Hashimit dhe të tjerëve në Hagë - asnjë avokat në botë nuk mund të kontribuon më shumë se ndonjë avokat kosovar madje pa arsye derdhen paratë e palimituara të shtetit apo popullit

Opinione

Hashimit dhe të tjerëve në Hagë - asnjë avokat në botë nuk mund të kontribuon më shumë se ndonjë avokat kosovar madje pa arsye derdhen paratë e palimituara të shtetit apo popullit

Nga: Luz Tomaj Më: 31 maj 2021 Në ora: 08:17
Luz Tomaj

Nuk ia vlenë të flitet se si ndodhi dhe pse ndodhi Gjykata speciale. E pata shprehë mendimin në një artikull “sjell e mëshoi vetit”. Pushteti i Kosovës, nëasnjë moment, nuk u mor me krimet gjenocidiale të Serbisë por nxitoi me formimin e Gjykatës Speciale për gjykimin e kosovarëve!!!!

Sidoqoftë, në agjenden e çdo shoqërie, të cilat e marrinedhe formen e shtetit, përveq tjerash, parashifet mbrojtja e shoqërisë, madje, edhe të individit nga krimi, i cili paraqet rrezikshmëri për shoqëri. Në këtë konstelacion, përveq institucioneve tjera të shtetit, parashifen dhe themelohen gjykatat dhe prokurorit. Në shumë shtete, si psh në SHBA funkcionon edhe institucioni i avokatures publike, me të cilën mundësohet rrumbullaksimi i procesit, ngase në rastet specifike, parashifet edhe mbrojtja e domosdoshme ndërsa pala nuk ka mundësi të angazhoj mbrojtësin, prandaj gjykata, sipas obligimit zyrtar, ia cakton mbrojtësin.

Lista e avokatëve të autorizuar

Vite mëparë, e lexova Listen e avokatëve të autorizuar kosovar, për mbrojtjen e të akuzuarve pranë Gjykates Speciale. Lexoja edhe emra të kolegëve të cilët i njofshum mirë dhe, jam i sigurt se premtojnë më shumë se avokatët, të cilët i angazhuan të akuzuarit në Hagë. Është e pakuptueshme pse u anashkaluan dhe anashkalohen avokatet kosovar.

Procesigjygjësor penalo-juridik

Gjykata është institucioni, para të cilës zhvillohen proceset, jo vetëm penalo-juridike. Sidoqoftë, procesi penal, fillon dhe zhvillohet në bazë të kërkesës të cilën e parashtron prokuroria, e cila gjithashtu, paraqet institucion të vacant në sferen juridike.

Para gjykates, në proces, ballafaqohen prokurori ose përfaqësuesi i aktakuzes dhe i akuzuari, të cilin e ndihmon mbrojtësi - avokati, të cilin e angazhon dhe, në këtë proces, zhvillohet, ta quaj, beteja, në mes prokurorit dhe mbrojtjes së të akuzuarit. Deri sa, prokurori ofron prova, në të cilat e bazon aktakuzen dhe angazhohet për argumentimin  e provave dhe vet aktakuzes. Ndërkaq, mbrojtja, pretendon ti mohon provat e prokuroris dhe, të ofron prova tjera, me qellim të argumentimit të pafajsisë eventuale të akuzuarit. Gjykata apo paneli, është ai cili i vlerson, në mënyren më objektive, te gjitha pohimet dhe mohimet dhe, vendos përfajsin apo mos fajësinë e të akuzuarit.

Ky proces, nuk është process filozofik, nga se provat janë ato të cilat flasin. Të akuzuarit në Hagë, akuzohen për krime, për të cilat pretendohet se janë kryer në Kosovë.

Po insistoi se, as avokati më i famshëm në botë, nëse fare egzistojnë të tillë, nuk mundet me i vlerësuar provat e prokurorisë dhe me ofru prova dhe kundërprova tjera më mirë se do një avokat kosovar.

Një rast në karrieren time për ilustrim

Gjatë të shtatëdhjetave, gjykoja në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë. Kuptohet, ballafaqohesha me lëndë penale të ndryshme. Shkurtazi, në një lëndë, pala e akuzuar, për mbrojtës e kishte angazhuar avokatin Filla Fillota, nga Beogradi. Ky avokat, në atë kohë, figuronte se, gjoja, ishte më i njohuri në ish Jugosllavinë. Para fillimit të seancës, kolegët më vinin dhe më thonin se sot e paske Filloten në cilësi të mbrojtësit. Pëgjegja e ime, shoqërore, ishte edhe ai është si të gjithë të tjerët. Ashtu edhe ishte. Bile bile, e veçoi një moment gjatë seancës. Gjatë fjalës përfundimtare, avokati fliste gjerë e gjatë, kuptohet ishte punë e tij. Por kur filloi, gjatë fjalimit, të kthehet kah publiku, ishte përplot salla, as një as dy i thash... kthehu dhe fjalët tua drejtoja trupit gjykues e jo publikut. Kërkoi falje. Nuk brengosësha me emrin apo renomen e avokatit por vetëm me gjendjen faktike të cilën e ofronin provat e zhvilluara.

Sa për përfundim

As emri, as reputacioni, as përkatësija e mbrojtësit, në procedure penale para gjykatës, nuk qojnë në kanar, nuk mund të ndryshojnë gjendjen faktike. Lexoi se Qeveria e Kosoves, për mbrojtjen e të akuzuarve në Hagë, paguan qindra e qindra mija euro për kompenzimin e punës së mbrojtjes. Mëkat, ato janë para të popullit të shkretë. Çdo avokat kosovar, të njëjtën punë, e kishte kryer në mënyrë të suksesëshme dhe, po flas përmendësh me një kompenzim prej 10 apo 20% të shumës e cila iu paguhet avokatëve të “famshëm”.

Luz Tomaj

05/30/2021

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat