Debatet politike po e rrezikojnë shëndetin e qytetarëve!

Opinione

Debatet politike po e rrezikojnë shëndetin e qytetarëve!

Nga: Ismail Muqiqi Më: 25 prill 2021 Në ora: 18:50
Ismail Muqiqi

Qytetarët e Kosovës po përballen me sfida dhe vështirësi të ndryshme si nga pandemia, nga kriza ekonomike e sidomos po përballen me dukurin e debateve të kota politike të cilat janë jo racionale dhe jo njerëzore. Këtë vlerësim dhe analizë e dhanë këto ditë edhe mjekët kompetent të Klinikës  Neuropsikiatrike te QKUK-së. Neuropsikiatri i njohur Afrim Blyta në një deklaratë të karakterit psikiatrik dhe shkencorë konstatoj se debatet politike të cilat me javë dhe muaj  po organizohen nëpër televizionet e Kosovës. Kanë ndikuar negativisht dhe drejtpërdrejt në ekuilibrin e shëndetit të qytetareve. K

ështu në një anketë të zhvilluar mjekët konstatuan se tensioni i gjakut i qytetareve të cilët i përcjellin debatet politike të nivelit të ulët dhe të mjerë të pseodoanalisteve dhe opinionistëve, eksperimenti dhe analiza ka treguar se për shkak të këtyre debateve problematike tensioni i gjakut i qytetareve është ngritur për 30%. Kjo tregon gjendjen aktuale të politikës programore dhe editoriale të këtyre mediumeve televizive të cilat po e helmojnë opinionin. Sot Kosova ka shumë nevojë për këshilla dhe ndihmë profesionale nga ekspertët e mjekësisë. Po të kishin vetëdije dhe kulturë moderatorët dhe udhëheqësit e këtyre televizioneve në këtë kohë të vështirë para ekranit televizivë duhet të dalin psikologët sociologët, psikiatri, pedagogët dhe personalitetet kompetente të cilat mirën me mbrojtjen e shëndetit të popullsisë.

Qytetaret janë të ngopur me trauma më të ndryshme në jetën e përditshme. Kam harruar ose fare nuk më kujtohet, ndonjë emision me karakter edukativë dhe arsimorë i cili duhet të kishte mesazh për nxënësit, studentët se si të mbrohemi apo të ruhemi nga sëmundjet e ndryshme përkatësisht nga virusi Covid 19 i cili po bënë gërditi nëpër Botë. Shteti i Kosovës ka obligime dhe nevojë që të krijoj një shoqëri të shëndoshë pa trauma dhe defekte tjera psikike shëndetësore.

Qytetaret kanë nevojë që në orët e mbrëmjes të relaksohen përmes emisioneve televizive të cilat krijojnë shpresë dhe optimizëm për familjen, rrethin dhe shoqërinë në përgjithësi. Qytetari i Kosovës në këto ditë me plotë sfida ka nevojë që të freskohet me emisione dokumentare dhe reportazhe të ndryshme nga mjediset  e fshatrave dhe vendbanimeve te Kosovës duke marrur shembuj konkret për të arriturat e ndryshme ne ekonomi  për shtimin e prodhimeve në bujqësi për punën e suksesshme të ndonjë fabrike e cila punëson fuqi punëtore e tjere. Vetëm kështu duke trajtuar tema të cilat sjellin profite  inovative përmes konkurrencës së dijes dhe zbulimeve  teknologjike informative qytetareve te Kosovës  ua përmbushim kërkesat dhe nevojat, duke ju dhënë shpresë për një të ardhme më të mirë.

Prandaj temat politike dhe debatet e neveritshme po e rrezikojnë shëndetin e popullsisë duke shkaktuar edhe trauma psikike ne mesin e njerëzve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat