“Non grata” amerikane për  Berishën e për të tjerët janë mbështetje për Shqipërinë

Opinione

“Non grata” amerikane për  Berishën e për të tjerët janë mbështetje për Shqipërinë

Nga: Skënder S.Kapiti Më: 31 maj 2021 Në ora: 14:24
Skënder S.Kapiti

Shqiptarët janë populli më proamerikan në Botë, dhe SHBA-të për këtë mirënjohje që kanë shqiptarët për SHBA-të, ato edhe janë aleat i madh jetik e strategjik i shqiptarëve dhe   Shqipërisë.

Me kalimin e ditëve që nga shpallja “non grata” për Sali Berishën nga SHBA-të, po vjen gjithnjë e më shumë rënia e numrit të atyre të cilët nuk donin ta besonin e që nuk u pëlqente fakti se përse SHBA-të ndërmorën një gjë të tillë kundër ishPresidentit, ishKryeministrit dhe deputetit Sali Berisha.

Tashmë Berisha i pafuqishëm politikisht ka filluar e po braktiset edhe nga më besnikët e tij.

Kështu do të ndodhte, e që edhe pritej.

Ky rast i shpalljes “non grata” dhe motivacioni spjegues e argumentues  i deklaratës nga Departamenti të Shtetit për një personazh i cili e ka dominuar skenen publike e politike të Shtetit Shqiptar në këto vite të tranzicionit  është shumë i dëmshëm për imazhin e Shqipërisë edhe në arenën ndërkombëtare.

Faktikisht ajo deklaratë verteton shumë sakt faktin se si jo vetëm Berisha por të gjithë shtetarët e lartë në Shqipëri kanë abuzuar dhe e kanë shfrytëzuar politikën , shtetin e pushtetin për favore,për intersa personale e nepotiko-familjare për përfitime pronash, pasurish e parash  publike. Të gjithëve atyre që u është dhënë mundësia e karrierës për politike e për pushtet ndoshta e meritojnë të shpallen “non grata” po për këto arsye,për korrupsion , vjedhje e shfrytëzim posti për të bërë zullumin e për të bërë para e pasuri në mënyrë abuzive , kriminale e korruptive.

Qëndrimi ndaj “non grata” për Berishën është peshore se nuk mund të jesh edhe proamerikan, por edhe antiamerikan njëkohësisht sic lexova te dikush se: i donte SHBA-të, por i besonte Berishës.

SHBA-të nuk janë shtet autokrat,SHBA-të nuk bëjnë hakmarrje personale e nuk merren me inate e as me preferenca individuale.  Sekretari i Shtetit dhe Ambasadorët e tyre nuk janë persona privat dhe nuk  shprehin opinione,  as konsiderata  e as deklarime personale, por janë përfaqësues dhe veprojnë e përfaqësojnë shtetin amerikan.

 

Thelbësore dhe më e rëndësishme për shqiptarët nuk janë as Berisha, as Meta e as Rama ,por mbi të gjitha dhe e para për shqiptarët  është Shqipëria, është demokracia dhe shteti ligjor shqiptar, janë ligji, drejtësia, zhvillimi dhe integrimi në BE.

Dhe në këtë drejtim shqiptarët kanë aleat besnik, strategjik e jetik Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shqipërisë i interesojnë SHBA-të, dhe SHBA-ve u intereson Shqipëria.

SHB-të kanë parime, principe dhe politikë afatgjatë dhe strategji të vecantë në marrëdhëniet e saj me Shqipërinë dhe shqiptarët, dhe duke qenë të tilla karshi shqiptarëve SHBA-të punojnë dhe mbështesin në Shqipëri liritë e të dretejtat e njeriut, demokracinë, ndërtimin e shtetit ligjor, funksionimin e  shtetit e të ligjit dhe luftën kundër krimit e korrupsionit.

Prandaj duke parë se Shqipëria ishte kapur nga krimi e korrupsioni, nga zullumqarët dhe hajdutët, ku keqfunksiononin institucionet, dhe për pasojë Shqipëria shpeshhërë dhe shumë lehtë këcënohej nga destabiliteti politik, atëhere SHBA-të ndërhynë dhe ia imponuan politikës shqiptare miratimin dhe fillimin nga funksioni të VETING-ut.

Dhe kuptohet se këtë e bën për shqiptarët vetëm një vënd mik dhe aleat i sinqertë sic janë SHBA-të.

Shpalljen “non grata” për Sali Berishën , të thuash se SHBA-të e bënë këtë për Ramën apo për ndonjë gjë tjetër përbën justifikim mjeran  dhe dritëshkurtësi të madhe. Shqiptarët e duan demokracinë, e duan ligjin dhe shtetin ligjor, shqiptarët e duan luftën kundër krimit e korrupsionit, e duan integrimin në BE.

Dhe kur, dhe përderisa SHBA shpallin “non grata” ato personalitete të larta shqiptare që kanë penguar drejtësinë, që kanë penguar zhvillimin e demokracisë dhe që kanë bërë dhe që kanë toleruar e mbrojtur korrupsionin familjar dhe atë të aleatëve atëhere ky është vertetimi më i mirë i asaj se edhe  “non grata” amerikane për të tillët personalitete të larta shqiptare është vetëm një proshqiptarizëm dhe mbështetje e madhe amerikane  për të mirën e përgjithshme të shqiptarëve dhe të   Shqipërisë në rrugën e konsolidimit të shtetit ligjor, të demokracisë dhe për integrimin në BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat