Armiqtë tanë do ta provojnë të na i vjedhin të gjitha

Opinione

Armiqtë tanë do ta provojnë të na i vjedhin të gjitha

Nga: Prof. Fahri Mahalla Më: 6 qershor 2021 Në ora: 12:36
Prof. Fahri Mahalla

Armiqtë tanë shekullor, po e shfrytëzojnë përgjumjen e Akademikëve të Shqipërisë dhe të Kosovës, njëherit edhe përgjumjen e institucioneve shtetërore te dy shteteve. Armiqtë tanë do ta provojnë të na i vjedhin të  gjitha. Akademikët e Shqipërisë dhe të Kosovës, vallë a janë të paguara për të heshtur. 

Grekët na e morën Fustanellen. Malazezët na e morën Lahuten. Një ditë mund të na marrin diçka edhe ma të dhimbshme. Institucionet shtetërore, bashkë me Akademikët e  Shqipërisë dhe ata të  Kosovës heshtën,  dhe po heshtin, i kanë mbyllur sytë dhe veshët me lesh qingji.

Akademikët dhe institucionet, nuk u ankuan, as nuk ngritën padi në Gjykatën Ndërkombëtare për këto vjedhje. Armiqtë tanë nuk do të ndalen, duan të na i marrin të gjitha. Akademikët dhe institucionet tona shtetërore po flenë.

Ajo që është  e kombit Shqiptar ka qenë dashtë të mbrohen me kohë në UNESKO, dhe të merren Tapit.

Nëse ne  nuk e  mbrojmë atë që është e jona, të tjerët do të na i marrin të  gjitha, kështu  do të mbesim pa identitet Kulturor. Ata që janë kompetent, për ta mbrojtur kulturën e Kombit Shqiptar, duhet ta dinë se kurrgjë nuk mbrohet me fjalë. Çdo gjë mbrohet me argumente dhe me ligj.

Kombet tjera kulturën e tyre e kanë  të mbrojtur në UNESKO dhe i kanë marrë ( TAPIT ). Ne shqiptarët mendojmë se  ajo që është e jona s'mund të na i marrin të tjerët. Për mos me na i marrë duhet ti kemi TAPIT nga UNESKOJA.

Zgjohuni o ju njerëz, punoni mos e merrni rrogën haram. Zgjohuni sa nuk është bërë vonë, sepse ju një dit do të përgjigjeni para drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat