunikimin publik si një “Pandemi PolitCovid 20”. Kështu, kjo është ajo që do të pengon shqyrtimin kualitativ për problemet publike, do vështirësojë marrjen e vendimeve demokratike në Parlament dhe dëmtimin e vlerave në shoqëri. Po kuptojnë se të qenit opozite do thotë: mendim ndryshe, mospajtim, kundërshti, oponencë ndaj qeverisë pra shumicës. Opozita përbëhet nga 7 karaktere të shkruar mbrapsht ATIZOPO. Por veprimet duhet ti marrin së mbari. Opozitarizmi nuk bëhet me obstrukcion, por me dhënie idesh dhe debat konstruktiv. Pra të ruajë karakterin e të qenit opozitë.

Partitë politike sikur nuk arritën të reformoheshin përgjatë kësaj kohe plurale.Dhe opozita e tanishme do jetë agresive ngase kanë edhe probleme të brendshme dhe çarje, kjo në veçanti pas rënies drastike që pësuan. Rënia apo efekti “nga kali në gomar” vështirë tejkalohet –te partitë e pare formuara dhe kjo prodhon frustrim brenda partisë. Partitë politike në Kosovë nuk arritën të kalojnë adoleshencën, mbase dhe sot miqtë tanë u duhet dhënë këshilla, po dhe vërejtje, se Kosova duhet të krijojë institucionet e shtetit, duke lënë anash inatet dhe obstrukcionin.

Me kohën opinioni publik është mësuar, që në qendër të vëmendje të shohin vetëm politikanët. Po tani pse jo, të spikatim ata që me mendjen dhe penën ,me përkushtim dhe të palodhur sadopak bënë për krijimin e mendimit kritik politik në opinion. Ndër ta politolog, analistë politik dhe opinionistë si: prof. Enver Bytyçi, Sulejman Mehazi, Jusuf Buxhovi, Behlul Beçaj, Nezir Kraki, Binak Maxharaj , Ragip Guraziu, Skënder Mulliqi, Hafiz shala, Florim Zeqa, Fadil Maloku, Rexhep Torte, Faton Mehmeti, Gani Qarri, Shpend Salihu, Ismail Muçiqi, Ali Hrtica, dhe shumë tjerë. Po këta do vazhdojnë me përkushtim të jenë në vëzhgim si një “opozitë jashtëparlamentare” kundrejt Qeverisë dhe Parlamentit që sot dhe nesër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat