Non-paper-at me lansime gënjeshtrash dhe ndërskamcash serbe përmes hartave për përfitime nga dialogu kundër Kosovës

Opinione

Non-paper-at me lansime gënjeshtrash dhe ndërskamcash serbe përmes hartave për përfitime nga dialogu kundër Kosovës

Nga: Ali Kelmendi Më: 12 maj 2021 Në ora: 21:22
Ali Kelmendi

 

 

 

Ekonomikisht apo politikisht pothuaj njëjtë Kombinati Trepça në Veriun e Kosovës, jo vetëm qe është miniera më e madhe europiane e plumbit dhe zinkut, por me kapacitetet e saj të dikurshme të shkrirjes së xehes ishte e treta më e madhja në botë. Industria minerare e Trepçës kishte filluar qysh para kohës romake, dhe pas ardhjes së minatorëve saksonë në Mesjetë ajo kishte arritur pikën më të lartë të shfrytëzimit të saj.

Me 1941 ajo kalon në zotërimin e anglezëve dhe me 1945 nacionalizohet nga federata jugosllave. Deri në vitin 1989 ajo e rriti prodhimin mbi një milionë ton të xehës, kurse numri i të punësuarve sillej aty rreth 23.000 sish.

New York Times-i kishte konstatuar se kompleksi Trepça ishte copë toke më e çmuar në Ballkan dhe vlerësohej asokohe me më së paku 5 miliardë US-dollarë.

Me të ashtuquajturin «Revolucion antibyrokratik» që udhëhoqi Millosheviqi me 1988, largoi nga dëtyra shefin e Partisë së LKJ-së z. Azem Vllasin i cili qëndronte në krye të saj dhe vinte nga Krahina Autonome e Kosovës, në kohën kur filluan demonstratat e puntorëve me shumicë shqiptare, ku rrezikohej heqja e Autonomisë së Kosovës e arritur me 1974 dhe ngritja e saj si njësi e tetë federale, e barabartë me të gjitha republikat dhe Vojvodinën. Pas grevave të urisë në shkurt të 1989-ës largohet nga puna i tërë kolektivi i Trepçës. Situata në minierën e Trepçës vazhdon deri në fillim të eskalacionit të konfliktit. Synimi i Millosheviqit që më ndryshimin e Kushtetutës të Serbisë t`ia heqë edhe Autonominë Kosovës, çka edhe ndodhi duke ia uzurpuar Kosovës pronësinë e saj nën kompetencat kushtetuese të Republikës së Serbisë.

Punëtoret  shqiptarë kurrsesi nuk do ta njihnin rendin e ri kushtetues dhe heqjen e Autonomisë, andaj edhe largohen nga puna deri me 1996 në tërë Kosovën, rrumbullak 145.000 shqiptarë, dhe me këtë bie prodhimi në Trepçë gati tërësisht. Në muajin shkurt të 1996-ës Kombinati arrin të rimëkëmbët nën mbikëqyrjen e Tomica Raiçeviqit, një antari shumëvjeçar të Komitetit ekzekutiv të Partisë Socialiste të Serbisë. Me investimet e mëtejme nga Suedia fillon prap puna në të gjitha degët dhe me 1997 përveç punëtoreve dhe nëpunësve kishte  edhe 2.000 shqiptar të punësuar. Me 1998 kompleksi mineral i cili bën fisnikërimin me shumë firma përpunuese të bashkangjitura Trepçës arrin produksionin në vlerë prej 100 milionë US-dollarë. Me 1998  vëllimi i eksportit sipas të dhënave të  drejtorit Novak Bijeliq arrin vlerën në 370 milionë US-dollarë, qe më këtë rast Trepça  bëhet firma më e madhe eksportuese në Jugosllavi.

Me 25 Qershor të vitit 1999 shefi i UNMIK-ut, z. Bernard Kouchner, urdhëron, veprimin e shpejtë të administrimit të pronës gjoja të Serbisë dhe Jugosllavisë në Kosovë, t`i kalojë Kombinati Trepça nën administrim UNMIK-ut, ku z. Kouchner  vlerësohet nga grupi Internacional i Krizave ( ICG).

Ardhmëria e Trepçës e loçkën në zemër identitetin e kosovarëve. Pasuria minerare aq e madhe do të jetë baza e ardhshme e ekonomisë së Kosovës. Një Republikë e Kosovës me një ekonomi të pavarur, ashtu siç ëndërronte pala kosovare, se pa Trepçën do të ishte shumë e vështirë. Në grindje për raportet e pasurisë së Trepçës, në vitin 1997, Kombinati metalurgjiko - kimik shndërrohet në Kombinat AG ( Kombinat me shoqëri aksionare), pra sipas Beogradit Trepça privatizohet, ndërsa pala kosovare e konsideronte pronësi të vetën, ashtu siç ishte para largimit masiv të punëtoreve 1988/89 dhe si Kompleks automatikisht di t`i bashkëngjitet Republikës së Pavarur të Kosovës. Serbet insistonin se në rast së Kosova bëhet e pavarur, atëherë enklavat serbe do t`i bashkëngjiteshin prap Serbisë.

Ambasadori serb në Athenë Batakoviq luante njëfarë loje të pistë lidhur me problemin e Trepçës, ku ai në një intervistë paraqiste fraza retorike vijuese: « Nëse disa shtete për shkak  burimeve të naftës bënin luftëra, 5 (pesë) apo 15 (pesëmbëdhjetë) mijë kilometra larg kufijve shtetërorë të tyre, atëherë pse Serbia të heqë dorë prej resurseve të konsiderueshme të Trepçës, të cila qysh herët ishin pjesë e resurseve ekonomike të Sërbisë???!!!. Më vonë në kohën e presidentit Koshtunica, publiku serb prap kërkonte qe enklavave serbe tu i jepte vetëqeverisja dhe Kosova të decentralizohej, dhe të ndahej në kantone.  Atë kohë bëhej prap fjalë qe regjioni i Mitrovicës të bëhet zonë e shumicës serbe dhe jo të qeveriset, por në rast të Pavarësisë së Kosovës ajo t`i bashkëngjitej Serbisë.

Dhe në fund po e përsëris një barsoletë e një serbi qe kishte një pistoletë me dy plumba, kur ishte pyetur se kënd do ta vriste së pari: Klintonin, Ollbrajtën apo Kouchnerin? Përgjigja e serbit ishte si vijonte »Vetëm Millosheviqin dy herë»

Andaj ju kryeministër Kurti, qeveritar dhe ekspert i të gjithë spektrit kosovar t`i keni parasysh këto dhjetëra dhe qindra projekte serbe me harta dhe skica  për aneksimin e Veriut të Kosovës, që ende po vazhdojnë me ritme të ndryshme si ndryshim kufijsh, distrikte autonome, të drejta ekzekutive për shumicën serbe dhe mos t`ju çudisin apo habisin dhe mashtrojnë në dialog, siç e mashtruam ne vetveten me shitjen e 8.270 hektarëve tokës së Rugovës Kreshnike. Mbushuni mend dhe mos veproni si Hashim Thaçi me kompani dhe të 80 deputetet e Regjistraturës së gjashtë, kuptohet pa deputetet e Lëvizjes Vetëvendosje.

Qofshim gjallë e le të shohim turrin tuaj për drejtësi dhe ndryshime të proklamuara para zgjedhjeve të fundit e sidomos ruajtjen e sovranitetit të plotë shtetëror. çka unë personalisht nuk kam kurrfarë dyshimi në seriozitetin e Kurtit me bashkëpunëtorë të qeverisë së tij. Kur është çështja kombëtare nuk ka më të ndalur, vetëm përpara. Deri sot qe prej Kongresit të Berlinit me 1878 dhe Traktatit të Londrës me 1913 për tokat dhe kufijtë tanë pa na pyetur fare neve vendosën Fuqitë e Mëdha të huaja!!! 

Kur erdhi puna për ta mbrojtur Qakorrin me Haljë dhe Kullë të Zhlebit, shqiptarët shpirtlig dhe puthadorësh ranë në provim vetëm për përfitime materiale të veta personale duke rrëshqitur në humnerën e tradhtisë kombëtare.!!!

Ruana Zot i Madhërishëm që përmes këtij shkrimi, para kësaj Nate të Bajramit, mos të na përsëritet prap historia dhe e kaluara shumë e hidhet për ne shqiptarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat