Kujdesi ndaj pacientit në Spitalet Publike - jashtë standardeve

Opinione

Kujdesi ndaj pacientit në Spitalet Publike - jashtë standardeve

Nga: Pirro Prifti Më: 22 qershor 2021 Në ora: 16:38
Pirro Prifti

Kur themi që kujdesi ndaj pacientit të shtruar në Spitalet Publike është jashtë standartit do të thotë që përve ç eufemizmit të përdorur për të qënë brënda etikës, spitalet publike mbeten jashtë kontrollit rigoroz professional dhe administrativ, përsa i përkët mundësive të shumta që ka Sistemi Shëndetësor shqiptar për ta përmirësuar atë dhe për ta vënë në shinat e ligjëshmërisë, të profesionalizmit, dhe meritokracisë në Shëndetësi.

Problemet e bartura dhe të pa rregulluara, si dhe ato të tanishmet, janë thelluar dhe pengojnë një kujdes të mirë e cilësor shëndetësor ndaj pacientit në këto tre drejtime:

në drejtim të: tipit ligjor, etiko-administrativ dhe professional.

Mund ti spjegojmë më hollësisht: Le të marrim anën ligjore të drejtimit dhe të administrimit të spitaleve publike shqiptare sidomos ato terciare që gjënden në Tiranë në të cilat fluksi i shtrimeve në spital vjen nga e gjithë Shqipëria.

Ligjëshmëria.

Spitalet Publike pavarëisht VKM Nr. 308 të dt.21.05.2014 `Për miratimin e paketave të shërbimeve shëndetësore që do të financohen nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësornë shërbimin spitalori ndryshuar`, nëpërmjet p.sh., `Kontratës për Financimin e shërbimeve shëndetësore spitalore për vitin 2020`. Në këtë kontratë prej 104 faqesh , është harruar një element thelbësor i cili ka shkaktuar prej 30 vitesh një mitmarrje massive të prditëshme, të përmuajshme, cdo vit ndodh e njëtja gjë; për shërebimin spitalor public kërkohen para nga personeli shëndetësor ndaj çdo pacienti të shtruar në një spital public terciar, dytësor, dhe matërnitet.

Përse ndodh kjo mitmarrje dhe rrushfet masiv cdo ditë çdo orë, nga personeli shëndetësor që paguhet me para e taksapaguesve shqiptarë, që punon në ndërtesa publike hospitaliere, që punon me pajisjet dhe materialet mjekësore të shtetit, që është specializuar me paratë e taksapagonjësve shqiptarëe në Fakultetin e Mjekësisë?

Dihet pagesë nën dorë për një shërbim që duhet të ishte papagesë. Përse pa pagesë? Sepse Pacienti i shtruar paguan Sigurimet Shëndetësore çdo muaj çdo vit dhe kur vjen sidomos mosha e tretë që ka nevojë për shërbim mjekësor atëhere familja duhet të paguajë nën dorë për shërbimin në vënd që ta merrte atë papagesë. Kjo për shkak se Ligji, VKM dhe Kontrata nuk flet për detyrimin që ka Personeli Shëndetësor ndaj Pcientit i cili duhet dhënë me profesionalizëm dhe pa pagesë nën dorë ( rrushfet apo mitmarrje). Atëhere duhet bërë një VKM e re e cila ta bëjë active KARTËN E SHËNDETIT me të cilën duhet pajisur pacienti , i cili kur të shtrohet të tregojë kartën e Shëndetit dhe të mos paguajë për shërbimin. Në ligje dhe VKM-të e M.SH., nuk përmënden problemet e Hotelerisë, Ushqimit, kush kontrollon, kush paguan, por këto duhet të përfshihen në KARTËN E SHËNDETIT e cila duhet të ketë një sasi paraje sipas Klasës së Sëmundjes që ka pacienti, këto para duhet të jenë pjesë e Sigurimeve Shëndetësore që paguan pacienti ndër vite. Kjo do të eliminojë rrushfetin.

Problemet etiko- administrative.

Vërhen shkelje të rënda të etikës profesionale dhe të Kodit të Hipokratit ndaj të cilit janë betuar Mjekët në momentin kur marrin Diplomën. Këto shkelje të rënda të etikës deh ato administrative rrjedhin nga;

Komisionet e marrjes në punë janë jo cilësore.Marrja në punë duke anash kaluar kriteret e vëna si nota, tituli, praktikat, vjetërsia, dhe intervista.

Mungesa e disiplinës në punë e cila është detyre themelore e Drejtorisë e cila kontrollon nëpërmjet një sistemi burokratik por të domosdoshëm

Higjena në pavione, shumë e ulët për të mos thënë e tmerrshme sidomos ËC, Sanitaret kërkojnë lekë për shërbim, in fermjeret kërkojnë lektë për vendosjen e solucioneve dhe injeksioneve

Mungesa e distingtivave dallonjës (badge) se kush është infermjer, kush është mjek, kush është sanitar, kush është roje. Kjo shkakton amulli, anarki, favorizim i infeksioneve hospitaliere, komplikacione mjekësore, etj

Kryeinfermjeret janë të vendosura pa kriteret e nevojshme dhe pa vjetërsine dhe profesionalizmin e nevojshëm

Mungojnë provimet vjetore për mjekët dhe infermjerët brënda pavioneve (ish ngritja tekniko-profesionale por me të drejtë të humbjes së vëndit të punës)

Mungon kontrollori për çdo pavion

Mungon Bordi i drejtimit të Spitalit Terciar (QSU), por drejtohet vetëm nga 1 person.

Këto difekte kanë shkaktuar uljen e cilësisë së mjekimit dhe të kujdesit ndaj pacientit i cili në më të shumtën e rasteve është i pakënaqur pavarësisht profesionalizmit të mjekut

Problemet Teknike e dhe Profesionale Mjekësore

Këto probleme në më të shumtën e rasteve janë mbuluar nga puna e shkëlqyer e disa mjekëvë por gjëndja mbetet e rëndë në Spitalet publike sepse:

Mjekët specialistë të punësuar në Spitalet Terciare (Q.S.U.) nuk janë punësuar sipas meritës, sipas eksperiencës, ispa notave, sipas titullit, sipa vjetërsisë

Po ashtu dhe infermjerët

Ndërhyn poolitika në emërimin e Drejtuesve, Shefave të Shërbimit, mjekëvë dhe infermjerëve

Mungojnë medikamente, dhe konsumables, të cilat I detyrojnë pacientët që të blejnë medikamente spitalore në Farmacitë përreth spitaleve

Analizat mjekësore, pacientët e shtruar detyrohen ti bëjnë tek private duke shtuar humbjet financiare të familjeve që kanë të shtruar, megjithe PPP e analizave. Kontrollohen këto shërbime dhe nga kush?

Mjekët janë të dy apo tre punësuar kështu që nuk qëndrojnë në Spital, duke shkaktuar rënien e vigjilencës mjekësore dhe rënien cilësore të kujdesit mjekësor për pacientin e shtruar

Urdhëri i Mjekut apo infermjerit nuk funksionon për të proceduar për shkeljet disiplinore dhe profesionale të personelit Shëndetësor

Tenderat për QSU-të duhet të realizohen në M.SH., dhe jo për çdo spital

Duhen riparë dhe ri-kontrolluar PPP për Mjekësine sepse harxhohen shumë fonde për pak punë, si p.sh, checkup-i i cili bëhet me mjekun e familjes, infermjerët e familjes, personelin e Q.SH., por paratë i merr koncesionari dhe personeli shëndetësor nuk merr asgjë për punën shtesë të kryer.

Të premteve, të shtunave, të djelave, urgjencat e rretheve vijnë në Tiranë. Mjekët e rretheve për arësye që duhet ti shohë M.SH. dhe Urdhëri i Mjekut, nuk punojnë siç duhet por e gjejnë të lehtë të transferojnë pacientin duke krijuar probleme për QSU-të e Tiranës në urgjenca dhe në shtrime.

Shefat e Sërbimeve i kanë kthyer Sërbimet në private dhe me pagesë. Kjo është e pa-pranueshme për një Spital Publik. Prandaj duhen Bordet që drejtojnë Spitalet, - për të rivendosur rregull dhe profesionalizëm.

Çdo vit, çdo familje shqiptare harxhon rreth 45.000 lekë për shërbime mjekësore, vizita. Këtu nuk janë përfshirë shtrimet në Spitelt private.

Këto probleme të Spitaleve Publike Terciare (QSU) dhe rajonale duhet të zgjidhen nga M.SH. e cila duhet të mbajë këshilltarë me eksperiencë për të drejtuar dhe manaxhuar systemin public shëndetësor dhe të mos justifikohet me vaksinimet e suksesëshme apo me problemet që pati pandemia.

Ka një mori të madhe e të pafundme ankesash nga qytetarët për shërbemin jo të mirë professional, për mungesat në mjekime për të shtruarit, për mitmarrjen skandaloze që ka mbytur shërbimin shëndetësor dhe kujdesin ndaj Pacientit të shtruar, për mungesën e disiplinës dhe të etikës mjekësore nga shumë mjekë dhe infermjerë.

Rënia e kujdesit spitalor për pacientin e shtruar mesa duket për shkak të mjekëve të dypunësuar bëhet edhe për të rritur numurin e shtrimeve në spitalet private sepse pacienti për shëndetin nuk kurshet, dhe kjo është bërë motiv i veçantë për të diskretituar shërbimin sppitalor public ndaj atij privat, pra ka rrënjë të thella të cilat duhen rregullar bazuar në ligj.

Së fundmi Qeveria ka hapur një spital ne Fier, dhe urojmë sinqerisht që ky spital të jetë fillimi i një sistemi të kujdesit mjekësor spitalor publik të rregullt dhe i përfshirë nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, por Qeveria duhet medoemos të rregullojë problemet e sipër shkruara:

- të kërkojë asistenvce,

-të shmangë dypunësimet e mjekëve specialist

- të rrisë pagat 100% të mjekëve

- të rrisë pagat 100% të infermjerëve por pasi të ketë kategorizuar infermjerët me një vendim të veçantë.

Sppresojmë që Ministria e Shëndetësisë dhe këshilltari i Qeverisë i caktuar për Shëndetësinë, të lexojë shkrimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat