Kush e ka radhën e ikanakut?

Opinione

Kush e ka radhën e ikanakut?

Nga: Bejtullah Sokoli Më: 19 maj 2021 Në ora: 19:42
AAK

Besoni apo jo. Ndodhi edhe kjo. Por kjo ndodhë shumë rrallë e për mall.

Nga AAK-ja brenda 24 orëve ikën dy zyrtarë të lartë të kësaj partie.

Dhe për çudi të dy këta qëlluan të jenë nga rajoni i Gjilanit.

Të hënën iku pas 21 vjet rrugëtimi në degën e AAK në Gjilan e në qendër, Rexhep Kadriu ish-zyrtar i lartë i kësaj partie, pastaj ish-nënkryetar i Komunës së Gjilanit dhe ish-zëvendësministri i Infrastrukturës.

Ndërsa të martën po ashtu nga AAK u largua edhe nënkryetarja e kësaj partie e kryetare e forumit te gruas Magbule Shkodra, ish-zëvendësministre nW Ministrinë e Zhvillimit Rajonal.

Tani, shtrohet pyetja: çfarë po ndodhë me këtë parti dhe kush e ka radhën e ikanakut nga AAK-ja?

P.S: Kujtojmë në fund se muajve të fundit pati disa dorëheqje radhazi, si në nivel lokal po ashtu edhe në atë qendror, por për fat të keq që nuk dihet ende se cili ishte ”zori”, halli dhe arsyeja e vërtetë e këtyre ikanakëve të njëpasnjëshëm nga ky subjekt politik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat