Letër mikut!

Opinione

Letër mikut!

Nga: Muhamet Kelmendi Më: 5 maj 2021 Në ora: 16:00
Muhamet Kelmendi

Nuk krahasohet atdhetari me titistet!

Persh.mik!

Fillimisht po të themë se janë dy gjëra të kundërta dhe kurrë në asnjë konstalacion nuk bëhen bashkë.

Atdhetari i çështjes sonë kombëtare me titistet që vranë dhe burgosën, bënë një mijë e një të zeze ndaj veprimtarëve të çështjes kombëtare, nuk janë një dhe kurrë nuk krahasohen.

Janë dy tabore krejtë të kundërta.

Gjërat janë të përshtjelluara dhe të krahasuara në mënyrë që nuk krahasohen nga ana e juaj o mik.

Çdo kush përgjigjet për punën e vetë.

Kam thënë thjeshtë se grupi i tillë është tipik titisto-jugosllav.

Çfarë ka kjo në raportet dhe qëndrimet e mija për UÇK-në, për Ramushin, për Thaçin a për AAK-në etj.?!

Është qudi!!

Jo o mik!

Ti e dinë se kurrë unë në një vijë me titistet nuk kam qenë.

Ky është ofendim i rendë për mua.

Të më krahasosh me Surroin, Shalen, Malazogun, Muhamet Mustafen etj., qe babë e babbgjysh ishin në kundërshtim me çështjen shqiptare, nuk është mirë!

Është ofendim i rëndë.

Por thonë: " Miku të vretë dhe miku të shpëton".

Unë kam qenë dhe jam edhe tash kundër titistëve.

Kurrë jeta e ime nuk ka punuar me ta.

Edhe tash do të luftoj me çdo mjet kundër këtij grupi titistë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat