Kisha ortodokse e Serbisë bëri pardje agresion të hapur mbi sovranitetin e Republikës së Kosovës

Opinione

Kisha ortodokse e Serbisë bëri pardje agresion të hapur mbi sovranitetin e Republikës së Kosovës

Nga: Rexhep Elezaj Më: 11 qershor 2021 Në ora: 21:45
Rexhep Elezaj

Siç dihet, përveç agresioneve ushtarake kur një shtet e cenon sovranitetin territorial të një vendi tjetër, në botë ka pasur agresione të shumta të natyrave politike, kulturore, fetare, ekonomike, etj., të cilat në rastet më të shpeshta kanë qenë më të rrezikshme për popujt e okupuar dhe kulturat e tyre, se sa vet ndërhyrjet ushtarake, meqë këto agresione kanë vazhduar me vite dhe dekada, duke atakuar në mënyrë sistematike dhe mjete të sofistikuara kulturën, politikën, fenë dhe ekonominë e një vendi, gjegjësisht të një populli tjetër. Qoftë duke synuar zhdukjen e gjuhës, fesë dhe kulturës së tyre deri në asimilim, qoftë përmes shkatërrimit politik dhe ekonomik, siç kanë bërë fashistët hegjemonë serbë gjatë shekujve ndaj gjuhës dhe kulturës shqiptare..!?

Çështja e agresioneve, e sulmeve dhe e propagandës së regjimeve kriminale serbe kundër gjuhës dhe kulturës shqiptare, deri në etnocid, është një temë mjaft komplekse e cila kërkon studim dhe analizë të gjerë empirike, por të cilën mjerisht deri më sot, me aq sa dimë, asnjëherë Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK) nuk është marrë me të, e që do duhej patjetër, sidomos pas gjenocidit të fundit të Serbisë në Kosovë, 1990-1999..!?

Prandaj, meqë para tri ditësh Kisha ortodokse serbe dërgoi disa klerik-popa me mjekra të zeza të cilët ilegalisht hynë në kryeqytetin e Republikës së Kosovës, në emër të gjoja lutjeve fetare në kishën e ndërtuar brenda kompleksit shkollor të UP-së gjatë kohës së okupimit të Kosovës nga regjimi fashizoid i kriminelit S. Millosheviç, një objekt ky krejtësisht jo funksional në aspektin fetar, e them me bindje të plotë, se kushdo që nga analistët, intelektualët dhe politikanët shqiptar e konsideron ndryshe aktin e tyre të para tri ditëve në Prishtinë, përveç se agresion të hapur të Serbisë ndaj sovranitetit dhe pavarësisë së Kosovës, në emër të fesë si kamuflazh para botës, në mënyrë të qartë përmes dorës së djathtë të pushtetit në Serbi, siç ka qenë gjithmonë dhe vazhdon të jetë kisha ortodokse serbe, analizën e ka të gabuar dhe plotësisht jo të sakët..!?

Pra, para tri ditësh mu në qendër të Prishtinës regjimi kriminal dhe hegjemonist i Serbisë së udhëhequr nga ish ministri për informacion i S. Millosheviçit gjatë kohës së luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë (1993-95) Aleksander Vuçiçi, ka bërë agresion të papresedan në Evropë ndaj pavarësisë së Kosovës, ndaj të cilit akt, për habinë e gjithë opinionit shqiptar, askush nga zyrtarët shtetëror të qeverisë së Kosovës nuk ka reaguar paraprakisht duke  mos dhënë kurrfarë shpjegimi për këtë akt subversiv të Beogradit, se si ka mundur të ndodhë ardhje e tyre në pikë të ditës në Prishtinë, pa ndërmarrë asnjë masë që popave të kishës serbe t’iu ndalohet hyrja në Kosovë. Sidomos nëse e kanë ditur paraprakisht destinim e tyre për të mbajtur ceremoni fetare në një godinë kishtare, ndërtimi i të cilës nuk ka qenë për dekada i përfunduar, gjegjësisht në të cilën nuk kanë mund të mbahen asfarë liturgjish fetare!

Ata të cilët i kanë shikuar pamjet e pastrimit të godinës së kësaj kishe, si kositja e barit në hyrje të saj, pastaj brendia e saj krejtësisht e pa furnizuar me ikona ortodokse, pa altarë dhe figura të dishepujve ortodoks, siç janë kishat tjera në funksion normal, janë dëshmia më e fort, se ky objekt i mbuluar me mykë, pa dyer dhe asnjë dritare, që si i tillë u keqpërdor për liturgji fetare, flet katërçipërisht se bëhej fjalë për triumfin e “rikthimit” shpirtëror të Serbisë në Kosovë, pikërisht përmes lutjeve hyjnore, të cilat qëkur serbët kanë ardhur në Ballkan (shek. VII) e kanë (keq)përdorë në mënyrë kriminale fenë dhe lutjet kishtare, si inspirim shpirtëror dhe patriotik në shërbim të luftërave serbe për zgjerim territorial për formimin e Serbisë së madhe, duke vrarë dhe bërë gjenocid ndaj popujve autokton në Ballkan, siç janë shqiptarët dhe boshnjakët..!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat