A u futëm vet në kurthin e feministeve të Mitrovicës?

Opinione

A u futëm vet në kurthin e feministeve të Mitrovicës?

Nga: Mr. Hamdi Nuhiju Më: 27 prill 2021 Në ora: 16:08
Mr. Hamdi Nuhiju

Qysh na futën në kurth aksioni i feministëve të Mitrovicës. Shumë metafora në protestën e tyre, ndërsa kapja-zëri ishte vetëm te një element si shenjtëri-virgjiniteti. Si shoqëri nëse jemi aq e turpshme saqë edhe në letërnjoftime në vend që të na shkruaj seksi për përcaktimin tonë biologjik, na shkruan gjinia, do të duhej të na interesonin sloganet tjera të protestës së aksionit simbolik të feministëve. Për shembull ngacmimit seksual në punë. Pse shoqëria dhe hoxha është pa zë në këtë temë, apo ndoshta nuk mund të flas se në radhët e xhamive ka plot ngacmues seksual në punë të cilët kur vendosin për të vënë marrëdhënie martesore me dikë si kusht bazë e vënë virgjinitetin?

Virgjiniteti si është edhe si kuptohet nga shoqëria ka dallim. Aksidentalisht një vajzë adoleshente me biçikletë duke mos u ruajtur mjaftueshëm në aspektin biologjik e humb virgjërinë. Çka ndodh me fatin e saj? Ajo gjatë jetës së saj deri në momentin e përgatitjes për martesë nuk ka pasur kontakt me asnjë mashkull dhe është aq shumë e edukuar saqë shumë familje do t`ia kishin zili për ta pasur në gjirin e tyre. Ky aksident i cili nuk mund të shpjegohet, ose më mirë thënë nuk mund të faktohet në momentin e martesës mund që t`ia prish fatin e jetës dhe këtë person ta lë rrugëve dhe ta etiketoje si e përdalë.

Ndaluni pak dhe analizoni rrugët dhe lagjet tuaja, duke nisur prej familjeve. Sa vajza të moshës 40 vjeçare kanë ngelur pa martuar ose nuk duan të martohen pikërisht për shkak të stigmatizimeve të këtilla? Ndoshta asnjëherë në jetë nuk kanë pasur kontakt me ndonjë mashkull, por kur shohin qasjen dhe mënyrën e sjelljes së shoqërisë ndaj tyre, heqin dorë nga dëshira për t`u martuar.

Mendoni dhe logjikoni pak për të ardhmen e fëmijëve tuaj se në çfarë ambienti po i rrisim? I edukon, i mëson për jetën, i shkollon, i përgatit për tregun e punës, në punë ngacmohet seksualisht nga dikush të cilin e sheh në xhami ose kishë dhe ka mbrojtje nga hoxha ose prifti. Nesër vajza stigmatizohet, ndërsa ngacmuesi seksual vazhdon me gjahun e tij të rehatshëm.

A duhet që të dëgjohet zëri i vajzave, kërkesat e tyre, natyra e tyre si dhe ata të flasin vet për rrolin e tyre në shoqëri? Pse ka nevojë që meshkujt gjithmonë kur ata bëjnë aksione simbolike t`i stigmatizojnë dhe t`i paragjykojnë deri në nivelin e nxjerrjes prej njerëzillëkut?

Nuk ka dyshim se virgjiniteti si koncept edukativ dhe moral është i shenjtë dhe të rinjtë dhe të rejat duhet që të edukohen dhe mësohen për ta ruajtur dhe mbrojtur si vlerë, por jo deri në nivelin e keqpërdorimit në emër të saj.

Shpesh herë dëgjojmë për vdekje të burrave të rinj në moshë dhe ngeljen e grave të reja me fëmijë ose pa fëmijë. Shoqëria jonë në aspektin moral, kombëtar dhe fetar si duhet t`i trajtoj këto raste? T`i lë në mëshirën e fatit që vet të luftojnë me jetën, apo t`i orientoj drejt një ombrelle të sigurt familjare e cila nuk do të lejonte që vajza shqiptare të përfundonin në prehrin e maqedonasve dhe serbëve?

Keni dëgjuar për martesat e përziera midis shqiptarëve dhe maqedonasve e serbëve? Ka shumë raste dhe rrëfime rrëqethëse. Faji për gjendjen e këtillë ekziston tek të gjithë ne, duke nisur nga hoxha në xhami dhe prifti në kishë. Ekzistojnë dy shtete shqiptare në Ballkan dhe përsëri vajzat shqiptare të Shqipërisë nuk mund të gjejnë një burrë shqiptarë për t`u martuar, por shkojnë e shiten për maqedonasit e serbët.

Logjika politike duhet të ndryshoj. Nëse shpërthimin femëror në Mitrovicë po e minimizojmë me kauzën e virgjinitetit, idenë për qasjen tonë ndaj këtyre temave duhet ta maksimalizojmë deri në nivelin e trajtimit të drejt e të gjitha problemeve që po piketohen ndër vite nga motrat tona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat