Më 21 maj të vitit 337 vdiq Perandori dardan Konstantini i Madh

Opinione

Më 21 maj të vitit 337 vdiq Perandori dardan Konstantini i Madh

Gjon Keka Nga Gjon Keka Më 20 maj 2021 Në ora: 15:45
Perandori Konstandini i Madh

Konstandini i Madh, Perandori i famshëm i lindur në Dardani, bir i Konstanc Klorit dhe Helenës.

Në fillim ai mbante gradën e tribunit, ndërsa pas vdekjes së babait të tij më 25.Korrik të vitit 306, ai u shpall August dhe Perandor.

Ndërsa në vitin 314 shpërtheu lufta midis dy Augustëve, Konstantinit dhe Liciniusit,pas fitores së tij më 324 Konstantini u bë sundimtar i vetëm.Nuk kaloj shumë kohë dhe ai vendosi që ta ndërtonte rezidencën e re e cila mori emrin Konstantinopojë, pastaj krijoi shërbimin civil, ndau perandorinë në 4 prefektura, 13 dioqeza dhe 116 provinca, poashtu ndau administratën ushtarake dhe civile, nxorri ediktin e vitit 313 sipas të cilës religjionet do të gëzonin lirinë dhe të drejtat e tyre ,ndërsa në vitin 324 institucionalizoj fenë e Krishtere e cila u bë në fakt fe shtetërore. Kështu më pas në vitin 325 thirri këshillin e parë ekomomik në Nice për t'i zgjidhur mosmarrëveshjet Ariane. Po ashtu ai është i vetmi Perandor që e dekretoj ditën e Diel si ditë pushimi e ditë kremte duke u bërë kështu deri më sot ditë pushimi për të gjithë vendet e civilizuar.

Pasi mori pagëzimin në shtratin e vdekjes nga ipeshkvi Eusebi i Nikomedisë ,vdiq më 21.Maj të vitit 337(disa kronist e autor e vendosin datën 22.Mai) në Nikomedia.

Ai ishte një nga Perandorët dardan më të famshëm i cili ngriti lartë Perandorinë e tij dhe shkallët e kulturës së asaj kohe në të gjitha fushat. Në fakt ai u bë Perandori i parë që bashkoi fenë me Shtetin ,por që ky bashkim përgjatë historisë u tregua i pashëndetshëm dhe i dëmshëm, ndërsa pas shembjes së Perandorisë romake ,dhe pas daljes së mendjeve të ndritura filozofike e intelektuale(si p.sh.Ferdinand Buisson dhe pionerët tjerë të sekularizmit), Shtetet më vonë e kuptuan se ndarja në mes të Fesë dhe Shtetit është në të mirë të shoqërive të lirisë dhe të drejtave të secilit pa dallim. Kështu u vendos dhe mbeti kjo ndarje e u mishëru sipas proverbit :“Jepni, pra, Cezarit atë që i përket Cezarit, dhe Perëndisë atë që është e Perëndisë''

Feja është çështje private -personale dhe si e tillë duhet të jetë kudo dhe në çdo shoqëri të lirë e të civilizuar, feja nuk duhet lejuar ta rrezikoj rendin ,shoqërinë, kombin e Shtetin e as ta dëmtojë identitetin kombëtar. Prandaj kjo e mirë e ndarjes u pa si dje ashtu edhe sot si një ndarje e mençur që i shërben të mirës së përgjithshme, dhe se Shteti laik mund të jetë i tillë vetëm duke mishëruar në veten e tij lirinë, barazinë, demokracinë dhe kushtetutshmërinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat