Kur doli kryeministri Edi Rama...

Opinione

Kur doli kryeministri Edi Rama...

Nga: Skënder Karaçica Më: 25 mars 2021 Në ora: 08:21
Skënder Karaçica

Kryeministri shqiptar,Edi Rama,kur doli para gazetarëve shqiptarë në Tiranë,para tij ishin vënë shumë mikrofona të Radio-Televizioneve,që dëgjonin dhe merrnin deklaratën e tij (zyratre)lidhur me zgjedhjet e 25 shkurtit 2021.

Derisa fliste kryeministri Edi Rama,i kam numëruar mikrofonat e Radio-Televizioneve Shqiptare,kur e kur e bënin numrin 13 mikrofona të gazetarëve...!

Në trajtën e demokracisë të fjalës së lirë,në vendin tonë,nuk mund të protestojmë,por duhet të mbushur me frymën e lirë të vlerave sublime të kohës se,kemi aq shumë shtëpi informative(Televizione dhe gazeta),që për numrin e banorëve shqiptarë ia kalojmë vendeve më të zhvilluara në familjen e BE-së.

Ata që e njohin fushën e informimit publik në botë,kur e kur i shohin 13 mikrofona dhe dhjetëra gazetarë përballë kyreminsitrit shqiptarë Edi Rama,duhet të mendosh paksa,a jemi në Shqipëri apo në ndonjë vend me njëqind milionë banorë...?

Kjo është mirë për shëndetin e demokracisë,por roli në trajtat e ndërtimit të këtyre vlerave,lajmet dhe koha e lajmeve shqiptare duhet të jenë në funksion të ndërtimit të vlerave për shoqërinë shqiptare për të lënë hijen e rëndë të së kaluerës dhe,me tipare të reja të marrë udhën në krah të popujve të lirë evropianë...!

Mikrofonat e Radio-Televizioneve në Shqipëri,vertetë të frymojnë shqip,të lirë dhe të pavarur nga politika...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat