“Ata që tremben nga suksesi im, t’i dërgojnë të fala dështimit të vet”

Opinione

“Ata që tremben nga suksesi im, t’i dërgojnë të fala dështimit të vet”

Nga: Isuf Çipi Më: 23 maj 2021 Në ora: 12:05
Vjosa Osmani

"Nëna e madhe Dardane"! Që t’i shërbesh Atdheut, duhet ta dashurosh atë! Pak rreshta për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani (Kadriu).... Rilind Pranvera në Dardani. Nuk guxoj ta bëj poezi këtë shkrim, por po e them thjesht në fjalë, me gjuhën e bukur shqipe, siç di të flasë vetë populli, që e lindi këtë gjuhë, si nevojë e komunikimit të njerzimit....

Sot të gjithë bijtë dhe bijat më të mirë të Dardanisë na mësuan, si të dashurojmë dhe të respektojmë atdheun dhe popullin. Sytë i kanë drejtuar te figura, ndërgjegja dhe të gjitha virtutet, që mbart në vetvete presidentja e re e Kosovës, Vjosa Osmani (Kadriu). Sytë e tyre mbushen me lot gëzimi, kur shohin mençurinë, ndershmërinë, ndërgjegjen kombëtare dhe bukurinë shqiptare, të mishëruara në qenien tënde dhe të bijve e bijave të tjera si ti, të bashkuar e të ndërgjegjësuar, për t’i shërbyer kombit më të vjetër në botë, kulturës dhe të gjitha vlerave jetsore që lindi njerëzimi.

Të gjithë këto bij e bija, të zgjuar sot nga gjumi shekullor narkoman, të cilin ia mbolli gënjeshtra që polli njeriu i keq për qëllimet e poshtra të njerzimit, sot krenohen me ty, moj dashnore e atdheut dhe popullit dardan, i cili rilind aq herë sa më shpesh duan ta shtypin, ta shfrytëzojnë dhe ta shuajnë për fare. Këtë rilindje s'ka kush ta bëjë tjetër vetëm se ajka e atyre bijave dhe bijve dardanë, të cilët kanë të mishruar në qenien e tyre virtytet më të larta njerzore, që i lindën shekujt në rrugën e gjatë dhe të mundimshme të njohjes dhe të mbrojtjes të së vërtetës... Ata që na mësuan si të vdesim për atdheun dhe kolektivin, sot shohin te ty produktin e zgjedhur, të punës së tyre, brumin që mund të gatuajë vetëm energjia e një populli, i cili lufton për përparim dhe zhvillim e njëkohsisht rritje të vlerës së jetës njerzore, si gjëja më e çuditshme dhe më e larta e kësaj bote.

Dardane e bukur! Lakmia për pasuri nuk të ka mundur, nuk të ka nxirë ndërgjegjen dhe shpirtin tënd, nuk të ka lëshuar në pandershmëri e tradhëti ndaj atdheut dhe popullit tënd. Si nënë e lirisë dhe e drejtsisë, ti ua hoqe fuqinë të pandërgjegjshmëve, që e kishin akumuluar me kapitalin e djersës dhe të gjakut të vegjëlisë, me anë të korrupsionit të ngritur në sistem nga pjella më e keqe dhe jashtqitja e shoqërisë njerzore. Ti u bëre një prijse e ushqimit shpirtror të popullit tënd, duke kuptuar e luftuar tërë poshtërsitë e bijve dhe bijave, tradhëtarë të popullit të tyre, për interesat e tyre materiale dhe të pamerituara. Mendja jote e kthjellët dhe në të njejtën kohë shumë e vendosur, se vetëm bashkimi i popullit ka energjinë, fuqinë dhe drejtimin për zhvillimin dhe përparimin e shoqërisë njerëzore, të futi në rrugën e sakrificave, të futi në malore të Everestit dhe në thellësinë e oqeanve, për të rritur lavdinë tënde, në rrugën e ndershme të lumturisë së popullit tënd. Sikur edhe një ditë të vetme Kosova të ketë shërbimin tënd të përkulur, mësimi juaj është i pavdekshëm dhe aq i vlefshëm për të ardhmen dhe përparimin e njerëzimit.

Ju e kuptuat më mirë se shumë të tjerë, se rruga e lirisë dhe e drejtësisë së një populli është lufta, puna dhe dija për të vërtetën. Ju kuptuat, se liria do në radhë të parë frymëzim shpirtëror, të cilin ia kanë plagosur shqiptarit armiqtë dhe tradhtarët me gënjeshtrat dhe përrallat qiellore. Ju kuptuat se liria e vërtetë e një populli kërkon zemër të zjarrtë, e cila ndizet vetëm nga ndërgjegja kombëtare dhe nga dashuria sublime. Këto virtute janë vetëm pjesë e jetës shoqërore të njerëzimit në përgjithësi dhe të rracës tonë, e cila është më e vjetra në shekujt e jetës me kulturë të shkruar. Traditat dhe zakonet tona popullore mijravjeçare, të cilat u përmblodhën në librin e "Shqiptarisë" mijëra vjet para Krishtit, ishin vetëm rregulla shoqërore, rregulla të mbarëvajtjes së shoqërisë njerzore, ishin frymzimi ynë shpirtror për rritje të vazhdueshme të vlerës njerëzore. Të gjitha këto u plagosën, u dogjën dhe u shkatërruan, u hodhën në pluhurin e harresës, me sëmundjen e Snobizmit, e cila po sillte në vend të vërtetës, gënjeshtrën.

Këtë vlerë s’kishte kush ta rilindëte tjetër, përveç se nënës, e cila solli përjetësinë, veçse bijës, të cilën e lindi atdheu, si nënë e madhe, që solli në këtë rruzull njeriun me ndërgjegje, si zotin e vërtetë të tijë. Të rilindësh në këtë kohë të turbullt dhe me re të zeza, që përpiqen të bllokojnë rrezet e vërteta të diellit, altruizmin, në shërbim të kolektivit, këtë po e bëni ju, zonja Vjosa, me shokët dhe shoqet e tua, jashtë çdo nepotizmi dhe interesi meskin, të çastit e material. Ju treguat se duhet vlerësuar vlera, profesionalizmi, aftsitë e njerëzve më të zhvilluar të kolektivit, të cilët nuk e djegin energjinë e madhe dhe të pazevendsueshme të kolektivit, por ndezin llampën ndriçuese për të parë në çdo cep rrugën e madhe të zhvillimit dhe përparimit. Të gjitha këto vlera ju nuk i arritët në Amerikë, as në Europën e gënjeshtrave dhe të demagogjisë, por sepse je bijë dardane, sepse kishe të trashëguar në genin tënd kulturën e vërtetë të njerëzimit të parë në rruzull.

Ti na rilinde Vjosa! Se në fund të fundit, ç'na duhet jeta, po nuk thamë të vërtetën? Nuk mund të lindte jeta me gënjeshtra e aq më pak njeriu me ndërgjegje! Ç'mësim do jepnim ne, si raca e parë e njerëzimit në botë, po të vazhdonim të ulnim kurrizin, po të vazhdonim të bëheshim rob të gënjeshtrave dhe të demagogjisë, po ta eleminonim përmbajtjen dhe pjesën shoqërore, duke i dhënë përparsi pjesës biologjike? Kush mund ta kundërshtonte këtë mënxyrë, përveç se bijve dhe bijave, të atyre, që të parët sollën jetën dhe pjesën shoqërore të saj, duke e kthyer njeriun më shumë se produkt biologjik, në produkt shoqëror? Ku do ta dinin barbarët dhe tradhëtarët, se një bijë e dardanëve të vjetër, të cilët ato i quanin të falimentuar, jo vetëm që ruante në genin e saj, kulturën e vjetër njerëzore, por dinte edhe ta ndizte atë në zemrat e motrave dhe vëllezërve të saj, dinte të gjindte miq e shokë, në të gjithë botën, që t’i bashkonte në dëshminë e akuzës së saj, se grabitqari është shndërruar në viktimë dhe anasjelltas.

Ku mund të gjendej një padrejtësi kaq e madhe se sa ajo, e cila rëndonte rracën tonë, që detyrimisht të zhdukej dhe një herë e mirë të humbiste e vërteta e madhe e njerëzimit. E vërteta që tregonte, se e egra duhet domestikuar (zbutur) që të zhduken grykësia, pangopshmëria, egoja dhe të gjitha poshtërsitë, që buronin dhe përpunoheshin nga egërsitë, nga egërsitë njerëz me shkronjë të vogël, të cilët ndërgjegjen e kishin transferuar nga sistemi nervor në sistemin gastrologjik dhe fundin e tij. Ju ndriçuat në kohën kur e pamoralshmja po kërkonte me demagogjinë e saj që të zinte vendin e të moralshmes, kur barbarët dhe tradhëtarët po përpiqeshin të shenjtëronin veten e tyre në shkeljen e lirisë dhe drejtësisë së shqiptarëve në përgjithsi dhe të dardanëve në veçanti. Ato ujkun dhe çakallin me dinakrinë e dhelprës po i kthenin në vlera të papara, të modernizimit e globalizmit, ndërsa delen, kalin, lopën po i kthenin në grabitqarë, që kishin filluar të hanin mishin e tyre nëpër male e pyje.

Sa të pacipë e të pamoraltë ishin ata, aq më poshtë binte fuqia e tyre dhe vlera e tyre njerëzore në sytë, veshët dhe tërë ndjesitë shpirtërore të popullit, ku juve si ajkë e tij, ai diti t’u nxjerrë në krye, duke qenë i bindur, se ju me tërë madhështinë, mençurinë dhe drejtësinë, do të dini t’i ktheni popullit lirinë, bashkimin, punën dhe mësimin, ku energjia e kolektivit, në radhë të parë t’i shërbejë vlerës së jetës, ku çmimin e lartë të saj e përmbledh vetëm puna e ndershme, si Zoti i vërtetë, që solli te njeriu ndërgjegjen e tij, të cilën duan të na e vrasin barbarët dhe tradhëtarët. Zgjedhjet e Kosovës, përveç të tjerave, janë një shëmbëlltyrë e qartë për ne shqiptarët e "Konferencës së Londrës". Ato tregojnë se ardhka ndryshimi me votë, kur popullit i hapet hapsirë për të votuar dhe kur bindet në drejtsinë e bijve dhe bijave të vet. Ndryshimi jonë sigurisht që do të kërkojë akoma kohë. Ne akoma jemi në fazën kur tradhtarët i lëshojnë vendin njëri-tjetrit në zgjedhje. Vota te ne shitet e blihet si në pazar, ku mbi 60 % e votusve nuk votojne fare. Mençuria dhe taktika jonë tani mbetet shpejtimi i zgjedhjeve, dy e tre herë në vit, deri sa të zhdukim korrupsionin në zgjedhje, ku edhe këtu të hapet rruga për të dalë në krye ato që meritojnë shërbimin ndaj kolektivit.

Mua më bren ndërgjegja për të shkruar disa rreshta për ju, zonja Vjosa, duke qenë i bindur, se ato u takojnë edhe shokëve e shoqeve të tua dhe veçanrisht gjithë kosovarëve të ndershëm. Unë në gati dhjetë mijë germa u mundova t’i radhis dhe të shpreh atë respekt që i takon një nëne të madhe në shërbim të kombit shqiptar. Ky vlerësim nuk është vetëm i imi këtu në Shqipëri, se më parë e kam diskutuar me shumë shokë e shoqe, si këtu në Matin tonë, si djepi i Shqiprisë, ashtu dhe me shumë shqiptarë e kosovarë të tjerë. Shërbim të mbarë në yllëndriçimin tuaj dhe të shokëve e shoqeve të respektuar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat