Dy fjalë për hoxhë Shefqet Krasniqin

Opinione

Dy fjalë për hoxhë Shefqet Krasniqin

Nga: Hafize Elshani Më: 14 prill 2021 Në ora: 15:11
Hafize Elshani

Hoxha Shefqet Krasniqi ka deklaruar mbrëmë në një emision televiziv se gratë janë për kuzhinë, ndërsa oda është për burra. Hoxhë i nderuar, për ju që je shpallur Hoxhë është zgjedhja jote, sen nuk është edhe ti me u qu këtë Ramazan me ba bukë për familjën se ajo familje nuk është veç e gruas tënde po edhe e jotja… Sen nuk është mas Iftari me u qu kadal me i fut piatat në maqinë për larje me i rendit e besa edhe me qitë caj…

Hoxhë, Zoti don ma shumë kur e don tanin, mandej del të tjetri për ndihmë. Hoxhë tenxheret, tepsiat me i pastru nuk janë vec për gjininë femrore, se nuk shkrun kerkun as Kuran e as Kushtetutë e as parimet e OKB-së… Hoxhë duhet me ta kujtu që si gazetar na ka ra shumë herë nëpër oda edhe asi oda midis Rugove e Drenice me kah 50 burra për vrasje e për çështje që do burra as nuk kishin dasht me qenë aty, gazetare që kemi qendru midis burrave pa na u tremb qerpiku, edhe a e din pse? Se Hoxhë, odën nuk e shohim selektim gjinor, se oda është veç një dhomë asnjë sen ma tepër…

Hoxhë sa për adet pak thirri mendjes e kujtohu Xhevë Lladrovcin që nga atëherë i ka thy këto barriera selektive, ka qëndru midis ode, midis Drenice edhe e ka tregu forcën, guximin e saj midis 100 burrave… Hoxhë, gratë nuk janë për me ja bë bukën, me ja siell në oda deri sa ti ligjeron… Jo, jo Hoxhë, gabim je…

Sa për info ti dhe kushdo tjetër mundeni me u dok qysh ju doni, me pantolla të shkurtë, me mjekrra, me kapuça, me studiu medrese, me shku Mekë e Medinë, shkurt nuk jeni problem se qysh doni dhe keni zgjedh jetesën tuaj, problem Hoxhë është mendësia qysh mendoni si fundamentalista muslimanë dhe mjerisht të paguar nga Beogradi për të lujatur këtë rol. Hoxhë, aman kupto që gjuha jote edhe e shumë kolegëve të tu, nuk është e adaptueshme dhe e kapshme për shekullin njëzet e një, amani ndryshoje pakë se edhe në fe duhet me ecë me kohën.

Ne jemi MADE IN KOSOVA jo Arabi. Për fund para bajramit mirë me u qu mi la tepihat e odave ti hoxhë kishe bë sevap të madh besomë ma shumë se që mban ligjerata fetare. Hoxhë edhe shpia është xhami e shpi e zotit, aty janë me të shtrejtit familjarët edhe dashnia e pa kusht, nuk është marre me u qu me la e me fshi. Odat hoxhë tash janë veç për me lu Counter Strike 1.6 edhe me lu PUBG. QAQ! Për fund… Grua, ti nuk je një qendër rehabilitimi për meshkuj të rritur keq… Nuk është puna jote ta ndreqësh atë, ta ndryshosh, t’i bësh prindin apo ta rrisësh atë. Ti do një partner, jo një projekt! Të fala Hoxhë xhematit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat