Sa janë të gatshëm, përgatitur nga aspekti psikik nxënësit që t'i nënshtrohen testeve të arritshmërisë

Opinione

Sa janë të gatshëm, përgatitur nga aspekti psikik nxënësit që t'i nënshtrohen testeve të arritshmërisë

Nga: Prof. Lule Alidema Më: 28 maj 2021 Në ora: 13:21
Prof. Lule Alidema

Tashmë jemi drejt fundit të vitit shkollor, dhe nxënësit duhet ti nënshtrohet testit të arritshmërisë.

Mirë, testi mbahet sipas rregullores së paraparë kuptohet se besohet se është më e mira e mundshme e përgatitur nga institucioni kompetent, por unë si psikologe dua ta jap mendimin tim nga këndvështrimi psikologjik në lidhje me mbajtjen e testeve të tilla apo çfarëdo lloj testimi që të jetë.

Kuptohet se nxënësit do të rezultojnë nga dija që kanë marrë ndër vite në shkollë, pa gjykuar asnjëherë punën e përkushtimin e mësimdhënësve, por dyshoj se paraprakisht para testit nxënësve u duhet një parapërgaditje psikike për çfarëdo testi të jetë e sidomos ky i arritshmërisë, sepse gjithmonë njeriu e sidomos nxënësit e moshave të tilla që do të ju nënshtrohen testimeve u duhet përgatitje psikike, ngase dyshoj se nxënësit janë para një tensioni psikik, nga frika e mosarritjes, preokupimet moshore, e shto edhe faktorët rrethanor dyshoj se nxënësit nuk kanë mundësi të japin më të mirën nga vetja tyre.

Nuk dyshoj që mësimdhënësit nuk i njoftojnë e sqarojnë për aq sa dinë e munden, por sikur të ishte organizuar/angazhuar një grup ekspertësh psikolog dhe të i vizitojnë shkollat me qëllim parapërgatitje të nxënësve që do tu nështrohen testit dmth tu sqarojnë nxënësve me detaje rëndësinë e testit, besoj shumë se rezultati do të ishte dyfish më i lartë.

Këtë e them ngase përveç dhe vet isha mësimdhënëse e di saktë se nxënësit si ndjehen para testimeve, po ashtu me vetiniciativë (nga kurreshtja) bëra një minihulumtim me nxënës që ishin para nënshtrimit të testeve dhe atyre që ju nënshtruan testit ( ishte mbas rezultateve të Pisa-së, më interesonte pse ne duke pasur nxënës aq inteligjent rezultuam me rezultat aq të dobët)

Pyetjet që ju bëja ishin:

• A e dini/ dinit çka është/ishte ai test me saktësi?

• A jeni, ishit të gatshëm ti nënshtroheni?

• A e dini/dinit çfarë rëndësie ka testi për ju dhe vendin, pritshmëritë?

Përgjigjet që morra nga nxënësit ishin;

* E dimë deri diku/ e dinim por nuk e dinim me detaje

* Nuk mund të koncentrohesha në test

* Kam/ kisha shumë frikë, nga frika mund/ u bllokova

* E plotësova testin sa të heq obligimin

* Nuk isha atë ditë në disponim

* U humba nuk mu kujtua gjë

* Na e sqaruan mësimdhënësit por nuk i dhamë aq rëndësi e plotë e plot përgjigje të tilla.

Nga gjitha përgjigjet që morra erdha në përfundim se kishte shumë mangësi në përgatitjen psikike të nxënësve për të ju nënshtruar testit.

Veç tjerash kur është i angazhuar grupi i psikologëve enkas për përgatitje të nxënësve atëherë aty janë disa arsye që te secili nxënës domosdo do të ndikojë.

Së pari vet ideja që dikush po vjen në shkollë për një arsye apo qëllim do të zgjon kurreshtjen te nxënësit, pastaj pse pikërisht psikolog d.m.th nxënësit e pranojnë më me seriozitet, ata i pranojnë psikologët duke e ditur se aty janë në të mirën e tyre, zbutë monotoninë kur merret informacioni nga person i ri, ndryshe nga mësimdhënësi, pastaj mundësia e pyetjeve të ndryshme nga nxënësit do të jetë një lehtësim për nxënësit, etj.

Përveç nxënësit që do të përfitonin sikur të organizohej dhe angazhonin një grup të tillë prej psikologëve do të ishte shumë ndihmesë edhe për mësimdhënësit.

Kjo formë e testimeve me po këtë organizim dyshoj se është maltretim për nxënës dhe aspak e duhura.

Secila punë, obligim për të arritur rezultate të kënaqshme duhet përgatitje psikike, pranim e jo detyrim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat