Rama duke e sulmuar Jens Spahn po e mbron Ballkanin!

Opinione

Rama duke e sulmuar Jens Spahn po e mbron Ballkanin!

Sherif Ramabaja Nga Sherif Ramabaja Më 26 maj 2021 Në ora: 20:07
Edi Rama

Para Pandemisë Covid 19 Ministri i Shëndetësisë në kabinetin e zonjës Merkel Jens Spahn, ishte ndër më të çmuarit me reformën që kishte filluar në sistemin shëndetësor të Gjermanisë.

Është më se e vërtetë në fillim të pandemisë, Gjermania ishte shembull në botë për trajtimin e Covid 19. Infektimet krahasuar me vendet e tjera ishin mjaft të ulta, kurse shkalla e vdekshmërisë ishte po ashtu ndër më të ultat në botë.

E gjithë kjo ndodhte fal masave preventive që ndërmerrte Ministria e Shëndetësisë në krye me Jens Spahn. Rregullat ishin të qarta : distanca e duhur, përdorimi i maskës, masat higjienike, ndërprerja e vizitave familjare etj.

Gjermanët njihen në botë si popull i disciplinuar,  prandaj këto metoda të parapara funksiononin më mirë se çdo kund tjetër.

Me aprovimin dhe licensimin e vaksinës kundër Covid 19, Gjermanisë i hasi sharra në gozhdë, edhe pse vaksina Biontech ishte zbuluar dhe prodhohej në Gjermani.

Firma gjermane kishte nënshkruar shumë më herët kontrata me shtete tjera siç ishte Izraeli, sepse situata ishte krejtsisht e paqartë, nëse vaksinat për një kohë kaq të shkurtër do të licensoheshin.

Qeveria gjermane u arsyetua se nuk kanë dashur në mënyrë vetanake të furnizoheshin me vaksinën, po këtë dëshironin ta bënin së bashku si EU.

Ky ishte arsyetimi që në masat e përgjithshme shkaktoi paknaqësi, dhe nga ky moment filloi t´i bie popullariteti Ministrit të Shëndetësisë Jens Spahn.

Ministri shpesh jepte premtime dhe data se kur do të startonin me të madhe, ta vaksinonin popullsinë. Të shumtën premtimet janë mbajtur dhe sot Gjermania ka mbi 45 milion njerëz të vaksinuar.

Incidenca (infektimet në 100.000 banorë) ka rënë nën 55 persona dhe Jens Spahn u ka premtuar gjermanëve, që këtë verë do të kenë mundësi që të udhëtojnë për pushime nëpër vende të ndryshme të botës.

Kohët e fundit është vërtetuar se infektimet janë shumë më të larta në mesin e migrantëve, sesa nga popullsia vendase. Shkaku është se migrantët më pak i respektojnë masat dhe rregullat e parapara, si dhe nuk i kufizojnë vizitat familjare.

Ndoshta ky fenomen e kishte nxitur Ministrin e Shëndetësisë të deklaronte që, vizitat në Turqi dhe Ballkan janë shkaku më i madh i shtimit të infektimeve në Gjermani.

Të gjith janë të bindur në sinqeritetin e ministrit Jens Spahn sepse Gjermania kishte marr edhe masa më drastike, duke mbyllur kufijtë me Francën dhe Austrinë kur infektimet ishin të larta.

 Prandaj një deklaratë e tij që plotësisht i përgjigjet realitetit, askush nuk e ka marr si stigmatizim apo kundër dikujt tjetër.

Vetëm kryeministri shqiptar Rama u tregua hero dhe i doli në „ndihmë” Ballkanit. Ndoshta Rama kërkonte një shkas për ta sulmuar Gjermaninë, sepse politikanët gjerman në fillim ishin të entuziazmuar me ardhjen e tij në pushtet, po shpejt u zhgënjyen nga ai.

Sot ka nga ata që Ramën e quajnë autokrat, të lidhur me krimin dhe janë të bindur në manipulimin e zgjedhjeve prej tij. Pra Rama sot nga shumë politikanë gjerman krahasohet me diktatorin dhe autokratin Vuçiq, me Erdoganin, me Putinin dhe Lukashenkon.

Gjermania është e gatshme dhe angazhohet për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë jo nga meritat e Ramës, po për ta ndihmuar Shqipërinë për të mos rënë nën ndikimin Rus dhe Kinez.

Rama për t´ia arritur qëllimit të hapjes së bisedimeve me EU është i gatshëm që Greqisë t´ia dhuroi Detin dhe jugun e Shqipërisë deri në Vlorë, kurse po ashtu do të ishte pajtuar në ndarjen e Kosovës.

Këtë shqiptarët e kanë kuptuar, prandaj reagimi i Ramës ndaj Ministrit të Shëndetësisë Jens Spahn nuk i befason aspak, sepse ai çon vetëm pluhur gjoja se përpos shqiptarëve, po e mbron edhe rajonin. Shrohet pyetja nga kush.... ? Nga gjermanët..........!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat