Nëse themi se i gjithë faji është i liderit(Lulzim Basha), po hajduti (Edi Rama) a ka ndonjë faj!?”

Opinione

Nëse themi se i gjithë faji është i liderit(Lulzim Basha), po hajduti (Edi Rama) a ka ndonjë faj!?”

Nga: Beqir Sina Më: 1 maj 2021 Në ora: 19:39
Beqir Sina

Për zërat, komentet, analizat dhe kritikat ndaj liderit të opozitës pas humbjes së zgjedhjeve të 25 Prillit, më duket shumë absurde që të konkludohet aq shkurt - e shpejt, se kush e ka fajin.

Mendojë se është momenti që edhe vet lideri (Lulzim Basha) duhet të dalë, me një fjalim tjetër ku të ndaj "Shapin nga Sheqeri" për të ndalur "emoragjinë" që ka plasur në Partinë Demokratike, dhe Opozitën që besimin e madh që patën të mos e kthejn kaq shpejt - "sa hap e mbyll syt" në dëshpërim dhe ligështi.

Nasreddin Hoxhes i vodhen gomarin.

I pikëlluar për humbjen e tij, ai dëgjon të gjithë fqinjët duke folur;

-“Hoxha, pse nuk vure një bravë të mirë në derën e hambarit?” tha njëri.

- ”Një hajdut depërton dhe ti nuk je i vetëdijshëm!”

Kritikon një tjetër.

Një tjetër fajëson Hoxhën;

- ”Të lutem mos u ofendo por vetëm ti je fajtori për këtë pasi nuk ke një hambar të mirë. Është copë copë dhe pikë! "

I indinjuar nga kritikat, Hoxhës nuk i durohet më:

- ”Pash Zotin! Nëse thoni se i gjithë faji është i imi, po hajduti a ka naj faj!?”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat