Joe Biden për Kosovën drejtësi kërkon, Serbia këtë kërkesë e quan presion

Opinione

Joe Biden për Kosovën drejtësi kërkon, Serbia këtë kërkesë e quan presion

 Rexhep Torte Nga Rexhep Torte Më 21 prill 2021 Në ora: 11:41
Joe Biden

Joe Biden, presidenti i SHBA-ve, Albin Kurti kryeministër, Vjosa Osmani presidente dhe Glauk Konjufca kryepalamentar i Kosovës, do të dijnë t’i dalin zot Kosovës dhe ta mbrojnë të drejtën dhe të vërtetën për Kosovën.

Joe Biden këtyre ditëve i dërgoi një letër urimi Vjosa Osmanit presidentes së Kosovës, ku mes tjerash shkruan që, “ Kosova të fokusohet në normalizimin e raporteve me Serbinë, drejt marrëveshjes përfundimtare , e cila kërkon fleksibilitet dhe kompromise të vështira”.

Unë gjykoj që kjo fjali duhet shikuar në këndvështrimin diplomatik dhe me dioptrinë diplomatike.

Kërkesa që Kosova të fokusohet në normalizimin e raporteve me Sebinë drejt marrëveshjes përfundimtare është këkesë e natyrshme dhe korrekte.

Ndërkaq kërkesa për fleksibilitet dhe kompromise të vështira, mendoj se tërësisht ka të bejë me Serbibë agresore gjenocidale e vrasëse, dhe aspak s’ka të bëjë me Kosovën që ishte viktimë e agresionit gjenocidal e vrasës që Serbia e kreu në Kosovë në vitet 1998/99.

Kosova domosdoshmërisht duhet sa më parë të hartojë dhe ta miratojë në Parlamentin e Kosovës platformën për rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi, gjë që ka munguar në dhjetë vitet e fundit.

Platforma e bazuar në unitetin e brendshëm politik përbën pozicionimin e fuqishëm të Kosovës në dialogun me Serbinë.

Kosova në asnjë mënyrë nuk duhet të shpresojë se Joe Biden-i dhe administrata e tij t’ia hapin rrugën Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi.

Angazhimi i presidentit Joe Biden dhe i administratës së tij në dialogutn Kosovë-Serbi në drejtim të qartësimit të së drejtës dhe të vërtetës së Kosovës viktimë, karshi Serbisë agresore gjenocidale e vrasëse do të shihen kur të fillojë dialogu.

Asnjë mendje e shëndoshë nuk mund të mendojë që Joe Biden me moralin dhe karakterin e tij të lartë që ka, do t’i imponojë Kosovës që karshi Serbisë agresore gjenocidale e vrasëse të bëjë kompromise në drejtim të cenimit të integritetit territorial dhe në drejtim të funksionalitetit të shtetit të Kosovës.

Joe Biden-i dhe administrata e tij e dijnë shumë mirë se Serbia agresore gjenocidale e vrasëse në vitet 1998/99 e bëri shkrumb e hi Kosovën, vrau më shumë se 13 mijë shqiptarë të pafajshëm, në mesin e tyre edhe fëmijë duke pi qumësht në gjoksin e nënës, dhunoi shtazërisht 20 mijë femra shqiptare, rrëmbeu 1650 shqiptarë nga Kosova, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur, dhe detyroi më shumë se 1 milion shqiptarë të marrin rrugën e eksodit për të shpëtuar nga vdekja.

E drejta dhe e vërteta janë në anën e Kosovës viktimë, dhe se kompromiset e vështira i takojnë t’i bëjë vetëm Serbia agresore gjenocidale e vrasëse.

Joe Biden president i SHBA-ve në bashkëpunim me Albin Kurtin, Vjosa Osmanin dhe Glauk Konjufcën, do ta vendosin Serbinë kriminale mes kudhrës e çekanit.

Kjo është e vetmja mënyrë që Serbia agresore gjenocidale të mbushet mend, të edukohet, të korrigjohet, demokratizohet dhe të formësohet për të qenë shtet normal, demokratik dhe paqedashës.

Kjo është e vetmja mënyrë që Serbia gjenocidale e vrasëse t’i pranojë krimet shtazarake që i kreu në Kosovë dhe të mos e mashtrojë botën demokratike me gënjeshtrat, që po i përdor tashmë 21 vite kundër Kosovës viktimë.

Serbia, Rusia dhe Kina tashmë e kanë kuptuar se populli i Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 ua dha lamtumirën Hashim Thaçit, Isa Mustafës, Avdullah Hotit dhe Sekender Hysenit, këtyre kukullave proserbe.

Aleksandër Vuçiq, krimineli dhe presidenti i Serbisë, më 18 prill 2021, deklaroi se, “Lidhur me padinë për dëmshpërblim të Vosa Osmanit, mundem vetëm “ të nënqesh tharbët” dhe të pyes, “ për çka e gjithë kjo”, “kjo është e pakuptimtë dhe e marrë sa nuk ka fjalë”.

O Alleksandër Vuçiq krimineli, psikopati, kanibali, shizofreni, teveqeli, dhe i çorodituri, Vjosa Osmani- prersidentja e Kosovës, e flet të vërtetën se Kosova do të ngren padi për krimet e Serbisë në Kosovë gjatë agresionit gjenocidal e vrasës në Kosovë në vitet 1998/99.

O Aleksandër Vuçiq krimineli, Kosova do të ngren padi edhe kudër Teje edhe kundër kriminelit Ivica Daçiq, si bashkëpunëtorë të ngushtë të kriminelit Sllobodan Millosheviq.

O Aleksandër Vuçiq krimineli, edhe Ty edhe krimineli Ivica Daçiq moti është dashur që të parët të jeni prapa grilave në Gjykatën Speciale në Hagë.

O Aleksandër Vuçiq krimineli, edhe Ty edhe krimineli Ivica Daçiq, duhet të tregoni në Gjykatën Speciale në Hagë, për projektet dhe skenarët e kriminelit Sllobodan Millosheviq, të cilat i dini shumë mirë, për vrasjet dhe masakrat ndaj mijëra e mijëra shqiptarëve të pafajshëm në Kosovë.

O Aleksandër Vuçiq krimineli, edhe Ty edhe krimineli Ivica Daçiq, do ta tregoni në Gjykatën Speciale në Hagë, vendodhjen e varrezave masive në Serbi, ku janë transportuar dhe varrosur në mënyrë çnjerëzore në Serbi mijëra e mijëra shqiptarë të pafajshëm të Kosovës, për t’i fshehur Serbia këto krime.

O Aleksandër Vuçiq krimineli, edhe Ty edhe krimineli Ivica Daçiq , do ta tregoni në Gjykatën Speciale në Hagë, vendndodhje e hekuranave në Serbi, ku janë transportuar në mënyrë çnjerëzore dhe janë djegur në mënyrë mizore mijëra e mijëra shqiptarë të pafajshëm të Kosovës, për t’i fshehur Serbia këto krime.

O Aleksandër Vuçiq krimineli, edhe Ty edhe krimineli Ivica Daçiq, do të tregoni në Gjykatën Speciale në Hagë edhe për dhunimin makabër të 20 mijë femrave shqiptare në Kosovë që e kryen ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë në Kosovë.

O Aleksandër Vuçiq krimineli, edhe Ty edhe krimineli Ivica Daçiq, do të tregoni dhe do ta zbardhni në Gjykatën Speciale në Hagë, fatin e 165o shqiptarëve të pafajshëm të të gjitha moshave e gjinive, të cilët Serbia i rrëmbeu në Kososë dhe i transportoi në Serbi.

O Aleksandër Vuçiq krimineli, Ty dhe krimineli Ivica Daçiq, duhet ta dini se drejtësia vonon, por nuk harron, kështu që sëbashku me kriminelët e tjerë të Serbisë do të përgjigjeni para ligjit për tërë krimet e kryera në Kosovë.

O Aleksandër Vuçiq krimineli, kur të dalish para Gjykatës Speciale në Hagë, do ta provosh dhe ndjesh deklaratën e Vjosa Osmanit, presidentes së Kosovës, dhe reagimin Tënd, se deklarata e Vjosa Osmanit të paska bë të “ nënqeshesh tharbët”, dhe do të pyesish, “ për çka e gjithë kjo”, e do të thuash se “ kjo është e pakuptimtë dhe e marrë sa nuk ka fjalë” ?!.

O Aleksandër Vuçiq krimineli, në Gjykatën Speciale në Hagë do ta kuptosh se, as Vjosa Osmani presidente e Kosovës, as Albin Kurtui kryeministër i Kosovës dhe as Galuk Konjufca kryeparlamentari i Kosovës, nuk kanë aspak të ngjarë me Hashim Thaçin, Isa Mustafën, apo Avdullah Hotin, me të cilët e luaje si të doje vallen “sitno” të Serbisë.

O Aleksandër Vuçiq krimineli, vajti edhe Donald Trumpi, ish presidenti i SHBA-ve, vajti edhe Richard Grenel, i dërguari special i Donald Trumpit në dialogun Kosovë-Serbi, të cilët deshin ta coptojnë Kosovën viktimë për ta kënaqur Serbinë agresore gjenocidale e vrasëse.

Vajtën Johanes Han, Ketrin Eshton dhe Frederika Mogherini, emisarë të BE-së që deshin ta coptojnë Kosovën viktimë për ta kënaqur Serbinë agresore gjenocidale e vrasëse.

O Aleksandër Vuçiq krimineli, tani të kanë mbetur vetëm Josep Borell- shef i diplomacisë së BE-sw dhe Miroslav Lajçak, emisari i BE-së në dialogun Kosovë- Serbi, që janë puro proserbë të dëshmuar dhe mundohen t’ia imponojnë Kosovës themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, qoftë edhe me çimin e ndryshimit të Kushtetutës së Kosovës, edhe pse pakica serbe në Kosovë i gëzon të drejtat dhe liritë e njeriut më shumë se çdo pakicë tjetër në botë.

Josep Borell dhe Miroslav Lajçak, u dëshmuan mashtrues, jokorrektë, hileqarë dhe puro pro proserbë në dialogun Kosovë-Serbi, dhe detyrimisht BE-ja nëse dëshiron dialog të suksesshëm Kosovë-Serbi dhe paqe në Ballkan, këta dy persona duhet t’i zëvendësojë me dy figura tjera të ndershme dhe paqedashëse.

Serbia kriminale me Aleksandër Vuçiqin në krye, përfshirë edhe Rusinë dhe Kinën mbështetëse të regjimit kriminal të Serbisë, tashmë e kanë kuptuar se ka filluar tu rrëshqasë dheu nën këmbë.

Pakoja e Ahtisarit në segmentet ku e dëmton Kosovën duhet ndryshuar, sepse kjo pako nuk është as Kur’an e as Bibël që nuk mund të ndryshohet.

Kjo vlen edhe për mosrealizimin marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, nënshkruar në Bruksel nga të papëgjegjshmit dhe proserbët Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, të cilët në dialog me Serbinë shkonin kokë më vete, për interesa të veta dhe pa platformë të miratuar në Parlamentin e Kosovës.

i komunave me shumicë serbe në Kosovë e cënon funksionimin normal të shtetit të Kosovës dhe është një kërkesë e Serbisë për ta mbajtur nën kthetra Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat