Shokut të radhëve të para të idealit?

Opinione

Shokut të radhëve të para të idealit?

Nga: Muhamet Kelmendi Më: 10 maj 2021 Në ora: 16:15
Muhamet Kelmendi

Ishte një kohë kur punonim së bashku dhe jetonim në një jetë të rëndë, pa shikuar interesat personale, po ku edhe energjinë më të vogël, për çështje e kishim.

Nuk kishte pengesa të pakapërcyeshme!

Vepronim dhe jetonim për kombin. Për neve ishte gjëja më e shtrenjtë, kuptohet kur të thërret atdheu, ne edhe energjinë e fundit e jepnim për pavarësi.

Ishin vitet e 80-ta dhe të 90-ta të shekullit të kaluar.

Atëherë u numëronin njerëzit e çështjes në gishta.

Armiku ishte i madh në numër.

Shovenojugosllavët ishin dominant.

Vetëm në Kosovë ishin nën shërbimin e regjimit të Beogradit mbi 120 mijë të ashtuquajtur komunishta jugosllavë.

Kishte shumë të tjerë nëpër ish mekanizmat pushtues serbojugosllavë!

Ishin klika të mëdha dhe të fuqishme kundër kombit shqiptar.

Me siguri e ke në kujtesë grupin antishqiptar të udhëhequr nga Azen Vllasi, Sinan Hasani e Ali Shukriu!

Këta i prinin dhunes me idetë tyre politike dhe pikëpamjet se shqiptarët janë "armiqë, terroristë dhe kunderrevolucionare"!

Ishte Prishtina, Shkupi dhe ish Titogradi (Podgorica e sotme) të udhëhequr nga Beogradi që e kishin vendosur kombin shqiptar në shpatulla për muri, me dhunë e terror!

Dhuna dhe terrori e kishin përfshirë kudo kombin shqiptar.

A të kujtohet miku i im?!

Por, kombi jetojë.

Dhe ne vepronim.

E dinim se do të fitojmë luftën tonë çlirimtare!

Pse?

Sepse ishim në të drejtën tonë. Dhe, për këtë kishim ideale. Ato na mbanin në punë dhe në jetë, si dhe na jepnin forcë, prej nga pa asnjë frikë vepronim.

Po ku mbeten idealet miku i im!

Mos e kemi "mashtruar" njëri-tjetrin!

Këtë kurrë nuk e besoj.

Ishe luftëtar i shquar dhe i pakompromist i çështjes. Kishte energji të pashterrshme dhe ne, shokët tuaj, mburreshim me ty.

Ti ishe shembullë për ne.

Po tash o mik i imi pse!

Ku mbeten idealet tona?

Pse vetëm kaq ishte shoqëria?

Kurrë o mik dhe shokë nuk mund të bëhet më i afërte subjekti i ndonjë interesi tjetër, kundruall shokëve të radhëve të idealit, kur jeta ishte në pytje.

Këtë kurrë mos e harro!

Te unë do të gjesh çdo herë shokun tënd.

Une jam ai që e ke njohur gjatë ditëve të rënda të jetës revolucionare. Neve na bashkojë atëherë liria dhe pavarësia. Mbi të u ndërtua shoqëria, ndaj ishim dhe mbetemi shokë shumë të çmuara të idealeve. Këtë mos e harro!

Dhe natyrisht se vetëm ata janë miqët dhe shokët e idealeve.

Unë nuk do të ndryshoj!

Dera ime është e hapur për mikun dhe shokun tim të idealeve që na patën bashkuar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat