A do të duhej ish kryeministri Hoti të ishte më i kujdesshëm në shpenzimin e buxhetit gjatë pandemisë?

Opinione

A do të duhej ish kryeministri Hoti të ishte më i kujdesshëm në shpenzimin e buxhetit gjatë pandemisë?

Adem Bytyçi Nga Adem Bytyçi Më 27 prill 2021 Në ora: 15:47
Avdullah Hoti

Për mënyrën e papërgjegjshme siç e ka menaxhuar buxhetin e Kosovës në kohë pandemie, duke i'u dhënë lek të popullit më shumë  atyre ndërmarrjeve që nuk e kanë ndërpre veprimtarin afariste as edhe një ditë, se sa ndërmarrjeve dhe bizneseve të cilat nuk e kanë ushtruar veprimtarin e tyre afariste , duke manipuluar me paratë e taksapaguesve të Kosovës sipas tekëve dhe bindjeve të tija politike, sikur të jetonte z.Avdullah Hoti, në një shtet ku ka rend dhe ligj duhet të ishte subjekt hetimi, për të dhënë llogari se si e ka shpenzuar centin e fundit të buxhetit të Kosovës gjatë periudhës sa ka qenë Kryeministër i Republikës së Kosovës.

Jo vetëm z.Hoti, por edhe të gjithë Kryeministrat tjerë pa dallim duhet të japin llogari për mënyrën se si i shpenzojnë paratë e taksapaguesve Kosovar, e jo të sillën me buxhetin e shtetit sipas tekëve të tyre sikur buxheti të ishte në pronësinë e tyre private.

A e dini sa tragjik-komike tingëllonte kërkesa e ish Ministres së financave ndaj z.Albin Kurti, në seancën e fundit të Parlamentit: Në Qeverinë tonë u vodhën 2.1 milionë Euro nga THESARI shtetit, tani gjeni ju sepse e keni Prokurorin dhe Gjyqësinë.

Në anën tjetër Enver Hoxhaj i PDK-së, pora ca dite kishte një kërkesë tjetër ndaj kryeministrit aktual z. Albin Kurti: Kthejeni kufirin me Malin e Zi, atje ku ishte më parë në Çakorr dhe Kullë, ndonëse sipas tij e kishte kundërshtuar z.Albin Kurti, ndryshimin e kësaj vije kufitare në dem të tërësisë tokësore të Kosovës ,në të vërtetë këtë vije kufitare   e kishte kundërshtuar eksperti i të drejtës ndërkombëtare tani i ndjeri dr. .prof. Zejnullah Gruda.

Pra, z.Kurti ,prej që ka filluar qeverisjen e vendit është duke u ballafaquar me shumë kërkesa të opozitës, të cilat nuk e ka edhe aq lehtë për t'i zgjidhur edhe pse kanë ndodhur në kohen kur vendi qeverisje nga partitë të cilat sot janë në opozitë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat