Koha shqiptare përballë BE-së

Opinione

Koha shqiptare përballë BE-së

Nga: Skënder Karaçica Më: 20 maj 2021 Në ora: 17:26
Skënder Karaçica

Raporti i Dik Martit për ,,Shtëpinë e Verdhë,, ishte mashtrim para BE-së në Bruksel(!)

Nisma e Gjykatës Speciale për Kosovën në Hagë, ishte sajim i mashtrimeve të Dik Martit përmes raportit për ,,Shtëpinë e Verdhë,, në Shqipëri dhe për pretendimet për ,,krimet kundër njerëzimit,,që, sipas tij paskësh bërë UÇK-ja(!).

Tërë këto sajime janë bërë në koordinim me qarqet e shërbimeve sekrete të Serbisë si agresor dhe të Rusisë, tashmë kanë mbetur veçse si lojë e logjistikës ushtarako-diplomatike për të shembur panteonin kombëtare të shtetësisë së Kosovës në relacionet ndërkombëtare.

Raporti i Dik Martit do të shkojë në ,,muzeun e drejtësisë ndërkombëtare,,(siç!)dhe do të jetë turpi dhe shantazhet që i janë bërë shtetësisë së Kosovës dhe, raporti i tij ishte një mashtrim i madh para institucioneve të BE-së në Bruksel(!).

Gjykata Speciale në Hagë e formuar nga BE-ja dhe e votuar nga parlamenti i Kosovës, raportin e Dik Martit e ka dërguar në sirtarët si dështim dhe mashtrim para Evropës dhe botës, ndonëse për pretendimet e tij për ,,krime kundër njerëzimit,,(sic!) në portat e ,,Shtëpisë së Verdhë,, mbetën vetëm si gënjeshtër dhe mashtrim (!).

Djelmenia e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së në Hagë dhe në dritën e drejtësisë në Hagë, do të dalin faqebardhë para kombit, UÇK-së dhe shtetit të Kosovës...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat