Do të na mungojë në Zërin e Amerikës

Opinione

Do të na mungojë në Zërin e Amerikës

Nga: Harry Bajraktari Më: 2 qershor 2021 Në ora: 18:20
Ilir Ikonomi

Do të na mungojë në Zërin e Amerikës Ilir Ikonomi Ilir Ikonomi, një nga gazetarët më të mirë shqiptarë ka dalë në pension pas tre dekadash në Seksionin Shqip të Zërit të Amerikës. I shpreh me këtë rast mirënjohjen time për punën e tij të palodhur në shërbim të komunitetit shqiptaro-amerikan.

Si gazetar ka ndihmuar që të njihet e vlerësohet puna e komunitetit tonë në shërbim të Çështjes Shqiptare këtu në SHBA. Mirëpo, gjatë gjithë karrierës së tij ka dëshmuar një profesionalizëm dhe përkushtim për t’u marrë shembull. Shërbimi i Gjuhës Shqipe në Zërin e Amerikës ka një rëndësi të madhe për ne.

E dinë më së miri, shqiptarët në atdhe, të cilët kanë jetuar në regjime shtypëse dhe e kanë dëgjuar emisionet e këtij program me shpresën dhe dëshirën e pavdekshme për liri. Përveç punës në Zërin e Amerikës, Ilir Ikonomi ka shkruar libra dhe ka eksploruar tema të rëndësishme të historisë sonë kombëtare.

Image
Ilir Ikonomi

Ilir Ikonomi, një nga gazetarët më të mirë shqiptarë ka dalë në pension pas tre dekadash në Seksionin Shqip të Zërit të Amerikës.

I shpreh me këtë rast mirënjohjen time për punën e tij të palodhur në shërbim të komunitetit shqiptaro-amerikan. Si gazetar ka ndihmuar që të njihet e vlerësohet puna e komunitetit tonë në shërbim të Çështjes Shqiptare këtu në SHBA. Mirëpo, gjatë gjithë karrierës së tij ka dëshmuar një profesionalizëm dhe përkushtim për t’u marrë shembull.

Shërbimi i Gjuhës Shqipe në Zërin e Amerikës ka një rëndësi të madhe për ne. E dinë më së miri, shqiptarët në atdhe, të cilët kanë jetuar në regjime shtypëse dhe e kanë dëgjuar emisionet e këtij program me shpresën dhe dëshirën e pavdekshme për liri.

Përveç punës në Zërin e Amerikës, Ilir Ikonomi ka shkruar libra dhe ka eksploruar tema të rëndësishme të historisë sonë kombëtare.

Do të na mungojë që këtej e tutje në Zërin e Amerikës, por i uroj Ilirit dhe familjes së tij shëndet e lumturi në kapitullin e ri që po fillon në jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat