“Qepne ...” ju militantët e paedukatë e pakulturë qytetarie!

Opinione

“Qepne ...” ju militantët e paedukatë e pakulturë qytetarie!

Nga: Hasan Qyqalla Më: 11 maj 2021 Në ora: 18:43
Hasan Qyqalla

Këto ditë nuk prajnë së "lehuri" disa pseudopatriot, debil a militantë injorantë, kundër veprimtares së mirënjohur znj. Donika Gërvalla-Schwarz. Donika është e bija e "liderit" kur çante "retë e zeza" mbi qiellin e Dardanisë, moteve zezonë për shqiptarët nën ish Jugosllavi, krijuesit, përkthyesit, këngëtarit e patriotit të devotshëm Jusuf Gërvalla.

Donika, e brumosur nga idealet e Babait, i qëndroi besnik idealeve të tij. Ajo arriti të identifikohet shpejt si personalitet në botën perëndimore (Gjermani), mbi bazën e arritjeve e sukseseve që korri gjatë studimeve të larta në Hamburg dhe paralelisht studimeve, që në ditët e para u inkuadrua në Lidhjen Demokratike të Kosovës, ku siç e dëshmon edhe ajo vet: "u kyça mesin e bashkëveprimtarëve të Babait tim", që i gjeta nënombrellën e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Donika ishte bashkëpunëtore e presidentit historik dr. Ibrahim Rugova, pastaj bashkëveprimtare e komandantit Salih Çekaj dhe shumë veprimtarëve e luftëtarëve që sot prehen në altarin e lirisë. Mos të harrojmë se Donika Gërvalla-Schwarz, ka qenë zyrtarja e parë në kuadër të LDK-së, që lajmet e dhunës e terrorit serb që ia dërgonte QIK-u i atëhershëm, KMDLNJ nga Kosova, etj., i shpërndante katërçipërisht në gjithë globin.

Pra, kurrë nuk iu nda kauzës tonë kombëtare. Z. Donika Gërvalla-Schwarz ishte zonja e parë që na përfaqësoi në mediat perëndimore gjermane, ku në shumë debate televizive kundrejt palës serbe ballë për ballë, arriti të bindë palën gjermane dhe perëndimin, se Kosova është e okupuar dhe e rrezikuar deri në shfarosje nga Serbia. Kështu, filloi të thyhet imazhi Serbisë për të mos thënë të përbaltoset politika pansllaviste, që kishte krijuar një simpati bota perëndimore për dekada kundrejt saj!

Pa u zgjatur më shumë, dëshmoj se kontributi i z. Donika Gërvalla-Schwarz është me celulat e para organizative në kuadër të LDK-së. Andaj, ju drejtohem disa militantëve profiterë, të pa edukatë e pa kulturë qytetarie, kur z. Donika ka dhënë kontributin e vet nëpër studio e parlamente evropiane dhe më gjerë për çlirimin e Kosovës, ju keni lozur "gile me hile", "pilifuncë" apo "fshehtas" podrumeve të qytetit apo lamave të fshatit...!

Disa tjerë kanë lozë nëpër hi, kur z. Donika i hapeshin portat e pallateve evropiane perëndimore. Ju militantë debil, pa edukatë e pa kulturë qytetarie, i bëni nderë familjes Gërvalla dhe gjithë çlirimtarëve kur nuk e përmendni mbiemrin e lavdisë kombëtare të Dardanisë. Krejt në fund, ju para se t'i dërgoni libra të luftës, z. Gërvalla-Schwarz që është personalitet i luftës deri në çlirim, ju propozoj të lexoni librat mbi edukatën dhe kulturën qytetare! Prandaj "qepne ..." mbase Kosova është e vogël, njihemi një për një, që nga gjeneza e deri sot!

Çdo sulm ndaj z. Donika Gërvalla-Schwarz, është sulm ndaj lirisë e pavarësisë së Dardanisë! Familja Gërvalla, padyshim është krenaria e Dardanisë së lirë Rugoviane! Mos të harroj, me këtë rast, ta përshëndes nga zemra edhe mikun e madh të shqiptarëve, që bëri shumë për lirinë e Kosovës, bashkëshortin e z. Donika, z. Stefan Schwarz ish deputet në Parlamentin Gjerman, ku propozoj ta nderojmë me titullin konsull nderi i Republikës së Kosovës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat