In Medias Res...

Opinione

In Medias Res...

Nga: Agron Shabani Më: 5 qershor 2021 Në ora: 11:33
Agron Shabani

Jeta ose bota e gjithëmbarshme institucionale, politike ose diplomatike në Kosovën e paraluftës dhe pasluftës, shpeshherë ose vazhdimisht i kanë ngjarë (ngjasuar) një klinike ose spitali ku çdo pacient sikur ka qenë i udhëhequr ose zotëruar nga ideja perverse, amoroze dhe bizantine për të ndërruar shtratin (krevatin), karrigen (fotelën) dhe personelin e klinikës me një shtrat, karrige (fotele) dhe personel tjetër, të përkthyer në aleat ose partner shteti dhe pushteti.

Në atë karantenë, vetmi, izolim ose mjerim të brendshëm dhe të jashtëm, liderët ose politikanët e ndryshëm kosovar, shpeshherë i kanë kapur, ngrënë, mashtruar, plaçkitur ose shqyer popullin (elektoratin), shtetin, dhe në fund njëri tjetrin ose vetëvetën e tyre!

Kjo për faktin se në themel të marëdhënieve ose raportëve personale, interpersonale, politike, partiake, pushtetmbajtëse, karieriste, profiteriste dhe të tjera të liderëve ose politikanëve kosovar, kanë dominuar ose ambivaluar shantazhi, komploti, linçimi, konspiracioni, dekonspiracioni, arroganca, cinizmi, injoranca, urrejtja, xhelozia, mosbesimi (ateizmi) i ndësjellë ose reciprok, kretenizmi, padituria, nebuloza, stupiditeti, mediokriteti, amnezioni, indolenca, animoziteti, amorozitei (amoraliteti), korrupsioni, stratifikacioni, kariera, pasuria e pandershme dhe e paligjshme, trafiku ose kontrabanda institucionale dhe funksionale, frika latente ose permanente, fataliteti, kompleksët e njohura të Edipit, gjegjësisht, inferioritetit ose makiciozitetit e kështu me radhë...Dhe, jo aspiratat ose interesat e njohura të kombit dhe atdheut.

Në "pejsazhin" ose "mozaikun" e rrënimit (shkatërrimit), rastësia, nderi, morali, virtyti, dhe saktësia, sipas Samuel Beketit dhe Anatoli Francit, janë vetëm sinonim, apo"psedonim hyjnorë" ose "profetikë" të cilin Zoti (Hyji) nuk deshti të nënshkruajë.

Nga kjo rezulton se "pushtimi serb, si duket ishte i mirëseardhur për një pjesë të madhe të sundimtarëve të ri të Kosovës" në kuptimin e asaj se nga ai sistem (regjim) dhe mentalitet represivë, borxhez, kullak, skllavopronar, despotik, autoritar dhe toralitarist, Kosova ka lënguar nepër shekuj ose dekada!

Ligjet, trendet, tarifat, kushtet dhe "standardet e reja revolucionare dhe demokratike" që i vendosën "apostujt e lirisë" së bashku me "kalorësit" ose "gardianët e bërjes së shtetit" me tespih, urata, sehire ose hajmelia të ndryshme pacifiste ose "gandiste", ishin të njejta ose analoge me ato të regjimit kriminal dhe gjakatar të Millosheviçit etj. Në rrafshin social dhe ekonomik sidomos. Kështu që "kullakët e kuq" nga qyteti, sa çelë e mbyllë sytë u substituuan ose zëvendësuan me çifçinjët dhe çipçinjtë e ri të ardhur nga fshatrat ose provincat e ndryshme kosovare si "zeus" ose "zotërinjë të ri" të shtetit dhe pushtetit kosovar.

Të "korrurat dhe të vjelurat"e tyre shin të jashtë­za­konshme në kuptimin e kapjes së shtetit dhe pushtetit, gjegjësisht, klanizimit, uzurpimit, fosilizimit, tribalizimit, privatizimit, monopolizimit, absolutizmit ose relativizimit të përgjithshëm të­ lirisë (çlirimit), shtetit, pushtetit, pronës, pasurisë dhe moralit të përgjithshëm shoqërorë ose qytetarë.

Të gjitha ato masa, sollën një mirëqenie të përgjithshme për sundimtarët e ri të Kosovës dhe tarafet e tyre gjithandej, gjegjësisht një përbuzje, injorancë, skamje ose varfëri të skajshme për shtresën urbane ose qytetare të Kosovës që shihëshin (shikohëshin) si "bejlerë, agallarë" ose "kullak të kuq" të ish sistemit monist ose jugokomunist në Kosovë. U zhdukë tërësisht klasa e mesme qytetare në Kosovë dhe u ngriten vetëm dy klasa: Të pasurit ose milionerët institucional dhe funksional dhe të varfërit ekstrem. Kryesisht nga qyteti.

Ndërkaq, edhe intelektualët politikë ose politikanët intelektual së bashku me akteret ose protagonistet e elitave shkencore, kulturore ose intelektuale të Kosovës, e kishin braktisur skenën politike ose politikëbërëse të Kosovës dhe nuk ishin më aty si dikur. Duke menduar në narrativin (narracionin) dhe fuqinë nxitëse, kreative dhe stimuluese të elitës së njohur shkencore, intelektuale, kulturore ose politike të Kosovës që karakterizohej me një shpirt të pasur hulumtues si dhe me metoda të njohura shqyrtimi, eks­perimentimi, vëzhgimi, studimi dhe analize. Kjo frymë dhe kjo metodë, u zhdukë si dukët në fetus ose embrion. Shkaqet kryesore akoma nuk dihen¿?


Se këndejmi, duke i vërejtur dhe hetuar në krye të herës tendencat, paradokset dhe ""standardet" e mesipërme pë­rverse, retrograde, reaksionare dhe anakronike në Kosovën e pasluftës: Të nxitur dhe stimuluar sigurisht edhe tereni dhe momentumi i përshtatshëm, udbashët, mercenarët ose agjentët e ndryshëm të UDB-s etj.,u trafikuan dhe kontrabanduan në hallkat ose zinxhirët kryesorët kryesorë të shtetit dhe pushtetit kosovar. Dhe, kjo edhe me dorën e zgjatur dhe kokat e përulura të disa ish komandantëve ose udhëheqësve të UÇK-s.


Ndonëse edhe Kosova e re proletare dhe internacionaliste së bashku me "popullin e ri kosovar" të "dalur ose lindur nga lufta" dhe "kushtetuta e Ahtisarit & Company".. ku ishin (janë) të përziera ose gërshetuara kombe, etnitete, minoritete, kultura dhe ideologji të ndryshme me të gjitha ndryshimet, antagonizmat, divergjencat, diskrepancat, disonancat dhe specifikat e tyre: Përbënin një terren ose "kompaktësi dhe tërësi të përshtatshme" në kuptimin e një konglo­merati ose "përzierje frytdhënëse" të kombeve dhe kombësive të ndryshme, ku kanë "bashkëjetuar paqësisht" të gjitha ideologjitë dhe tradi­tat e mundshme nacionale, etnike, fetare, kulturore, politike, ushtarake (luftarake), historike, gjeografike, konceptuale, ideologjike etj. Kështu që "rrënjët e kulturës dhe civilizimit të lashtë iliro-shqiptar në Kosovë (Dardania Antike)- nuk ngelën vetëm me origjinë shqiptare, por gjithashtu edhe serbe, turke, boshnjake etj. Kjo për faktin se në kuadër të shtetit, pushtetit dhe "popullit të ri kosovar" të gjithë u deshtë të punojnë, sundojnë ose qeverisin së bashku sipas "planit" ose "pakos ligjore" të Mahti Ahtisarit & Company.

Kjo do thotë se etja dhe uria e kosovarëve për lider ose politikan të ditur (intelektual), intelegjent, profesional dhe kompetent, asnjëherë nuk kanë qenë më të mëdha, aditive dhe imediate.

Formulat dhe ekuacionet e Serbisë ndaj Kosovës dhe shqiptarëve, gjithëmonë kanë qenë me shumë të panjohura dhe të papritura.

Për me tepër ndërkaq, thuhet se politikanët ose diplomatët e ndryshëm, shpeshherë bartin maska ose "fytyra të bukura" në atë mënyrë që të gdhendën ose skalitën përgjithmonë në shpirtin dhe kujtesën e njerëzve, popujve ose kombeve të tyre përkatëse ose respektive.

Ndaj, nëse ka diçka intelegjente, racionale, morale, njerëzore ose humaniste tek politikani ose diplomati i ditur,i mençur, i thellë, intelektual dhe intelegjent, sipas filozofisë dhe psikologjisë politike, ajo patjetër do duhej të zbriste ose ulej në fushën ose terrenin e njohur të arsyes dhe ndërgjegjjes së lartë njerëzore ose qytetare. Në të kundërten, prej nënshtrmit ose dashurisë së marrëzishme ndaj liderëve të himnizuar, valorizuar ose glorifikuar deri në instancë të lartë kulti, ndjekësit dhe viktimat e tyre, shpeshherë e duan njëri-tjetrin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat