Pa inati, Vlora Çitaku si Margaret Thatcher !

Opinione

Pa inati, Vlora Çitaku si Margaret Thatcher !

Nga: Prof.Dr.Mehdi HYSENI Më: 13 maj 2021 Në ora: 15:20
Vlora Çitaku

Sepse deri më sot, asnjë nga burrat e shtetit të Shqipërisë dhe të Kosovës nuk pati guximin, që t'ia përplasë në fytyrë para gjithë botës të vërtetën historike, politike dhe faktike Serbisë se është shtet kolonialist dhe, duhet dekolonizuar nga popujt dhe territoret e huaja të vendeve fqnije. Edhe sot, pas aktit të pavarësimit të Kosovës, kjo, as nga liderucët e Kosovës e as nga ata të Shqipërisë, nuk trajtohet si çështje koloniale. Si rrjedhim, sot kemi "Dialogun e shpikur të Brukselit", të përqafuar nga liderucët, tanimë të njohur për opinion publik vendor dhe ndërkombëtar.

Ndryshe nga liderucët e tjerë të derisotëm në Kosovë e në Shqipërinë londineze , Vlora Çitaku-Drenica është e para në historinë diplomacisë shqiptare ballkanike, evropiane dhe ndërkombëtare, që nga foltorja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, para gjithë botës pohoi të vërtetën historike, se Kosova ishte koloni e Serbisë, dhe se kjo duhet DEKOLONIZUAR !!!

Pikërisht, ky guxim dhe kjo mendjeprehtësi politike, diplomatike dhe kombëtare, vë në dukje faktin sesa VLORA ÇITAKU-DRENICA është e ditur, e ngritur, atdhetare, vizionare, e emancipuar dhe patriote ndër diplomatet e diplomatët më të zotë që ka Kosova dhe Shqipëria !

–Pa asnjë inati, Vlora DRENICA është sikurse ish-kryeministrja Margaret Thatcher e Britanisë së Madhe (1979-1990).

-SEPSE atë që Shqipëria nuk e bëri dot në OKB (1955-2021), e bëri Ambasadorja e Kosovës, Vlora Çitaku (2019), duke demaskuar kolonialzimin shekullor serb në Kosovë.

-JO më pak se 74 vjet askujt prej diplomatëve shqiptarë (meshkuj e as femra) nuk ia mbajti, që Serbisë t’i thoshte, ti je shtet kolonizator, ti je shtet gjenocidal ndaj Kosovës, (1912-1999). Ndryshe, nga të gjitha garniturat e politikanëve dhe të diplomatëve shqiptare (1955-2019),ambasadorja e Kosovës, Vlora Çitaku-SHOTË GALICA E DYTË E RADISHEVËS, e pohoi të VËRTETËN HISTORIKE m’u në selinë e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork, më 10 qershor 2019 se Kosova ishte koloni e Serbisë.

Këso Margaret Thatcher britanike i duhet politikës së jashtme dhe diplomacisë së Shqipërisë dhe të Kosovës

Prandaj, pa më të voglin dyshim, Vlora Çitaku e meriton të jetë ministre e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, nëse kryeministri Edi Rama, do ta emëronte atë në krye të diplomacisë shqiptare. Të tjerat janë “dushk për gogla”, “përralla me mbret” ose “përralla me tupan” , “luaje derën” kot i kotit, “afroma veshin asgjë s’po të kallëzoj “!

Nuk duhet lajthitur dhe ushqyer me “nusprodukte” të propagandës diskualifikuese të trukeve ndërpartiake, ndëmahallore dhe ndërprovincialiste, se gjoja, tanimë Edi Rama paska projektuar “tradhtinë” kundër Kosovës, duke parashikuar që Vlora Çitakun ta zgjedhë ministre të Jashtme të Shqipërisë. Kjo nuk do të ishte kurrfarë tradhtie, por fatbardhësie, sepse Vlora i plotëson të të gjitha kushtet për ushtrimin me plot sukses të detyrës në një post të tillë shumë të rëndësishëm jo veç për Shqipërinë, por, edhe për Kosovën, si dhe për të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë Shqipërisë Etnike.

Prandaj, edhe pse Vlora Çitaku është hise e PDK-së, kjo nuk do të thotë se ajo “është mushkonjë” (por asset shumë i rëndësishëm dhe i çmueshëm diplomatik, kombëtar dhe atdhetar) pavarësisht nga stuhitë dhe nga “bumbullimat” e motit të lig pranveror të “teorive të komplotit” dhe të “teorive konspirative” të dezinformatorëve dhe të armiqve të brendshëm dhe të jashtëm të Kosovës, përkatësisht të Shqipërisë Etnike.

Sikur Vlora të emërohej kryediplomate e Shqipërisë, Kosova dhe të gjithë shqiptarët, do të faktorizoheshin në Ballakan !

Edhe pse kohëve të fundit po spekulohet me “pompë galvanizuese” nga propaganda mediale e verdhë dhe “terciare”, si dhe nga “trabantët” e ndryshëm agjenturorë, se gjoja kryeministri Edi Rama , tanimë ka “rezevuar” karrigen e ministrit të Jashtëm të Shqipëriës për ish-ambasadoren e suksesshme të Kosovës, Vlora Çitaku, kjo nuk ka asnjë të keqe as për Vlorën, as për Kosovën e as për Shqipërinë. Përkundrazi, duhet falënderuar kryeministrin Edi Rama, që kuadrot e afta politike dhe diplomatike, juridike, ekonomike e kulturore etj. të Kosovës i ka përfsdhirë në vende-poste të rëndësishme të Qeverisë së tij. Kjo strategji vizionare dhe tejet e dobishme për bashkëpunimin, afrimin dhe bashkimin e shqiptarëve, është për ta përshëndetur dhe përqafuar, jo për ta kritikuar pa asnjë argument valid, se gjoja një politikë e tillë e Edi Ramës, “pasksha parapavijë tradhtare” ndaj Kosovës (!) Ky është veprim injorasnt, shpifje dhe gënjeshtër sui generis, që ka për qëllim përçarjen, thellimin e kontradiktave, si dhe përligjjen e status quo-s së gjendjes së mjerueshme të shqiptarëve në “rezervatet” kolonialiste dhe neokolonialiste të sllavëve dhe byzantine ballkanikë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat