Asociacioni eventual do ishte hapi i parë i Veriut në drejtim të shkëputjes së Veriut që t’i bashkohet Serbisë dhe të realizohet ëndrra serbomadhe

Opinione

Asociacioni eventual do ishte hapi i parë i Veriut në drejtim të shkëputjes së Veriut që t’i bashkohet Serbisë dhe të realizohet ëndrra serbomadhe

Nga: Luz Tomaj Më: 23 qershor 2021 Në ora: 07:46
Luz Tomaj

Është rasti i parë në histori, që një dialog, në mes dy shteteve, zhvillohet me iniciativën e shtetit agresor, shtetit egzekutor të krimit gjenocidial.

Vërtetë, dialogu është forma më e preferuar, në bashkësinë ndërkombëtare, për evitimin e konflikteve apo mosmarrëveshjeve të ndryshme në mes dy apo më shumë shteteve. Por, dialogu synon apo duhet të synon që, në proces, përveq zhvillimit politikë, në shprehje duhet të vjen edhe drejtësija.

Edhe më parë, kam shpreh mendimin, madje banal, se Kosova hyri në dialog si pula pa krye, se dialogu filloi nga bishti etj. Të njejtin mendim e mbaj edhe sot. E kuptoj se, mendimi i im personal, është irelevant, por befasohem se, në të kaluaren, shtresat politike apo pushtetare, në asnjë moment, nuk e kuptuan domethënjen, funkcionin dhe rëndësin e shtetit, se shteti i përket popullit dhe vetëm popullit.

Në momentin kur është aktualizuar dialogu, pushteti i Kosovës, është deshtë të insistoi dhe të pranoi dialogun, me kusht që ai të fillon me kërkesen e njohjeve reciproke të shteteve dhe të vazhdon me kërkesen e Kosoves për kompenzimin e dëmeve të luftes dhe përgjegjësin e agresorit gjenocidial.

Pas shpalljes së pavarësisë, procesit të formimit të shtetit i mungoi profesioanlizmi, kuptimi i plotë i definicionit dhe domethënjes së shtetit. Për shkak të këtyre dhe dobësive tjera, madje subjektive, sovraniteti faktik, nuk u shtri dhe nuk shtrihet në tërë teritorin e shtetit.

Në mungesë të sovranitetit ndodhi edhe izolimi i Veriut, i cili vazhdimisht, insiston në formimin e nji asociacioni. Në mungesë të sovranitetit, Veriu e pretendon Trepqen, Serbia zhvillon ndertime të ndryshme në interes të serbve. Ditë më par vërejta edhe rrënime të objekteve, me qellim të ndërtimit të fakultetit apo univerzitetit në favor të serbëvedhe qkamos tjeter.

Asociacioni me bisht

Vite më parë, u aktualizu çështja e kufinjëve. Interesant, serbët e patën harru asociacionin. Tani, pasi nuk dhezi ndryshimi i kufinjëve, prap aktualizohet dhe Serbia insiston për asociacion. Pse?

Po e them troq, atë ditë që, në se ndodh, të formohet asociacioni, të nesërmen, serbët, sëpaku, në veri, do e organizoin referendumin për shkëputje nga Kosova dhe bashkimin me Serbi. Këtu qëndron filozofia e Serbisë, nga se asociacionin nuk e kërkon Veriu por shteti serb.

Struktures aktuale të pushtetit

Procesi i korigjimit te të metave, lëshimeve dhe dobësive në të kaluaren, është më i vështirë se sa vet procesi i formimit të shtetit, procesi i dialogut etj. Megjithatë, preferoi që, BE, SHBA-të dhe institucionet ndërkombëtare, të furnizohen me të dhëna historike në relacionin serbo-shqipëtar dhe të argumentohet pretendimi historik i Serbisë për zhdukjen e shqiptarëve, të argumentohet krimi i fundit gjenocidial i Serbisë. Të kontaktohen në një mënyrë më efikase, shtresat e KFOR-t dhe të tjerat për intervenime të duhura që Serbia mos të bëj çfarë të dojë në pjesën e izoluar të Veriut, që të mos hiqet dorë nga kërkesa për dëmet e luftës...... që të argumentohet se minoriteti serb nuk është i kanosur, përkundrazi se Kosova iu ka ofru te gjitha të drejtat, të cilat i tejkalojnë edhe normat ndërkombëtare dhe Kartën europiane mbi të drejtat e minoriteteve......

Luz Tomaj

06/23/2021

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat