Berisha është peng ose viktimë e intelektit dhe idealizmit të tij kombëtar ose panshqiptar, apo...?!

Opinione

Berisha është peng ose viktimë e intelektit dhe idealizmit të tij kombëtar ose panshqiptar, apo...?!

Nga: Agron Shabani Më: 6 qershor 2021 Në ora: 14:01
Agron Shabani

Prof. Dr. Sali Ramë Berisha, respetivisht ish Presidenti historik, Kryeministri, kardiologu ose profesori i njohur universitar, lideri, intelektualit i madh dhe patrioti i shquar shqiptar, nga ana e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Anthony Bliken dhe State Departamenti Amerikan, është shpallur "persona non grata" ose "njeri i padëshiruar në SHBA-së!"

Ndërkohë që gjatë këtyre ditë u bë e ditur se Dr. Berisha ka dorëzuar edhe mandatin e deputetit të parlamentit shqiptar.

Ky është njëri prej lajmeve më shokante ose më tronditëse në historinë më të re të politikës shqiptare.

Ndonëse, Dr. Berisha ka shumë vite ose dekada qëkur është shantazhuar, linçuar, surejuar, salvuar, komplotizuar, stigmatizuar dhe demonizuar vazhdimisht nga politikat ose politikanët e ndryshëm ditorë ose periodik të Tiranës dhe Prishtinës për shkak të kursit, idealizmit dhe vizioneve të tij panshqiptare ose mbarëshqiptare. E sidomos ndaj Kosovës.

Por, ja që forcat antishqiptare në Shqipëri, Kosovë dhe gjithandej, akoma janë më të numërta. Mjerisht.

U mor vesh se aty ku lartësohen, himnizohen dhe glorifikohen politikat dhe politikanët ditor ose periodik, dhe demonizohen, satanizohen, baltosen dhe linçohen intelektualët dhe liderët e kalibrit të Dr. Sali Berishës, aty nuk ka nderë (moral) as vetëdije shtet-formuese ose patriotike.

Të jemi të famshëm, të zgjuar, të mençur, të fortë, imun, korpulent, madhështorë, të fuqishëm, dinjitoz etj. Këto janë tipare, narrative ose cilësi të njerëzve ose liderëve historik.

Si duket, populli ose elektorati shqiptar si në Tiranë, ashtu edhe në Prishtinë, nga ana e qarqeve të errëta, reaksionare, paradoksale dhe diabolike nga brenda dhe jashtë vendeve tona përkatëse ose respektive, vazhdojmë të shihen, kundrohen ose paramendohen në formën e tufës ose kopesë politike ose parapolitike...!?

Kjo është dilema.

Studiuesi, pedagogu, filozofi ose antropologu i shquar francez (Pierrè Clastres)-pasë një qëndrimi, studimi dhe analize të gjatë nga vendi i ngjarjes (1963-1974) të elementeve, instrumenteve dhe dimenzioneve politike, kognitive, dimorfike, parapolitike, determinante dhe paradigmatike të fiseve, klaneve ose komuniteteve të ndryshme parashtetrore ose parapolitike "guayaki", "guarani", "chulupi", "chaco" "yuanomani" dhe të tjera të indianëve në Paraguaj, atyre në Venecuelë ose "Sao Paulo" të Brazilit etj., ku në forma ose mënyra të ndryshme implicite ose eksplicite janë të pranishme edhe mentaliteti, mitologjia, eshatologjia, dialektika, praktika ose përditëshmëria e njohur konfliktuoze, luftarake, paqësore ose pajtuese e klaneve ose fiseve tribale, shamane, nomade ose gjysmë-nomade të Amazonës (Amazonisë) etj. Pos tjerash e ka venë në spikamë faktin e njohur sipas të të cilit edhe komunitetet ose "shoqëritë primitive" mund të kenë natyrë ose karakter politik, për dallim të shoqërive moderne ose bashkohore të formuara dhe organizuara me anë të aparatit të njohur shtetëror, ligjorë, inkursiv, represivë ose reperkusiv. Pse kjo? Sepse, kjo gjithnjë sipas studiuesit ose antropologut të shquar francez (Pierrè Clastres), do thotë se shoqëritë ose komunitetet e ndryshme ordinare, primitive ose parapolitike, nuk kanë qenë kurrë të interesuara për formacionet, organizimet ose aparatet e njohura shtetërore, nacionale, qeveritare, ligjore, administrative, juridike, politike dhe të tjera, por për organizimin, bashkimin dhe mbijetesën e tyre optimale, latente ose permanente me anë të një "barazie ordinare, natyrore ose mbinatyrore", si dhe me anë të një "ligji" ose "kontrate" të pashkruar shoqërore, sociale, politike etj. Duke menduar në "popullin ose shoqërinë kundër shtetit" të Pièrrè Clastresit, si dhe në "demokracinë kundër shtetit" të Miguel Abensourit.

Ndaj, duke iu referuar anomalive, patologjive, fenomeneve, obstruksioneve, destruksioneve dhe dekonstruksioneve të panumërta reaksionare, paradoksale dhe anakronike në shtetin dhe pushtetin shqiptar ose kosovar: Pashmangshëm sikur parashtrohet pyetja: Vallë a janë kundër kauzalitetit ose interesave të larta shtetërore dhe nacionale të Kosovës dhe shqiptarëve, vetëm një pjesë e pushtetit ose lidershipi shqiptar ose kosovar, apo i tërë populli (elektorati) dhe shoqëria shqiptare ose kosovare?! Dhe, se a janë të interesuar fare për kombin ose bashkimin shtetëror dhe nacional shqiptarët?!

Apo, mos ndoshta për "minishengenin ballkanik", për kontrollin ose menaxhimin absolut të tregut financiar dhe ekonomik, si dhe integritetit dhe sovranitetit shqiptar (e kosovar) nga ana e Turqisë, sipas "vizioneve" ose idealeve filoturke, filoserbe, proletare dhe internacionaliste të Edi Ramës & Company....!?

Shqiptarët është koha ose momenti i fundit të marrin në dorë fatin e tyre shtetëror dhe nacional, si dhe anën e ligjit, nderit (moralit) dhe drejtësisë.

Heshtja i inkurajon persekutuesit dhe abuzuesit me ligjin, dhe asnjëherë të persekutuarit ose viktimat e tyre ose dikujt tjetër.

Kuptohet, nëse duan popull (komb), shtet dhe pushtet të ligjshëm, sovran, autonom, integral dhe demokratik e jo "kafshë ose bisha të larta politike ose diplomatike" të trafikuar ose kontrabanduar nga pornotregjet e ndryshme politike, paranormale, parapolitike dhe të tjera?!

Nuk shkon gjithmonë me dogmat, parullat ose sloganet e njohura hipokrite, dogmatike dhe demagogjike: Na vjen keq pse krokodilët (aligatorët) e ndryshëm, i kanë kafshuar aq keq njeriun dhe popullin (kombin) e pafajshëm shqiptar ose kosovar, por nuk guxojmë t'i qortojmë dhe akuzojmë krokodilët (aligatorët) tanë!

Dr. Berisha, mund të jetë edhe viktimë e kompotëve të ndryshme bizatine të qarqeve të ndryshme fetare ose klerikaliste që kolportojnë me Moskën, Stambollin, Beogradin etj, në kuadër të masonerisë ose oligarkisë së njohur politike, diplomatike etj..... Pse kjo?

Sepse, politika dhe diplomacia shqiptare ose kosovare, assesi të bëjnë dallimet e njohura (esenciale ose substanciale) në mes fesë (religjionit), popullit (kombit), shtetit dhe pushtetit.

Kështu që penetrimet, reflektimet, interferimet, influencat (ndikimet) dhe doktrinat e ndryshme dehëse dhe indoktrinuese të klerikëve ose "misionarëve" të ndryshëm pervers, dogmatik, demagog dhe hipokrit në jetën ose botën e gjithmbarshme institucionale, konstitucionale, funksionale, politike ose diplomatike të shqiptarëve, janë të shumta dhe të shumëfishta në kuptimin e dehjes ose ekzaltimit ekstazik ose ekstatik të popullit ose elektoratit shqiptar ose kosovar me mite, toteme, fetishe, simbole ose relikte të ndryshme mesjetare ose eshatologjike, të cilat patjetër të kujtojnë çaste ose fragmente nga libri "Magnalia Christi Americana" të C. Matherit (1663-1728), i cili thuhet se asokohe e kishte shkruar librin e mësipërm në fjalë, me qëllim të paralelëve, analogjive dhe apologjive të ndryshme ekskursive dhe diskursive në mes kishës amerikane në "Anglinë e Re"( SHBA-s) dhe kishës evropiane, në sintoni dhe analogji të plotë me mitet, reliktet dhe autoritetet e moçme kishtare ose klerikaliste të kontinentit plak.

Ndonëse, Benxhamin Frënklini (Benjamin Franklin) në "Autobiografinë" e tij, pos tjerash atëbotë e kishte prezantuar ose interpretuar tipin, figurën ose portretin e njeriut ose qytetarit amerikan me nota të larta ose superlative, respektivisht, në frymën e njohur shkencore, arsimore, humaniste, reformatore, revolucionare, evolutive, empirike, transcendentale, morale, kulturore, patriotike etj.

Tek e fundit, populli, publiku i gjerë ose auditoriumi shqiptar ose kosovar, me tepër janë fetar ose laik, se sa tè edukuar, emancipuar, kulturuar, auditorial dhe audient ose audicional.

Të lirë, të lumtur, të urryer dhe xhelozuar, apo të falur, gjykuar, dënuar dhe të mjerë...?!

Se këndejmi, Dr. Berisha qysh në mandatin ose funksionin e tij si President i Shqipërisë, asokohe e zgjodhi Pjetër Arbërorin-Kryetar të Kuvendit (që i përkiste religjionit katolik) dhe Aleksandër Meksin-Kryeministër të Shqipërisë ( i religjionit ortodoks). Për të vazhduar me Prof. Dr. Jozefina Topallin etj....Në emër të trungut (trupit) të përbashkët dhe vëllazërisë së shenjtë të shqiptarëve..;

Por...!?

Në Kosovë dhe Shqipèri, në vend të edukatës, kulturës, nderit (moralit), politikës ose shkencave politike, fjalën kryesore e kanë feja ose religjioni politik ose parapolitik. Gjegjësisht, shizma (skizmatizimi), mallkimi, inkuizicioni ose pushkatimet e njohura morale, intelektuale, profesionale, shpirtërore, familjare, farefisnore dhe të tjera të kundërshtarëve institucional, politik, partiak, konceptual, ideologjik të tjerë.

Kjo për faktin se itharët ose militantët e ndryshëm ekstrem, radikal ose fanatik të "platformës" ose "filozofisë" klerikaliste, totemiste ose eshatologjike, e kanë një konceptim, perceptim, akceptim dhe anticipim të verbër, të vrazhdë, rixhid, borgjez, reaksionar, paradoksal dhe anakronik, që i shohin dhe kundrojnë njeriun, popullin (kombin), shtetin, pushtetin, politikën, diplomacinë dhe vlerat tjera, si një fakt ose realitet natyrorë ose ordinar. Gjegjësisht, si diçka të palëvizshme (statike), natyrore ose ordinare, për faktin se" edukata, kultura, emancipimi, nderi, morali dhe besimi" së bashku me "artin e njohur politik ose diplomatik", si dhe vlerat e njohura hyjnore ose universale të jetës së njeriut, i binden dhe nënshtrohen vazhdimisht të njëjtit ligj: ligjit të shndërrimit, nënshtrimit, konvertimit, mohimit, tjetërsimit etj. Mbase, ligjit të konfirmimit me vetveten si dhe me gjithçka tjetër brenda dhe jashtë saj.

Në këtë rast, çdo gjë ose gjithçka, sikur i zhvatët dhe nënshtrohet diktatit, tutelës ose monopolit të njohur social, ekonomik, politik, ushtarak (luftarak), agjitues ose propagandistik të 'politokracisë' ose "klerokracisë së lartë politike". Duke i bërë të pamundura ose inekzistente skemat ose formulat dialektike dhe evolutive-empirike të dialogut, korrespondencës ose komunikimit real dhe të barabartë në mes elitës shkencore ose intelektuale dhe "pushtetit" ose "borgjezisë së lartë" politike ose kleptokratike.

Në dukje te parë, kjo është pra ajo filozofia e mbjelljes së optimizmit të antropomorforizuar në iluzion ose utopi, ku qielli me yje, është lebroz.

Sidomos atëherë kur natyra 'tretët' ose shkrihet në mendjen dhe shpirtin e njeriut, objekti në subjekt dhe kështu me radhë...

Në këtë 'ritual' ose 'celebrim të përbashkët' të mendjes (koshiencës), shpirtit dhe natyrës, është logjika ose koshienca e lartë njerëzore ajo që na flet ose udhë rrëfen vazhdimisht mbi "vullnetin për të jetuar" (ëille zum leben). Kështu që "fenomenet" e ndryshme natyrore dhe mbinatyrore, interferojnë dhe integrohen në vullnetin për të jetuar, që është thelbi i jetës dhe botës sonë.

Për Immanuel Kantin, vullneti për të jetuar, që në krye të herës është i njohur dhe identifikuar në vetëdijen (koshiencën) dhe ndërgjegjen tonë. Gjithashtu besohej (besohet edhe sot) se ligji i shkakësisë që i rregullon fenomenet e ndryshme natyrore dhe mbinatyrore dhe parimi i arsyes që i shpjegon dhe pranon ato, ishin (janë) ligje të përhershme dhe absolute. Respektivisht, "veritates aeternae" (të vërtetat e përjetshme).

Vullneti për të jetuar dhe sunduar pa meritat ose aftësitë paraprake shkencore, intelektuale, profesionale, mentale (psikologjike) etj., na vë në gjumë dhe kur jemi zgjuar, dhe na vë në lëvizje edhe kur jemi të fjetur ose në gjumë.

Ndryshe nga kjo, ndarja dhe thellimi i dy sferave të njohura filozofike, sferës racionale, të kufizuar nga parimi i arsyes, dhe asaj irracionale, të pakufizuar nga vullnetit për të jetuar, sunduar ose dominuar, shënon mbizotërimin e qartë të së dytës mbi të parën. Sidomos atëherë kur vullneti bëhet pasion dhe fiksion abstrakt dhe absolutist. Pa vetëdije individuale dhe kolektive.

Më qe, fjala mbi filozofinë e njohur amerikane, do theksuar faktin se e vërteta, diskrecioni, konfidencialiteti, relevanca dhe serioziteti i objektit, janë bazat ose themelet kryesore të njohjes, identifikimit dhe kuptimit të funksionit dhe rëndësisë së subjektit dhe jo neorealizmi disfunksional ose anarkoteorik.

U mor vesh se Santayana, Dewey, Nagel, Moris Raphael Cohen, Chomsky, Mc Quine dhe filozof të tjerë amerikan, ishin të mendimit mbi ngritjen ose ndërtimin e tërë lëndës, materies ose metodikës së njohur multidisiplinare tè filozofisë (me ndihmën e epistemologjisë, gneseologjisë, ontologjisë, antropologjisë, fenomenologjsë së natyrës, etikës, meta etikës, estetikës etj.) mbi ligjet ose principet e njohura matematikore ose aritmetike. ( Natyralizmi ose teoria e njohur natyraliste.)

Me fjalë tjera, kjo do thotë se filozofët ose përfaqësuesit eminent të shkollës amerikane të emprizmit logjik (logjikës empirike) si Chomsky, Malcolm, Church, Mc. Quine, Nelson, Pap, Putnan, Searle, Kripke dhe të tjerë, në kuadër të filozofisë analitike amerikane: Ishin në favor të ndryshimit (substituuimit) dhe zëvendësimit determinant dhe paradigmatik të filozofisë spekulative, abstrakte ose skematike me studimet dhe analizat e thella esenciale ose substanciale të problemeve ose fenomeneve të ndryshme shoqërore, qytetare, fetare, kulturore, jetësore ose ekzistencialiste, të mbështetura ose bazuara në kuptimin ose saktësinë e njohur shkencore, logjike dhe gjuhësore (linguistike) ose terminologjike.

Ndonëse, pa i harruar në këtë kontekst të suspektshëm dubioz edhe epistemologjinë revolucionare së bashku me logjikën e zbulimit shkencor, si dhe strukturën e njohur shkencore dhe humaniste të revolucioneve të njohura shkencore, industriale ose teknologjike-përballë kaosit dhe anarkisë së njohur fetare, kulturore, klasore, sociale, politike ose ushtarake. (lexo "epistemologjinë revolucionare" të Thomas Kuhnit, Paul Feyerabendit, H. Putnamit etj.)

Jonathan Edwards (17O3-1758)- nën ndikim ose influencën e thesarit ose trashëgimisë së përgjithshme fetare, kulturore, filozofike, transcendentale dhe metafizike të kontinentit të vjetër evropian, respektivisht të metafizikës së mendimit, moralit dhe religjionit të njohur kalvinisto-puritanist: I vuri bazat ose themelet e para të filozofisë determinante dhe idealiste amerikane nga narrativi dhe paradigmat e së cilës, lindën, u zhvilluan dhe afirmuan edhe etika dhe metafizika e njohur materiale ose materialiste së bashku me ekzistencializmin, deizmin (deistikën) dhe teizmin (theistikën) e filozofisë fetare ose religjioze, transcendentalizmin dhe të të ashtuquajturin "kantizmin dhe hegelianizmin e njohur amerikan" të përfaqësuar dhe prezantuar (reprezentuar) nga William Ellery Chaning, R. Ë. Emerson, Frederik H. Hedge, Margaret Füller dhe H. D. Thoreau etj., nga Shkolla e njohur filozofike e Saint Lousit në SHBA-s.

Ndërkohë që transcendentalistët e njohur amerikan, asokohe do të angazhohën për një bindje, besim dhe mendim të lirë dhe të pavarur fetar ose religjioz, si dhe për një kristianizëm antidogmatik, antidemagogjik dhe antikalvinist. (lexo broshurat ose revistat e asokohëshme shkencore ose filozofike si "Journal of Speculative Philosophy", "Philosophical Revieë" etj.)

Në vitet e njëzeta dhe tredhjeta të shekullit të kaluar, me rastin e shpërnguljes ose emigrimit masiv të shumë dijetarëve ose filozofëve të njohur gjerman në SHBA-s (Farber, Schütze, Gurëitsch etj.)-krahas kantizmit dhe hegelianizmit, do të shquhet dhe afirmohet dukshëm edhe "fenomenologjia" e Husserlit së bashku me idealizmin transcendentalsist dhe materializmin kritik, biehorvial, dialektik ose ekzistencialist.

Janë politologjia dhe filozofia e njohur amerikane ato që i shquajnë dhe bëjnë të qarta kufijtë ose dallimet e thella (fundamentale ose substanciale) në mes religjionit, pushtetit ose politikës së rëndomtë popullore, ditore ose periodike dhe politikës së lartë shkencore, intelektuale ose profesionionale. Ashtu siç i identifikojnë, shquajnë dhe bëjnë të qarta edhe dallimet ose diferencat e thella (shkencore, intelektuale, profesionale dhe të tjera) në mes shkencëtarëve ose intelektualëve të lartë politik dhe politikanëve të ndryshëm popullorë (elektoral), ditor ose periodik.

Mashtrimi ose gënjeshtra, janë një "auditorium i vogël", ndërsa e vërteta, arsyeja, edukata dhe kultura, janë audiencë e hapur, e madhe dhe shumë e lartë kundër tyre.

Intelekti ose kultura e mendjes (logjikës)-gjithnjë sipas filozofisë amerikane, janë në shërbim ose funksion të zemrës dhe shpirtit.

Ndryshe nga kjo, triumfi i vërtetë i arsyes, ndërgjegjes, edukatës dhe kulturës së lartë, sipas Voletrit, është ai që iu udhëzon për të vazhduar rrugën edhe me të tjerët nën rangun ose nivelin tuaj.

Shpirti, mendja dhe intelekti (inteligjenca) së bashku me nderin, moralin, disiplinën, kulturën, përvojën, traditën dhe edukatën e tij, janë ato që Dr. Berishen e bëjnë të njohur, të shquar, të dashur dhe të pranuar për të gjithë, e jo përkatësia fetare ose religjioze së bashku me reklamat, pllakatat, brroçkullat ose parullat e ndryshme spekulative ose anarkoteorike të kundërshtarë të tij.

Me rrena ose mashtrime te ndryshme "sensacionale" ose "bombastike", nuk shkohet as në parajsë, dhe as në xhenet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat