Komandanti

Opinione

Komandanti

Nga: Hajdar Rexhahmetaj Më: 8 qershor 2021 Në ora: 15:02
Hajdar Rexhahmetaj

U ftuan në Beograd familja e Zeqë A. Ukëhaxhaj nga Carrabregu i Deçanit në ceremoninë më rastine e diplomimit të studentve të Akademisë Ushtarake atje.Zeqës i kishte diplomuar djali Ademi, dhe kjo ishte arsyeja e kësaj ftese.Babai Zeqa nuk vajti në Beograd me rastin e kësaj ceremonie, por vajti e ëma Ajnishahja, motra Hikmetja, Axha Ibrahimi dhe bashkshortja e Ibrahimit Valbona.

Salla e mbushur përplot oficer të ri të diplomuar të asaj akademie më nam, prindër dhe të aferm të tyre.

Natyrisht aty kishte pjesmarrës nga të gjitha Republikat dhe dy Krahinat që aso kohe ishin subjekte të Federatës Jugosllave.

MOMENTUMI I PARË

- Fillon cerominia më fjalët e udhëheqësit të asaj cerominie, ose më mire më thënë më pyetjen e ati gjenerali: “Ku është familja e Adem Ukëhaxhaj”? U ngritën në këmbë, atje diku ku ishin në ato ambjente dhe prezentohen.Iu lutëm Ju nuk e keni vendin atje.Urdhëron, që në rreshtin e par të vie dhe të ulët familja e Adem Z.Ukëhaxhaj, studnetit shembullor i cili përfundon akademin më notën mesatare 9.80, pra krejt kjo në shënjë respekti për familjën që rriti dhe në respektin e vet studentit të tyre, tanimë oficerit të ri.

A THUA ISHTE BUDALLA AI OFICER I LARTË QË PRISHI QË NË FILLIM PROTOKOLIN E HAPJËS SE CEREMONISË?

Punon në qytetin Bërçkos derisa fillon lufta në Bosne.Ka ndihmuar pa kursyer ushtarët shqiptar duke rrezikuar edhe jetën e vet gjersa i ka përcjellë në destinacionet ku ata kan kërkuar.Natyrisht ata orientoheshin për në përendim.

Më zgjuarsinë e tij, iu shpëton kthetrave të sigurimit ushtarak dhe kthehet në shtëpi ku krijon një punishte të vogël (më ndihmen e vëllëzërve Samiut dhe Aliut) për punimin e fragmeteve nga betoni-gilindera (shtyllza dekorative), gypa, pllaka etj.Kjo punë i shkonte përshtati shum edhe në angazhimet e veta prej ushtaraku për organizimin e njerzve dhe potencialeve për një luftë çlirimtare që pashmangshëm pritej të ndodh.

Ai merrte punë pothuaj nëpër të gjitha fshatrat e rrafshit të dukagjinit dhe më gjërë për montimin e fragmenteve të betonit dhe njëkohësisht skiconte pothuaj të gjitha shtëpitë, rrugët, rrugicat, oborret për qellimin e vetëm-të njihej tereni sa më mire për efektivet ushtarake kur të fillon lufta.Kështu, krijon një Elaborat lufte të shkruar, skicuar dhe koduar për hapsirat prej Qafës se Morinës deri në Pejë.

Kështu fillimi i luftës në marsin e vitit 1998 e gjeti të gatshëm për veprime luftarake operacionale.Më punën, zgjuarsinë dhe gadishmerinë e tij, mobilizon edhe ushtarakët tjerë siq ishin Skender Rexhahmetaj, Shemsedin Qekaj, Rustem Tetaj etj.Mobilizohen të gjitha potencialet njerzore në radhë të parë ish policët, oficerët e rangjeve të ndryshme nga ish mbrojtja teritorjale etj.Mbante kontakte të vazhdueshme më shtabin e luftës në Gllogjan dhe komandantin Ramush Haradinaj.Gjithnjë rrethohej prej njerzve të idealit, shkollarve dhe të gjitha shtresave shoqërore dhe të gjith degjonin fjalët dhe këshillat e ti pa u hamendur.Njerzit thonin: lufta nuk është lojë.Ademi duhet degjuar dhe duhet vepruar sipas porosive, këshillave dhe komandë së tij.

Bisedojm me Xhevdetin (Xhevdet B.Ahmetaj-edhe ai jurist) ish ushtar I tij, që të shkojm nga Isniqi në Carrbreg për një takim me KOMANDANTIN (Adem Ukëhaxhaj), nuk e kishim dijtur që ai kishte qenë në Shqipëri dhe ate natë kah ora 2 pas mesnate ishtë kthyer nga Shqipëria bashk me Xajë Çelaj.Trokasim të dera dhe përgjigjet e shoqja Xhyla.Ajo na tregon se është duke pushuar dhe nuk pranon pale, sepse jan shum të lodhur.I them hyn mbrenda dhe tregoj se kush është.Natyrisht na pranon dhe na tregon se kishin një natë të mundimshme udhëtimi nga Shqipërija.Kishtë qenë edhe në Tiranë të Ministri i mbrojtjes Kol.Ahmet Krasnqi për instrukcione dhe marrjen e detyrave që diktonte situate e luftës.

U ndamë nga Ademi dhe Xaja pas një ore bisedash duke i thënë: Komandant, çfardo detyre që t`na japësh në luftë (nese e do puna edhe të qerojm qepë) ne iI pranojm nga Ju.Ju jeni ata që bëni ushtrinë edhe luftën, kurse shtetin e bëjmë ne juristat.Natyrisht ai na degjon dhe shiqon me admirim, për të mos u degjuar dhe shiquar kurr më për së gjalli.(Ky takim u realizua kah fundi i muajt maji 1998).

MEMENTUMI I DYTË

E martë dt.02.06.1998, u zgjova kah ora 12 e ditës (isha roje natën më par), pasiqe freskohem dhe pas ngrënjës se ushqimit, miku i im Dr.Arif Boshtraj më thot Hajdar, të shkojm pakëz të Hakiu (Dr.Haki Shehaj) në ambulancën ushtarake në Irzniq.Ate ditë lufta nuk ka pra nëpër të gjitha frontët, por fokusi i luftës ishte në Carrabreg.E mirprës këte propozim dhe ndezë auton e vet doktorri dhe fillojm nga Isnqi për në Irzniq.Rrugës për në Irzniq në fshatin Kodrali, takojm Zeqë Hasaj. Ai na dha lajmin e kobshëm për plagosjën e rëndë të KOMANDANTIT-Adem Z.Ukëhaxhaj.Shkojm në ambulance dhe gjejm doktorrët Shehaj (Hakiun dhe Hilmiun) të mobilizuar më tër potencialin e tyre që të shpetojn Ademin. Në ndihmë kyqet edhe Dr.Arifi.Plaga ishte vdekjeprurse.Ata bënin të pamundurën, por…ambulanca nuk kishte një aspirator që t`ia tërhiqte xhakun pasiqe kishte xhakderdhje të madhe të brëndshme (hemotorax).Aty një ushtar të cilin edhe sot nuk e njof thërriste: O merrni xhak sa të mundeni nga trupi im vetëm shpetojeni komandantin.

Aty pash Bekim Demukaj i plagosur në sy, Regjë Osaj (të cilin për her të par e njoha), i plagosur në këmbë.Ata m`a spjeguan rastin se si u plagos rëndë komandanti.Aty ishte edhe oficeri i karierës Shemsedin Qekaj I cili më tha, pasiqe më pau të merzitur shum (qaja), i kam thënë Adem ti i ke komandatë, po futesh thellë në luftime.Ai ma ktheu; Shemsedin dua që t`i trimnoj djemt (ushtarëte UÇK-s) se mund të luftojmë dhe t`i mundim serbët.

KOMANDANTI, ndrron jetë diku kah ora 22, Dr.Haki Shehaj më pohon se për her të par gëlltit mjë pilulë sedativ (qetsues) në jetën e ti.

MOMENTUMI I TRETË

-KOMANDANT, nuk mjaftohemi qe QKMF në Deçan bartë emrin e Juaj.Ti meritove më shum.Emrin tënd duhet të bartë një kazerm ushtarake, një aeroport, një akademi etj.sepse Kosova kishte djem që i dilnin zot në ditët më të veshtira, por ajo kishte vetëm dy Adema.

Ne ( QKMF në Deçan) edhe pse më krenari bartim emrin tënd, ende nuk kishim kurajon të kemi një fotografi të Juajën në ambjentët e këti institucioni shendetësor, e dil më që të kemi në hyrje një skulpturë- murale të Juajën.

Më rastin e 23 vjetorit të rënjës heroike të heroit të Kosovës, KOMANDANT ADEM UKËHAXHAJ,

Hajdar Rexhahmetaj, Isniq 04.06.2021

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat