Rezilat dhe horrat e kalbur!

Opinione

Rezilat dhe horrat e kalbur!

Nga: Bejtullah Sokoli Më: 18 maj 2021 Në ora: 16:30
Ukshin Hoti

Horat,rezilat e dilenxhinjtë e pushtetit e liderë të partive politike të Kosovës,dërdëllisën edhe ditë më pare, pa pikë turpi njerëzor në 22-vjetorin e zhdukjes së mr.Ukshin Hotit.

dhe pispillosjen madje disa prej tyre i thurnin edhe ditirambet,dekletatat e kujtimet i bënë nga pallatet,sarajet,odat e sallonet e tyre mbretërore nga kryeqendra,apo nga ndonjë maje bjeshke.Njerëz pa cipë(me ca përjashtime).Pra,nuk morën mundin të shkojnë deri në Krushë të Madhe ku është shkruar historia dje e sot në tubimin sensibilizues për zbardhjen e fatit të madhit Ukshin Hoti që u mbajt në ambientet e Shtëpisë Muze.

e bënë këtë ngase nuk kanë fytyrë të kujtojnë e as të thonë asnjë fjali,sepse për 22 vjet rresht në liri e pavarësi nuk bën asgjë për zbardhjen e fatit të Ukshin Hotit dhe të 1650 shqiptarëve tjerë.Janë stërvonuar.Qysh nuk u vjen marre.

Ai nënçmohet kur disa shkojnë e fotografohen aty,kryesisht kur janë njerëz që Uka për së gjalli as nuk do t’i kishte dashur t’i ketë disa metra pranë vetes!

mirë do ishte këta dhe të tjerët të heshtnin një herë e përgjithmonë.Të mos u ndihet zëri.Këta janë që për 22 vjet me radhë livadhisën shtetin e Kosovës.

A kanë përgjegjësi këta për Ukshin Hotin?Patjetër.Këta janë të kalbur.Kanë marrë fund,duhet ndryshimi i madh.

Megjithatë,Ukshin Hoti mbetet atdhetari,veprimtari dhe kolosi i shquar i çështjes kombëtare shqiptare,dje,sot e nesër në Kosovë,mbetet politikan,profesor,filozof dhe hulumtuesi shkencor në përmasat kombëtare e ndërkombëtare.

P.S:Disa madje që ishin në këtë tubim shkuan për të fituar ndonjë votë për vete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat