Drejtësi për Lybeniq

Opinione

Drejtësi për Lybeniq

Nga: Shkodran Imeraj Më: 25 maj 2021 Në ora: 15:04
Shkodran Imeraj

Sot u mbushën plotë njëzete e tri (23) vjet që kur me 25 maj të vitit 1998, forcat serbe vranë e masakruan disa persona në fshatin Lybeniq të Pejës. Në këtë ditë kujtojmë veprën sublime të te rënëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës : Bashkim (Imer) Hamzaj (1974 - 1998), Brahim (Ukë) Hamzaj (1934 - 1998), Dervish (Ukë) Hamzaj (1947 - 1998), Gani (Zeqë) Hamzaj (1973 - 1998) Haxhi (Mehmet) Gogaj (1973 - 1998), Hysen (Daut) Alimehaj (1959 - 1998), Imer (Deli) Hamzaj (1945 - 1998), Rifat (Zeqë) Hamzaj (1974 - 1998) dhe Zeqë (Misin) Hamzaj (1931 - 1998).

Rrugëtimi i jonë për liri e pavarësi të vendit tonë ishim shumë i gjatë, andaj kujtimi i atyre që u flijuan për këtë tokë është obligim moral e kombëtarë.

Drejtësia vendore dhe ajo ndërkombëtare ka dështuar që të nxjerrë para drejtësisë autorët e gjenocidit që është kryer në Lybeniq me 1998-1999.

Tri masakrat ndaj banorëve të Lybeniqit të kryera me 25 maj 1998, 1 dhe 7 prill 1999, është gjenocidi me i madh i kryer ndaj popullsisë së pafajshme shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat