Kaq elektorat ke,vëlla!

Opinione

Kaq elektorat ke,vëlla!

Nga: Gëzim Llojdia Më: 29 prill 2021 Në ora: 18:50
Gëzim Llojdia

1. ...Zgjedhjet përfunduan. Dilemat mbesin si përherë. Përse nuk e fitoi PD? Sepse kaq elektorat ke. Të gjithë e dëshirojnë fitoren. E arrin ai, që ka shumicën. E ka shumicën PS. Sigurisht .”Jepi Cezarit. atë që i takon”.PS nuk fitoi vetëm se bëri shumë punë të mira, por fitoi se ka një elektorat më të madh se e djathta. Edhe punësit që bëri ja rritën shanset. Ai, që lufton mund të humbas, por ai që nuk lufton është i humbur, thotë populli. PD luftoi mirë dhe bukur, por elektorati i saj kaq është. Madje u rrit më shumë në mandate se sa zgjedhjet e shkuara.

-Por sërish, kaq elektorat ke vëlla, thonë në Vlorë.

2. ...Pse PS ka një elektorat stabël. Një duzinë me pensionistë që bëjnë diku te 400 mijë dhe një duzinë tjetër te administrata shtetërore, dhe një tjetër duzinë te administrata lokale .Edhe kur janë në opozitë dhe kur janë në pushtet ata votat ua japin PS. Nëse PD fitoi në ‘92 fitoi se u dha urdhri PD të votohet dhe vetë të majtët votuan PD. Mirëpo që atëherë, ka ndryshuar shumë gjëra dhe shumë vite kanë ikur.

3. Shqiptarët nuk e besojnë shumë fenë. Ata kanë pasur si fe në 50 vitet e atij regjimi, partinë.

...“Për partin,-jap jetë, për partin jap djalin, për partin çdo gjë etj ....Boshllëku shpirtëror, që u krijua te shqiptarët u mbush me partinë që mbajti pushtetin 50 vjet.

“Dollia e parë për partinë”. “I mbetemi besnik partisë”.

”Të rroj partia pa le të vdesim të gjithë i madh e i vogël”, etj, etj, etj, etj.

E gjithë kjo kategori ua lë si amanet bijve ata brezave amanet partinë. Pra do votosh PP,PS dhe deri në fund.” Guri luan, burri, s’luan”. Besa që e kanë dhënë shqiptarët partisë është kaq e madhe sa edhe feja s’bën punë, ndryshe nga gjithë bota e qytetëruar. Hidh sytë ndër fshatra, rrallë se gjen një minare xhamie apo një kryq kishe a teqe, dhe pa këtë pushtim shpirtëror, shqiptari ka zgjedhur fenë e tij-Partinë.

Po ju tregoj një histori. Aty nga viti 2002 një kandidoi një mjek për PD, në një fshat të vogël ai mjeku u kishte bërë shërbime banorëve në çdo kohë ditën dhe natën. Shkuan atje. E pritën si jo më mirë. I therën mish, meze, raki dhe këngë.

-E di pse kam ardhur unë ,u thotë kandidati?

-E dimë o djalë e dimë i thotë plaku i shtëpisë. Si ty s’ka njeri. Ti u gjendesh njerëzve në çdo kohë. Ne të kemi në sy si djalin tonë, por votën do tja japim PS-ës. Ne kemi qen jemi, dhe do të jemi elektorati i PS.

...Dhe atje nuk kishte shkuar dhe nuk shkoi kurrë ndonjë i PS , madje as sot nuk shkon për ti bindur për kë të votojnë. Ata e kanë orientimin, mjafton të hapin TV. Plus që PS pavarësisht gabimeve dhe dëmeve tërmetit dhe pandemia bëri shumë punë të mira. Shumë fshatra i kishin qendrat e tyre siç kanë dalë nga lufta e dytë botërore, shumë prej tyre po shkojnë drejt një riabilitimi dinjitoz. Punën e mirë mos ta mohojmë. Shumë rrugë u bënë të reja. Labëria ishte lënë si mos më keq. Pa rrugë dhe e izoluar nga fshatarët e tjerë. Kush e bëri këtë mëkat me Labërinë? Përse shumë analistët apo edhe ing dolën kundër aeroportit të Vlorës, në vend që ta përkrahnin, apo kundër rrugës së lumit, rrugës së Arbërit etj,etj, çfarë sinjale ishin këto, që as armiku yt nuk ti bën.

-Ku të shpinte mushka opozitë? Të mos ndërtohet, përse ku ta bënin një aeroport, një rrugë, një port jahtesh, një port evropianë këto janë vizione të njerëzve të ditur dhe të mençur, jo të atyre që ulursnin mos i bëni se ashtu, kështu etj, etj.....Sa fletë gazetash, emisione TV, etj harxhoheshin për të penguar vepra madhore, ose për të anashkaluar, fjala vejnë aeroportin e Kukësit, është 3 D vijojnë të thonë, spitalin e Fierit,rrugën e Lumit, të Arbërit apo qendra qytetesh e fshatrash, që sot po thithin turistë, nëse ‘ke argument më mirë heshtë se sa të prishësh punë. Dhe këta i prishën punë vetes dhe opozitës.

4. Ta marrim shtruar. Jo se PD nuk bëri fushatë, bëri goxha fushatë. Jo se PS nuk bëri fushatë, bërë goxha fushatë. Ku ishte diferenca? Te elektorati. Ai more vëlla ka elektoratin e tij të qëndrueshëm .Vendos kë të duash kandidatë ai shkon e voton partinë edhe kur të ka inat. Ja një rast tjetër tipik.Ca bënorë kur kryebashkiaku i V u prishi shtëpitë u ngritën në TV lokal dhe e akuzuan se jo vetëm nuk do ta përkrahin por s’do ta votojnë dhe do bëjnë kundër të gjithë. Mirëpo ditën e zgjedhjeve të parët që shkuan për votime, ishin pikërisht ata. ”Ishin blerë do thotë dikush, që nuk njeh në thelb elektoratin, kurrsesi, votuam partinë pavarësisht se kë kishte vendosur ajo kandidatë, pavarësisht faktit se PS nën drejtimin e Ramës është reformuar në një parti evropiane. Aq sa PD duket si e kundërta e PS. Rama i nxori në pension pleqtë e vjetër të PS dhe la jashtë parlamentit në pension politik Milon, Gjinushi, Beqirin, Ngjelën aleatët e tjerë. Ndërsa PD nuk e bëri as dje ,as sot në zgjedhjet e fundit. Ç’punë kanë në listat e PD, Mediu, identifikohet me Gërdecin. Ndoka, me shakaxhiun, Idrizin, e të tjerë që s’kanë as vota as peshë në elektorat .Sjellin në PD 2000 vota dhe i marrin PD-ës 6000 vota. Plus imazhin e keq të tyre, kaq vite në politikë dhe gjitha ato zullume.

5. Një tufë laraskash të njohur si opinionistë e shpunë opozitën në tunelin, pa dritësim.

“Dil nga parlamenti. Digj mandatet.

“Fillo protestat, përdorë dhunë se vetëm më dhunë largohet Rama”, etj,etj,etj...

Edhe dje sërish u rishfaqën në Tv qendrore, Andët, Fitimët, Beratët, Kimët, Ergysët, Bytycët, Sherifët, Neshot, Islamët pa ndryshuar asgjë nga retorika e mëparshme. Këta i vunë fitilin opozitës me orientimet e tyre, nëse PS kishte vetëm një zë, atje te opozita ishin të gjithë “drejtorë”. Të gjithë analistë, të gjithë gjithologë etj,etj,etj.

Largohuni sa më parë nga opozita, ju që morët në qafë PD( në fakt është një aset kombëtar )me analizat tuaja meskine të varfra, diletante aspak profesionale, ju që nxitët dhunën, urrejtjen e çdo gjë tjetër .

Ju ulërinit më tepër, thua se jeni më katolik se Papa, duke e shpurë PD dhe opozitën në humnerë, tani rifilluat sërish avazin, lëreni opozitën dhe zhdukuni një herë e mirë nga të qenit analistë se jeni bërë më të neveritshëm se ata politikanët si Ndoka apo Mediu që s’do ti shoh njeri. Ndryshoni zanat ose heshtni përgjithnjë, lëruani të rinjve të merren me politikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat