Përse ankohen humbësit?!...

Opinione

Përse ankohen humbësit?!...

Nga: Dibran Demaku Më: 29 prill 2021 Në ora: 10:33
Dibran Demaku

Edhe zgjedhjet nacionale në Republikën e Shqipërisë u kryen.Fitoi sërish (për të tretën herë me radhë Partia socialiste,siç thuhet e Edi Ramës.

Humbësit,Luli,Iliri,Monika dhe Saliu,nuk po pajtohen dot me humbjen.Luli thotë se përkundër humbjes,Partia demokratike ka shënuar ngritje!Saliu thotë se Edi Rama i ka blerë votat!Monika është në të njejtat valë me Saliun!Iliri(nuk e lëshon karrigën presidenciale)edhepse para zgjedhjeve kishte thënë diç tjetër!

Kjo është politika shqiptare.Këta janë politikanët shqiptarë!Kur fitojnë të shurdhërojnë veshët duke u lëvdëruar,ndërkaq kur humbin të shurdhërojnë veshët duke u ankuar!
Humbësit,në këtë rast Luli dhe Monika si kryetarë të partive humbëse,në vend që të ikin nga pozicionet udhëheqëse të partive,bëjnë zhurmë dhe qierren se si edhe më tutje do të qëndrojnë në pozicionet udhëheqëse,dhe atë deri sa të dalin fituesë!

Ndërkaq për humbje e fajësojnë Edi Ramën dhe partinë socialiste duke i  si blerës të votave apo edhe si vjedhës të votave!

Kur dëgjon fjalime të tilla domosdo të vie ndërmend ajo barcoleta e njohur popullore në të cilën thuhet:Dy të verbër po hanin bukë me mjaltë.Njëri prej të verbërve nisi  ankohej se si ai tjetri i hante nga dy lugë mjaltë.Dhe kur tjetri e pyeti se si kishte ardhur deri tek ai përfundim,ai që ankohej do të ia kthente:-E di sepse nga dy lugë po i marr unë vetë?!

Ndërkaq në Kosovë (në vitet e komunizmit)tregohej edhe kjo anekdotë:I biri i një fshatari kishte diplomuar në njërin nga fakultetet e kohës.Kishte diplomuar,por nuk po gjente dot vend pune.Një ditë babai i tij kishte vendosur të shkonte tek i pari i partisë së Kosovës së atëherëshme që të ankohej për të birin.Kishte arritur(pas shumë përpjekjeve) të hynte tek i pari i partisë dhe ishte ankuar për të birin që kishte mbaruar fakultetin dhe nuk po gjente se nuk po gjente vend pune.

Dhe në bisedë e sipër fshatari,apo babai i të diplomuarit fare rastësisht kishte thënë se shumë të tjerë po fitonin vendin e punës duke dhënë para.Kjo i kishte mjaftuar të parit të partisë që ta zgjidhte atë që nuk po e zgjidhte dot.Dhe i ishte drejtuar fshatarit me fjalët:-I nderuar baba,po ti e paske zgjidhjen,nuk e kuptoj se përse ke ardhur të ankohesh tek unë.Bëjë edhe ti si të tjerët,jepi ca para dhe do të gjeshë punë për tët bir!...

Nëse Luli dhe Monika e kanë ditur se votat blihen me para,përse nuk e kanë bërë?!Apo nuk janë ata milionerë?!Nëse për të parin(Lulin)nuk dihet se sa para ka,për të dytën(Monikën)dihet botërisht se ajo së bashku me të shoqin(Ilir presidentin)janë milionerë (nëse jo edhe miliarderë)përndryshe nuk do të sillnin palma që nga Egjipti për të stolisur oborrin e shtëpisë së tyre me dymbëdhjetë banjo e toalete?!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat