Jo, nuk avancohet kështu!

Opinione

Jo, nuk avancohet kështu!

Nga: Lirim Begzati Më: 11 prill 2021 Në ora: 15:18
Lirim Begzati

Sa të shumta janë punët prioritare që e presin vendin, siç janë ato që e prekin ekonominë, punësimin, varfërinë, politikën rajonale dhe perspektivat e vendit, parandalimin e eksodit masiv, reformat në drejtësi, e shumë të tjera. Tema pra serioze që kërkojnë një angazhim dhe qasje serioze.

Në moment, bie në sy fakti se këto çështje vërtetë pakë trajtohen me përkushtimin e duhur!

E pa befasishme kjo, bile as që do mund të imagjinohej më tepër punë se sa ajo që bëhet tani për tani, pasi që duhet bollë kohë për me u marrë me punë të tjera, me pazare dhe kalkulime të çuditshme, siç janë të gjitha ata çorodia që jemi duke i vërejtur pas zgjedhjeve të fundit në Kosovë!

Po pra, pikërisht çorodit dhe pazaret e tilla marrin shumë kohë, pasi që kërkohet një energji e madhe, një ushtrim “i ngritur intelektual”, për me i shpikur dhe ushtruar aktet e natyrës së tillë, të materializuara me shpifje, sharje, njollosje, denigrime e gjithçka tjetër që do të mund të hasnim vetëm në një regjistër të shëmtuar të politikës.

Jepet së paku përshtypja se parlamenti, por edhe disa institucione të tjera, janë transformuar në adresa të preferuara për larje hesapesh, për shprehjen e mllefeve, për tregimin e arrogancës ndaj njëri tjetrit. U kuptua se dikush më tepër e dikush më pakë, por në fakt nuk është kjo më e rëndësishmja, pasi që fenomeni si i tillë është i dëmshëm për interesat e gjithmbarshme të vendin, pa marrë parasysh se nga cilat fronte burojnë ato.

U dëgjua edhe ajo se duhet mirë të analizohet dhe të kuptohet se cilën gjuhë e flet fëmija e një udhëheqësi politik, e kurse dikush tjetër u mundua, përmes një metode perfide, të hulumtojë ca paralelizma përmes aforizmave, për me e përshkruar kështu dukjen e një udhëheqësi tjetër politik. Një çmenduri e paparë!

E gjithë kjo ndodhë, në mënyrë të paskrupullt, para syve të popullit, nën mbikëqyrjen e atyre që i’a kanë besuar votën dikujt, duke iu dhënë për detyrë që t’i çojnë përpara reformat e nevojshme të vendit, e jo për “reformimin” e diskursit të tyre që synon gjithçka tjetër, në përjashtim të interesit të gjithmbarshëm.

Në brendinë e këtyre dukurive mund të gjejmë disa sqarime, pasi që për disa “protagonistë” është shumë më lehtë me vepruar kësisoj, se sa me u angazhuar për me bërë diçka për të mirën e vendit. Ndoshta kjo ndodhë edhe për shkak të asaj se dikush ka më tepër prirje për me bërtitur dhe me sharrë dikën se sa me iu futur reflektimeve për me prezantuar diçka të mençur, për me e bërë punën për cilën populli ia ka besuar votën, për atë që vendi ka realisht nevojë.

Aq tejkalohen disa norma, sa që disa votues i parashtrojnë vetes pyetjen se pse iu kanë besuar votën disa individëve, atyre që nuk kanë kuptuar apo nuk duan të kuptojnë se çfarë roli iu është besuar nga populli. Ky i fundit, nuk ka nevojë për “aktorë” të fyerjeve, as për pretendues të interesave ekskluzivisht egoiste dhe partiake, por për përfaqësues të denjë dhe të ndershëm, për aktorë të vërtetë procesesh dhe reformash.

Është e vërtetë se rezultatet e zgjedhjeve u komentuan si një shpresë për me kaluar në një nivel tjetër të punës, për me u orientuar përfundimisht në drejtim të rrugës që çonë përpara. Shpresa e tillë ende mbetet e vlefshme, pasi që populli transmetoi një sinjal të qartë të domosdoshmërisë së nevojës për ndryshime.

Mirëpo, është e vërtetë edhe ajo se konfiguracioni i politikës së tanishme, këmbëngulësia dhe shprehja e inateve të disa “humbësve” të zhgënjyer nga rezultatet e zgjedhjeve, nëse vazhdojnë me rrugën e tyre të zgjedhur, atëherë vendit do t’i paraqiten sërish barriera që do t’i shkaktonin dëme të njëpasnjëshme, të cilat do të reflektohen negativisht në proceset dhe reformat që e presin vendin.

Mbajtja e zgjedhjeve të njëpasnjëshme nuk paraqet zgjidhje për vendin, e aq më pakë nëse ato janë një rezultat i mungesës së bashkëpunimit konstruktiv të oponentëve të ndryshëm politik.

shprehet nevoja për “koleksionim” të numrit të zgjedhjeve, por për koleksionim të një potenciali të dobishëm të përbashkët për me e çuar vendin përpara, sidomos në këto kohëra të vështira, ku vigjilenca duhet t’a prekë thellë ndërgjegjen e akterëve nga të cilët vendi pret padurim rezultate dhe punë konkrete.

U kuptuam se ky vlerësim iu kushtohet sadopak më tepër disa aktualiteteve të pranishme në horizontet e politikës kosovare, ku nuk vërehen dallime të mëdha me vendet tjera të trojeve tona. Disa frymëzime barten shpesh nga njëri tjetri, si një traditë kjo e kamotshme!

Jo, nuk shkohet kështu përpara, e kjo është më se e sigurt!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat