Qeveria të përkushtohet në përmirësimin e jetës së minoriteteve rom dhe ashkali

Opinione

Qeveria të përkushtohet në përmirësimin e jetës së minoriteteve rom dhe ashkali

Nga: Adem Bytyçi Më: 29 prill 2021 Në ora: 17:06
Adem Bytyçi

Që nga çlirimi e deri në qeverinë e fundit aktuale Kurti, minoriteti serb në Kosovë ka qenë më i privilegjuari se të gjitha minoritetet pakicë në Kosovë.

Si në fushën e të drejtës së punësimit, në fushën e arsimit, shëndetësisë dhe mirëqenies.

Ajo që tani më dihet ashiqare, nga të gjitha minoritetet, minoriteti rom dhe ashkali, veçanërisht ai rom, është margjinalizuar, kujdesi për t'i krijuar kushte për jetë dhe punë, si dhe për t'i mundësuar një emancipim më të shpejtë dhe më cilësor këtij minoriteti në krahasim me minoritet tjera, nga ana e shoqërisë duket të jetë i mangët.

Zatën ky fat i keq këtë etnitet e ka përcjellur historikisht thuajse në të gjitha shtetet dhe nga të gjitha regjimet në Europë dhe jashtë saj.

Tek tani në disa shtete dora e përkrahjes dhe kujdesi në respektimin e të drejtave të kësaj etnie ka filluar të ndihet.

Edhe pse Kosova është shteti i parë në rajon dhe më gjerë që u ka mundësuar që të kenë emisione të ndryshme në TV, në gjuhën rome, në mënyrë që ta kultivojnë gjuhën, traditën, kulturën dhe elementet tjera që kanë të bëjnë me ruajtjen e identitetit të tyre kombëtare, mbetet edhe shumë për të bërë për ngritjen, përparimin, emancipimin dhe përmirësimin e mirëqenies së këtij minoriteti në komperacion me nivelin shumë të lartë të minoriteti serb, në të gjitha këto fusha.

Për të mos elaboruar të gjitha ato që duhet bërë shoqëria kosovare, për të përmirsuar jetën e minoriteti rom, krijimin e kushteve për shkollim, për punësim, për të dalur nga varfëria ekstreme në të shumtën e rasteve dhe emancipimi në të gjitha fushatë e jetës, vlen të potencohet ky fakt:

Në një kohë kur shteti i Kosovës po u paguan rrymën serbëve në Veriun e Kosovës nga të hyrat e të gjithë taksapaguesve kosovarë, fëmijët e romëve, adoleshentët po ndërprejnë shkollimin duke shtri dorën e lëmoshës për ua siguruar për aq sa munden kafshatën e bukës familjeve të tyre dhe eventualisht edhe ndonjë lekë për ta paguar rrymën për të mos mbetur në terrë.

Shembulli më i fundit i një padrejtësie të tillë ishte vdekja e Elmedinit 13 vjeçarë nga Fushë Kosova, i cili humbi jetën në rrethana misterioze nga rraskapitja duke kërkuar lëmoshë rrugëve për ta ndihmuar familjen.

Ky rast edhe shumë raste si ky duhej të trokasin në ndërgjegjjen e Qeverisë se Kosovës, që në të ardhmen ta kthej vëmendjen nga ky minoritet, për ta ndihmuar për aq sa mundet që fatin e Elmedinit të vogël mos ta përjetojnë edhe fëmijët e tjerë të këtij minoriteti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat