Letër Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurtit

Opinione

Letër Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurtit

Nga: Hyzri Salihu Më: 14 qershor 2021 Në ora: 14:57
Hyzri Salihu

Kujdesë në takime me ata që kanë bërë gjenocid ndaj Kombit Shqiptarë !

Shqipëria Etnike është siguri dhe stabilitet për mbarë Evropën

Shqipëria Etnike është koncept historik i Kombit Shqiptarë  për ruajtjen e identitetit autokton në trojet e tij etnike në Ballkan.

Vetëm kështu pengohet ndikimi rus në Ballkan që e kemi paralajmëruar vite më parë.

Shqiptarët duhet të hulumtojnë zinxhirin e hallkave, të cilat në trajtimin e çështjes së pazgjidhur kombëtare brenda hapësirës kombëtare kanë gjetur rrugëzgjidhje dhe alternativa veprimi, të cilat në momente të theksuara e kanë ngritur gjendjen politike shqiptare në nivel më të lartë.

E kemi thënë se në kohën e sotme mjerimi i dialogut politik ndërmjet partive politike nuk ka asnjë refleksion të arsyeshëm dhe premtues për të ardhmen dhe historinë e pritjes që ka kalitur breza të tërë, për një hap drejt zgjidhjes së pazgjidhur shqiptare në Ballkan

 Së pari kujtesën nuk duhet të lejojmë që dikush të tentojë të na e fshijë, ne duhet të kujtojmë se nga vijmë, si kemi kaluar ndër shekuj të robëruar se si kemi bërë përpjekje për të mbijetuar në këto troje.

Së dyti në qoftë se mund të pajtohemi sikurse dikur gjatë Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ku programi kombëtar ishte projektimi i synimeve strategjike të kombit shqiptar. Pra, nisur nga kushtet dhe rrethanat ekzistuese objektive dhe njohurive shkencore, ai përfshinte: çlirimin e kombit, pozitën e lirë demokratike të qytetarit, zhvillimin material, social e shpirtëror të kombit.

Së treti në qoftë se mund të pajtohemi se ishte kjo shkallë e njerëzve fisnikë që teorinë e kombit e ngritën në shkallën më të lartë të identitetit kolektiv, me vetëdijen, synimet dhe interesin e vet .

Shqiperia Etnike kërkon që çdo shqiptar të jetë përgjegjës për çdo skaj të historisë dhe gjeografisë së saj, pra me një mendim unik dhe një veprim që këmbëngul e vepron për jetësimin e tij, duhet të besojmë që dita duhet të jetë e afërt ku do të jetojmë dhe gëzohemi me të drejtat e liritë tona si njerëz, si shqiptarë në Shqiperinë Etnike.

Kombi shqiptar në raport me sigurinë botërore duhet të kërkojë që të Drejtat e Njeriut që janë pranuar ndërkombtarisht në mënyrë sekrete, të publikohen se kush është autor i tye dhe kujt i takon fanari i të drejtave njerëzore, Nato duhet të futë në zbatim artikullin numër 5 dhe Shqiperia etnike është Siguri dhe paqe për botën mbarë.

Shqipëria etnike bëhet jo duke mbajtur zgjedhje për çdo vit, dhe pa rezultate positive dhe për interesa të ndryshme ndërkombëtare, e atyre që kanë dëshirë ta ruajnë apo marrin pushtetin pa e siguruar dhe funksionalizuar shtetin. Ky realitet perbene historine e re te cilen Ballkani ne menyre te kujdesshme eshte duke e percjellur ne te gjitha takimet bilaterale andaj edhe per cdo shtet politikat e sigurise kane karakter me te drejperdrejte ne ditet e sotme .

Mardhëniet me rajonin dhe fuqitë e botës përcaktuan sipas rastit,herë zhvillimin e herë zhytjen në prapambetje të shqiptarëve. Gjatë historisë së tyre shqiptarët të dënuar prej saj, nuk e kanë patur, ose e kanë patur shumë pak në dorë zhvillimin e tyre, ndërsa sot, në kushtet e reja gjeo-politiko, ekonomiko-shoqërore, koha punon për ta.

Paqja e ballkanit por edhe e Evropës do të varet mjaft nga zgjidhja që do t’i jepet kësaj çështje. Vetëm kur të bëhemi përgjithësisht të ndërgjegjshëm për pozitën tonë gjithëkombëtare, vetëm atëherë do të mund ta ndryshonim atë. Konjukturat ndërkombetare mvaren edhe nga trajtimi që ju bëhet çështjes shqiptare në Ballkan, kemi shembullin edhe në rastin e ndërhyrjes në Kosovë gjatë vitit 1999 Nato .

Çuditërisht, klasës politike shqiptare i mungoi edhe në historinë tonë më të re vizioni historik, koncepti e strategjia e njësuar, si dhe programi kombëtar për zgjidhjen e çështjes shqiptare. Në kushtet e sotme politika zyrtare shqiptare ka afishuar filozofinë e integrimit evropian, që alternativisht, quhet edhe evropianizmin i Ballkanit. Çështjen tonë kombëtare, që sot është kryeçështje jona, pas së cilës nuk mund të ngelin prapa as ajo sociale e politike ku zgjidhja është e thjeshtë nuk ka nevojë të komplikohet, por të pranohet botërisht se shqiptarët janë copëtuar pa të drejtë.  Të pranohet botërisht se kombi shqiptar ende nuk është liruar nga robëria shekullore, ende sllavo-rusët kanë pretendime ndaj tokave të Shqipërise. Të njihet e drejta e njeriut botërisht.

Prandaj Albin kujdes se si po vepronë raportë me takimet në Bruksel me ata që kanë bërë gjenocid ndaj Kombit Shqiptarë 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat